“Doing business 2016”: Shqipëria e fundit në Rajon

Sips mediave, 27 tetor 2015

doing

Maqedonia ka arritur një rezultat spektakolar duke u renditur në vendin e 12 në botë. Shteti fqinj, që po tregohet shumë agresiv në konkurrencën rajonale për tërheqjen e investitorëve renditet i dyti në botë për nisjen e një biznesi, i 10-i për marrjen e lejeve të ndërtimit, i shtati për pagimin e taksave…

Me përkeqësimin e renditjes “Doing business 2016”, Shqipëria është pozicionuar përfundimisht në vendin më të keq në rajon për të bërë biznes, çka pritet të ndikojë ndjeshëm në tërheqjen e investimeve të huaja. Shqipëria ka zbritur 35 vende në raportin e “Doing Business 2016”, të publikuar sot nga Banka Botërore, duke shënuar rezultatin më negativ të viteve të fundit. Shqipëria renditet në vendin e 97, nga pozicioni i 62 ku ishte një vit më parë, ndërsa është ulur me 6.27 pikë. Të gjitha vendet e tjera janë përmirëuar ndjeshëm dhe shumica e tyre kanë marrë vlerësimin maksimal.
Maqedonia ka arritur një rezultat spektakolar duke u renditur në vendin e 12 në botë. Shteti fqinj, që po tregohet shumë agresiv në konkurrencën rajonale për tërheqjen e investitorëve http://www.monitor.al/investitoret-kapercejne-shqiperine-vershojne-ne-maqedoni/ renditet i dyti në botë për nisjen e një biznesi, i 10-i për marrjen e lejeve të ndërtimit, i shtati për pagimin e taksave.

“Ish Rupublika Jugosllave e Maqedonisë është ekonomia me renditjen më të lartë në rajon, në vendin 12 nga 189 ekonomi nga e gjithë bota. Ky vend ka rezultat të shkëlqyer në disa fusha të lehtësisë së të bërit biznes, si edhe ka ndërmarrë reforma në vitin e fundit. Për shembull, IRJ e Maqedonisë e ka thjeshtuar më tej procesin e hapjes së një biznesi duke futur detyrimin për regjistrimin online. Si rezultat, tani ky vend është vendi i dytë në botë me ecurinë më të mirë në fushën e hapjes së biznesit”, thuhet në njoftimin zyrtar të Bankës Botërore.
Para Shqipërisë në renditje janë dhe Kroacia, në vendin e 40; Mali i Zi në pozicionin e 46 (dhe ai me një rezultat pozitiv); Serbia në pozicionin e 59 (edhe ai me vlerësim të mirë); Kosova në të 66 (me vlerësim pozitiv); Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 79 (me rezultat pozitiv). Bosnja ka qenë historikisht shteti që është renditur më keq se Shqipëria, për shkak të burokracisë së dy entiteteve dhe barrierave të mëdha administrative, por këtë vit edhe ai ia ka kaluar Shqipërisë.

Renditja e Doing Business 2016
Maqedonia 12
Kroacia 40
Mali i Zi 46
Serbia 59
Kosova 66
Bosnjë Hercegovina 79
Shqipëria 97

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi