Prezantohet progres-raporti, Vlahutin: Korrupsioni i përhapur gjerësisht, s’duhet të ketë të paprekshëm

Sipas Ballkanweb, 10 nëntor 2015

vlahutin1

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, ka prezantuar pikat kryesore të progres-raportit të KE­së për vendin tonë. Në një konferencë për mediat, kryesuesja e delegacionit të BE-së, tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara sa i takon trajtimit të prioriteteve kyçe në rrugën e integrimit europiane. Vlahutin u ndal edhe tek lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke u shprehur se ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim.

Ja pikat kryesore që prezantoi ambasadorja Vlahutin: “Në rast se do të na duhej të bënim një përmbledhje të raportit për këtë vit, do të ishte progresi i qëndrueshëm i Shqipërisë në trajtimin e prioriteteve kyçe,. Nëse Shqipëria do vijojë të ecë kështu do të na çojë në hapjen e negociatave. Përgëzojmë qeverinë dhe qytetarët e Shqipërisë për angazhimin e tyre. Procesi i reformave i lodh të gjithë, por ju nuk jeni të vetëm. Të gjitha institucionet e BE janë me ju për t’ju ndihmuar për të ecur përpara.

Në raport vlerësohet se sistemi gjyqësor i Shqipërisë është në një fazë fillestare të përgatitjes, dhe ne jemi në mes të një përpjekje madhore të reformës në gjyqësor. Hapi tjetër kyç do të jetë miratimi i paketës së reformës në gjyqësor. Ky do të jetë një hap kyç për të hapur opinion pozitiv për të ardhmen.

Në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Shqipëria ka bërë përpjekje. Ka realizuar disa operacione me rëndësi. Megjithatë korrupsioni mbetet shumë i përhapur dhe duhen masa më të madha. Masat kundër pastrimit të parave mbeten të përdorura më pak. Duhet më shumë punë për luftën ndaj korrupsionit.

Sa i takon reformës për administratën publike, Shqipëria është e angazhuar, por duhen përpjekje të tjera për të patur një administratë të jo politizuar dhe profesionale. Po kështu nevojitet zbatimi i ligjit të nëpunësit civil edhe në nivel vendor.

Sa i takon zgjedhjeve të qershorit, ne i prekim në raport.

Kuadri ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është në përputhje me standardet europiane, por mekanizmi i zbatimit të mekanizmave të mbrojtës së të drejtave të njeriut nuk është i mjaftueshëm. Sa i takon lirisë së fjalës nevojitet më shumë punë, dhe të forcohet më tej.

Rëndësi e veçantë i jepet të drejtave të pronës, procesit të regjistrimit të pronë dhe të kompensimit. Duhet të ecet përpara në këtë drejtim.

Vlerësohet ecuria në kuadër të procesit të Berlinit.

Duhet të themi se Shqipëria është e përgatitur në mënyrë të moderuar në zhvillimi e ekonomisë së tregut, dhe është arritur progres sa i takon stabilitetit makroekonomik. Po është i nevojshëm rritja e investimeve për kapitalin njerëzor, dhe për përmirësimin e mjedisit të biznesit”.

Në raport jepen merita vendit për faktin se është në përputhje me të gjitha përfundimit të KE dhe deklaratat e BE sa i takon politikës së jashtme. Bne e vlerësojmë Shqipërinë si një partner besnik dhe të qëndrueshëm.

Nga ana tjetër kryediplomatja e BE-së në Tiranë pohoi se Shqipëria duhet të intensifikojë reformat, që janë kusht i integrimit të saj drejt progresit. “Shqipërisë do ti duhet të marrë përgatitje për të intensifikuar reformat. Kapacitetet legjislative duhen forcuar më tej. Dëshiroj të përsëris atë që kam thënë më parë; ju lutem përdoreni këtë raport si një mjet që mat progresin për integrimin e Shqipërisë drejt BE por dhe si udhërrëfyes për të vijuar rrugën drejt integrimit. Së bashku ne do vazhdojmë të punojmë për të ardhmen e shqiptarëve drejt BE. E di që ka shumë gjëra të ndryshme dhe ndërlikuara në këto terma që përmenda.”, tha Vlahutin.

Ambasadorja deklaroi se Reforma në drejtësi është një nga reformat më thelbësore. Ndërkaq, Vlahutin dha një mesazh shumë të qartë për politikën, ku theksoi se para ligjit nuk ka të paprekshëm, por se sundon barazia. “Konfliktet për reformën në gjyqësor është reforma më e rëndësishme që Shqipërisë duhet ë plotësojë për të hyrë në BE. E rëndësishme është që të ekzistojnë ligjet. Do duhet të shohim qartë për të gjitha nivelet. Askush nuk është i paprekshëm dhe shteti i të drejtës duhet të jetë prioritete dhe i barabartë me të gjithë. Pavarësisht se kush është në anën tjetër.”, tha ajo.

Sakaq, Vlahutin teksa iu rikthye progres-raportit, pohoi se Shqipëria kishte një pikë më pak si vend në rajon, ndërsa deklaroi se sistemi i drejtësisë ngelet dhe kyçi për çeljen e negociatave. “Nuk mendoj se Brukseli ka bërë gabim. Metodologjia që është përdorur për herë të parë është se është individual për çdo shtet. Nëse e lexon raportin dhe bëni një lloj krahasimi do vini re që Shqipëria është mbrapa rajonit 1 pikë, dhe kjo është reforma në drejtësi. Kjo reformë është kyçi në çeljen e negociatave.”, përfundoi fjalën e saj Vlahutin.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi