Roli i auditimit në sektorin publik

Aga Anastas Angjeli, botuar në Ballkanweb, 25 tetor 2015

Rektori-i-UMSH-Anastas-AngjeliDiskutimi për ndryshimet në P/Ligjin për auditimin e brendshëm në sektorin publik, vjen si pjesë e trinomit të ligjeve në përmirësim, atij të menaxhimit financiar dhe kontrollit, për inspektimin financiar dhe ky mbi auditimin e brendshëm. E thënë më ndryshe dhe më tej, së bashku me përmirësimet në ligjin e procedurave tatimore dhe ato të pritshme në Kodin Penal (me përmirësimet në komisione), këto ndryshime u japin një plotësim më të qartë përmirësimeve të domosdoshme të kuadrit ligjor për vazhdimin e përpjekjeve për formalizimin e ekonomisë, për mirëmenaxhimin financiar të financave publike, te fondeve publike, për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe përdorimit të tyre, në luftë me abuzimin dhe shpërdorimin, vjedhjen dhe korrupsionin, e keqpërdorimin e tyre. Është kjo arsyeja që qellimi i ndryshimit eshte forcimi i rolit te auditimit te brendshëm ne sektorin publik.
DY FJALE PER AUDITIMIN E BRENDSHEM
Para së të futem në thelbin e domosdoshmërisë së ndryshimit të këtij ligji, më lejoni të them dy fjalë për auditin e brendshëm dhe rolin e tij në ekonominë ton. Pas suprimimit të zyrave të kontrollit në fillimet në vitin 1992 (Suprimim i Zyrave të Kontrollit (VKM 07.05.1992) dhe ringritjes së tyre në fund të vitit 1992 (VKM Nr.2 datë 02.12.1992).
Deri në fillim të viteve 2000 kur shfaqen shenjat e para të zhvillimit të auditimi të brendshëm,( VKM Nr.217, datë 05.05.2000, krijohet Kontrolli Financiar), nuk pati ndonjë zhvillim cilësor në këtë drejtim, i cili sipas ligjit për auditimin e brendshëm në sektorin publik( Ligji Nr.9009, datë 13.02.2003 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”) konceptohej si “një veprimtari e pavarur, që jep siguri objektive dhe këshilla për drejtimin, i projektuar për të shtuar vlerën dhe përmirësuar veprimtaritë e subjektit publik. Ai ndihmon subjektin me anë të një mënyre sistematike dhe të disiplinuar për të vlerësuar dhe përmirësuar frytshmërinë e menaxhimit të riskut, proceset e kontrollit dhe të qeverisjes”.
Rruga nëpër të cilën ka lëvizur struktura e kontrollit të brendshëm në vitet e pasdiktaturës ka pasur ulje- ngritjet e saj. Në mënyrë skematike ajo jepet në diagramin e më poshtëm.
Procesi i auditimit të sektorit publik përfshin tri përfaqësi institucionale, që përfshijnë secila në funksionet e tyre: auditimin e jashtëm (KLSH), auditimin e brendshëm dhe kontrollin financiar me funksione të mirëpërcaktuara dhe inspektimin financiar.
Disa shtete kanë disa institucione të auditimi publik dhe emërtimet janë të ndryshme si psh:
· Në Francë ka disa inspektorate kontrolli.
· Në Mbretërinë e Bashkuar është Komisioni i Auditimit.
· Në Finlandë dhe Suedi është institucioni i Kontrollit Parlamentar.
Ne, në vendin tonë po ecim në rrugën e forcimit të kontrollit të brendshëm, i cili kryhet nëpërmjet auditimit të brendshëm dhe inspektimit financiar.
Zhvillimi i funksioneve të auditimit të brendshëm është ngushtësisht i lidhur me një menaxhim efektiv të institucioneve publike dhe me një sistem të duhur të kontrollit të brendshëm e veçanërisht të kontrollit financiar. Thesari i fjalëve që formësojnë kuptimin e këtij termi janë: fuqi influence, autoritet, përgjegjësi, rregulla e norma, mënyra kufizimesh, supervizime e testime, ndikime, udhëzime manaxheriale, etj.
Sipas Institutit të Auditëve të Brendshëm (IIA) Florida, “kontrolli i brendshëm është veprimtari e pavarur, që jep siguri objektive dhe këshilla për drejtimin, i projektuar për të shtuar vlerën dhe përmirësuar veprimet e subjektit publik. Ai ndihmon subjektin me anë të një mënyre sistematike dhe të disiplinuar për të vlerësuar dhe përmirësuar frytshmërinë e menaxhimit të riskut, proceset e kontrollit dhe të qeverisjes.
PO PSE SOT AUDITIMI I BRENDSHEM MERR NJE ROL TE RENDESISHEM?
Sistemi demokratik sot kërkon veç të tjerash që qeveritë të jenë efektive në përdorimin e fondeve publike. Ato duhet të japin shërbime efektive, me efiçiencë dhe në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendeve. Për të garantuar këtë gjë, në skenë duhet të futen e të luajnë rol shumë aktorë e autoritete, siç janë rregullatorët, media, etj. Natyrisht, një rol i veçantë i takon monitorimit dhe vlerësimit, të cilat nuk mund të realizohen pa procedurat dhe standardet e duhura dhe pa rolin e audituesve.
Njëherësh, progresi ekonomik e social i njerëzimit sot është i lidhur ngushtë me zhvillimet në teknologjinë e informacionit, e cila mundëson hartimin dhe përdorimin e sistemeve të komplikuara, monitorimi e vlerësimi i të cilave kërkon një përgatitje shumë të lartë profesionale të ekspertëve të fushës së auditimit. Përdorimi i vlerave të mëdha të fondeve publike kërkon kompetenca më të larta dhe më të gjera për profesionistët si të menaxhimit, ashtu edhe për ata të kontrollit e ekzaminimit. Kërkon që përveç rritjes së vazhdueshme profesionale, profesionistët të zgjerojnë edhe objektin e tyre të auditimit, duke e shtrirë në vlerësimin e rreziqeve dhe vlerësimin e ekonomisë, për të garantuar përdorimin sa më efektiv dhe në mënyrën më të mirë të mundshme edhe burimet e rralla. Avancimi i teknologjisë në kohët e sotme është një mjet që mundëson të dhëna të shpejta e të sakta dhe në një kohë shumë të shkurtër, duke lënë kohën e nevojshme për menaxhimin e rreziqeve, pasi gabimet e devijimet mund të kapen e të evidentohen në një kohë shumë më të shpejtë.
Mbi bazën e zhvillimeve të vrullshme globale të viteve të fundit, edhe ky profesion po merr rëndësinë dhe vlerësimin e duhur. Vetëm në këta 20 vitet e fundit audituesi është bërë një profesion vërtetë i fuqishëm, me potencial të madh për të influencuar në menaxhimin e financave publike. Ndonëse vendet në zhvillim janë pothuaj në fillim të këtij transformimi, ato kanë fatin e përdorimit të shembujve të vendeve të zhvilluara, duke i racionalizuar përpjekjet për të arritur këto nivele. Në këtë kuptim, problemet që has audituesi i një vendi të caktuar, tashmë trajtohen e njihen lehtësisht dhe shpejt, në mënyrë globale. Në këtë rrugë po ecën dhe duhet të vazhdojë të ecë edhe vendi ynë.
TE SHMANGIM MBIVENDOSJEN E FUNKSIONEVE NE INSTITUCIONET AUDITUESE
Një çështje tjetër që ka krijuar debat është çështja e mbivendosjes së funksioneve mes institucioneve të kontrollit dhe auditimit e inspektimit. Nëse nga pikëpamja ligjore këto mbivendosje dhe interferenca janë minimale në zbatimin në praktikë, deri tashti ka pasur raste mbivendosjesh. Mbivendosjet në mes të veprimtarisë audituese të institucioneve, Kontrollit të Lartë të Shtetit, strukturave të auditimit të brendshëm dhe inspektimit financiar, në veprimtarinë e zbatimit të ligjit ekzistojnë. Ekzistojnë si në pikëpamje të shtrirjes së auditimit, ashtu edhe të teknikave që përdorin këto shërbime.
Shërbimi i auditimit të brendshëm sidomos në vendin tonë, për nga përqasja e veprimtarisë së tij me standardet ndërkombëtare duhet konsideruar në fillimet e veta. Me gjithë zhvillimet pozitive të viteve të fundit, akoma nuk ka një kuptim të qartë për rolin dhe përgjegjësitë e strukturave të auditimit të brendshëm në sektorin publik e aq më pak në atë privat. Prandaj, rritja e nivelit të ndërgjegjësimit në këtë drejtim mbetet prioritet i institucioneve përgjegjëse.
Nga ana tjetër auditimi i jashtëm i sektorit publik, që përfaqësohet nga KLSH, ka pasur një qasje paternaliste ndaj auditimit të brendshëm, i cili lëvizi ngadalë nga profili represiv i trashëguar nga Inspektimi i Shtetit dhe dalëngadalë, tani vitet e fundit është shkëputur dhe po formësohet me standardet e kërkuara të auditit të brendshëm. Kjo, më tepër këto dy-tri vitet e fundit me përmirësimet e bëra në ligjin e KLSH-së dhe reformimin e bërë në këtë institucion.
Gjithashtu, shërbimi i inspektimit financiar është mbrojtja e interesave financiare të shtetit kundrejt abuzimit, mashtrimit dhe korrupsionit në përputhje me parimet e ligjshmërisë, objektivitetit dhe transparencës. Inspektimi financiar, i krijuar së fundmi, nuk duhet të shihet me xhelozi nga auditimi i brendshëm dhe i jashtëm për shkak se këto funksione mendojnë se inspektimi ka prekur territoret e tyre. Kjo paqartësi e roleve dhe e përgjegjësive, mungesa e besimit, si dhe standardet e ulëta profesionale që aplikohen, kanë krijuar një mbivendosje të punës së tyre dhe për rrjedhojë, një kosto administrative shtesë.
Që të tria funksionet e kontrollit kanë për mision të evidentojnë dhe të vlerësojnë dukuritë që pengojnë arritjen e objektivave me kursim, dobi dhe frytshmëri dhe të japin rekomandimet e duhura për të përmirësuar qeverisjen. Pra, auditimi (i jashtëm dhe i brendshëm) paraqitet si një funksion vlerësimi i pavarur, i cili ka për qëllim të shtojë vlerën e parave dhe të burimeve publike si dhe të përmirësojë qeverisjen. Pavarësisht fokusit të punës, standardeve që aplikon, faktit se kujt i raporton etj., qëllimi i këtij shërbimi është padyshim maksimizimi i vlerës së burimeve publike.
Edhe vetë brenda auditimit, auditimi i brendshëm ndodhet gjithashtu në një situatë mbivendosjeje me auditimin e jashtëm.
Por a mund të shmangen mbivendosjet dhe si? Eksperiencat më të mira të vendeve të Europës dhe më tej tregojnë se shmangia e mbivendosjeve të auditimit mund të bëhet nëpërmjet vendosjes së një bashkëpunimi institucional në mes të auditimit të jashtëm dhe auditimit të brendshëm.
RISITE DHE PERFITIMET NGA NDRYSHIMI I LIGJIT TE AUDITIMIT
Pas këtij adresimi të evoluimit të auditimit të brendshëm, te rolit dhe rëndësisë që ai ka sot në zhvillimet aktuale ekonomike globale dhe veçanërisht të teknologjisë dhe informacionit, mundësisë së mbivendosjes së llojeve të auditimit dhe mënyrës së shmangies së tyre ,besoj kuptohet qartë pse ky ligj po përmirësohet edhe në vendin tonë dhe konkretisht:
Se pari, ky projektligj eshtë në përputhje me programin dhe vendosmërinë e qeverisë për një menaxhim gjithnjë më efektiv të fondeve publike në luftë me abuzimin e shpërdorimin, vjedhjen dhe keqpërdorimin, bazohet në Strategjine e Menaxhimit te Financave Publike 2014-2020 dhe si pjese e rekomandimeve te bera nga eksperte te SIGMA-s, ne kuader te asistences teknike, ne Njesine Qendrore te Harmonizimit per Auditimin e Brendshem (NJQH/AB). Dhe ndryshimet që propozohen ne fushen e auditimit te brendshem, bazohen ne standardet më të mira nderkombetare.
Së dyti, percakton kritere te vec’anta per punesimin e audituesve te brendshem, sikurse jane certifikimi dhe vjetersia ne pune dhe zgjidh një ndër problemet kryesore, që është punësimi i punonjësve të pacertifikuar si auditues të brendshëm, në sektorin publik.
Së treti, projektligji sjell nje risi ne lidhje me krijimin e komiteteve te auditimit me ane te te cilave u jepet e drejta njesive publike te kene Komitet te Auditimit te Brendshem, si organe te pavarura, monitoruese dhe keshilledhenese per menaxhimin e larte, si dhe mbeshtetese per njesine e auditimit te brendshem me te drejte vendimmarrjeje.
Se katërti, jane rregulluar dhe vendosur disa terma te reja ne harmoni me ligjet e tjera dhe me standardet me te mira ndërkombëtare.
Është detyrë e Ministrisë së Financave dhe institucioneve dhe agjencive përgjegjëse që të përmirësojnë punën në drejtim të rritjes së ndërgjegjësimit të niveleve të larta të menaxhimit mbi rëndësinë e auditit të brendshëm, rritjes së cilësisë së kapaciteteve audituese dhe gjithashtu, që auditimi i brendshëm i njësive publike të fokusojë punën në auditimin e performancës së sistemeve të menaxhimit financiar dhe kontrollit, ku rol të rëndësishëm ka përcaktimi i treguesve kyçë të performancës.
Më në fund, nga përmirësimet e ligjit mbi auditimin e brendshëm të sektorit publik, por veçanërisht nga mirëzbatimi i tij, do të përfitojnë jo vetëm financat publike, por edhe vetë ekonomia, pasi minimizohen shpërdorimet dhe keqpërdorimet e këtyre fondeve, rritet efiçienca e përdorimit të tyre, përfiton shoqëria e tërë, sepse shtohen disa instrumente për të luftuar korrupsionin, por edhe taksapaguesit, të cilët përfitojnë më shumë nga shërbimet që buxheti u kthen përmes fondeve publike.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi