Mirazhi i reformave strukturore

Nga Dani Rodik, Project Syndicate, 19 tetor 2015

Çdo program ekonomik që i është imponuar Greqisë nga kreditorët e saj që nga kriza financiare e vitit 2009 janë mbështetur në një mendjemadhësi: reformat strukturore, të konceptuara dhe të zbatuara me rreptësi dhe pa devijime, mund të sjellin rimëkëmbje të shpejtë ekonomike. Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar prisnin që masat e kursimeve fiskale do të jenë të kushtueshme për të ardhurat dhe punësimit – megjithëse ata më mënyrë thelbësore i nënvlerësuan këto kosto. Por ata argumentuan se reformat e shtyra prej kohësh (dhe të domosdoshme) pro-tregut do të sjellin si rezultat një rritje të fortë të ekonomisë së Greqisë.

Çdo vlerësim serioz i rezultateve reale që janë prodhuar nga reformat strukturore nëpër botë – vçanërisht në Amerikën Latine dhe në Europën Lindore që nga viti 1990 – do të mjaftonte për të ulur në tokë pritshmëri të tilla të fryra. Privatizimi, derregullimi dhe liberalizimi në mënyrë tipike prodhojnë rritje vetën më terma afatgjatë, ndërsa efektet afatshkurta janë shumë shpesh negative.

Nuk është se qeverisë nuk janë në gjendje të organizojnë ringritje ekonomike të shpejta. Në fakt, përshpejtime të tilla të ritjes janë goxha të zakonshme nëpër botë. Por ata janë të lidhur më shumë me rastet kur pengesat kyçe identifikohen dhe hiqen në mënyrë selektive dhe jo me rastet kur kemi të bëjmë me liberalizim në shkallë të gjerë në të gjithë ekonominë.

Teoria pas reformave strukturore është e thjeshtë: hapja e ekonomisë ndaj konkurrencës do të rrisë eficencën me të cilën shpërndahen burimet. Hapja e profesioneve të rregulluara – farmacive, noterive dhe taksistëve, për shembull – sjell heqjen nga tregu të operatorëve pa eficencë në favor të operatorëve me eficencë. Privatizo ndërmarrjet shtetërore dhe menaxhmenti i ri do të racionalizojë prodhiin (dhe do të heqë punëtorët e tepërt të cilët i mbajnë vendet e punës si pasojë e patronazhit politik).

Këto ndryshime nuk sjellin drejtpërsëdrejti rritje ekonomike, por ata rrisin potencialin e ekonomisë – dhe në terma afatgjatë – të ardhurat. Vetë rritja ndodh kur ekonomia fillon të konvergjojë drejt këtij niveli më të lartë të ardhurash në të ardhmen.

Shumë studime akademike kanë zbuluar se norma e konvergjencës ka tendencën të jetë rreth 2 për qind në vit. Kjo do të thotë se çdo vit, ekonomia ka tendencën të mbyllë 2 për qind të hendekut mes nivelit aktual dhe nivelit potencial të të ardhurave.

Ky vlerësim na ndihmon ne të kuptojmë magnitudën e rritjes që ne mund të presim nga reforma strukturore. Le të jemi hiperoptimistë dhe të supozojmë se reformat strukturore të Greqisë do të dyfishojnë potencialin për të ardhura të këtij vendi brenda tri vitesh – duke e ngritur PBB-në për frymë të Greqisë shumë më lartë se sa mesatarja e Bashkimit Europian. Duke aplikuar matematikën e konvergjencës, kjo do të prodhojë një rritje mesatare vjetore prej vetëm 1.3 për qind përgjatë tri viteve të ardhëshme. Sa për ta krahasuar këtë hipotezë me realitetin, mbani mend se PBB e Greqisë është pakësuar me 25 për qind që nga viti 2009.

Kështu, nëse reformat strukturore nuk japin frute në Greqi, kjo nuk ndodh për shkak se qeveritë greke kanë devijuar prej tyre. Ecuria e zbatimit nga ana e Greqisë aktualisht është shumë e mirë. Nga viti 2010 deri më 2015, Greqia u ngjit me 40 vende në renditjen e Bankës Botërore të të bërit biznes. Përkundrazi, zhgënjimi aktual është produkt i drejtpërdrejtë i vetë logjikës së reformave strukturore: shumica e përfitimeve vijnë shumë më vonë, dhe jo kur një vend ka nevojë për këto përfitime.

Ka një strategji alternative e cila mund të prodhojë rritje ekonomike shumë më të shpejtë. Një përqasje selektive që shënjestron “pengesat më të mëdha” – në ato fusha ku përfitimet nga rritja janë më të mëdhatë – gjë që mund të maksimizohet në përfitime më të shpejta. Kjo mund të bëjë gjithashtu të mundur që autoritetet e Greqisë të shpenzojnë kapital të çmuar politik dhe njerëzor në betejat që kanë me të vërtetë rëndësi.

Pra, cilat pengesa të mëdha në ekonominë e Greqisë duhet të shënjestrohen?

Suksesi më i madh për një reformë mund të sigurohet nga rritja e përfitueshmërisë nga mallrat e eksportueshme – përmes përqendrimit të investimeve dhe sipërmarrjes në aktivitetet eksportuese, qoftë ato ekzistuese, qoftë të reja. Natyrisht, Greqia nuk ka mjetin më të drejtpërdrejtë për një goditje të tillë – ajo nuk mund të zhvlerësojë monedhën – për shkak të anëtarësisë në eurozonë. Por eksperienca e vendeve të tjera ofron një gamë të pasur mjetesh alternative për promovimin e eksporteve – nga incentivat fiskale te zonat speciale apo te projektet infrastrukturore të shënjestruara.

Greqia ka nevojë urgjente të krijojë një institucion pranë kryeministrit me detyrën që të zhvillojë dialogun me investitorë potencialë. Institucioni duhet të ketë autoritetin për të hequr pengesat që identifikon, në vend që të ketë thjeshtë fuqinë për të kryer propozime që zvarriten nëpër ministri të ndryshme. Pengesa të tilla zakonisht janë shumë speficike – një plan urban diku, një program trajnimi diku tjetër – dhe me gjasa vështirë se mund të zgjidhen me reforma më të gjera strukturore.

Mungesa e deritanishme e përqendrimit të një mendjeje te mallrat apo shërbimet e eksportueshme ka kushtuar. Reformat e ndryshme të ndërmarra kanë pasur efekte konfliktuale mbi konkurrueshmërinë në eksport. Për shembull, në famifakturë, përfitimi në konkurrueshmërisë nga ulja e pagave (“devaluimi i brendshëm”) u humb nga rritja në koston e energjisë që sollën masat e kursimit dhe rritja e çmimeve nga sipërmarrjet shtetërore. Një strategji reforme më e menduar do të mund të kishte mbrojtur aktivitetet eksportuese nga efektet e tilla.

Reformat strukturore konvencionale kanë tendencën të mbështeten te “praktikat më të mirë” – ilaçe politike që supozohet se janë të vlefshme në mënyrë universale. Por, siç kanë zbuluar vendet e suksesshme nëpër botë, mentaliteti i praktikave më të mira nuk ndihmon shumë në promovimin e eksporteve të reja. Në mungesë të monedhës së vet, qeveria e Greqisë duhet të bëhet veçanërisht krijuese dhe me fantazi.

Në veçanti, eksperienca e vendeve të tjera sugjeron që një përgjigje e shpejtë nga ana e ofertës ka gjasa që kërkon politika selektive në dorë të lirë të zyrtarëve për të favorizuar eksportuesit dhe jo politika “horizontale” që parapëlqehen nga avokatët e reformave konvencionale strukturore. Dhe pikërisht këtu qëndron një paradoks: sa më ortodokse të jetë strategjia fiskale dhe makroekonomike e Greqisë, aq më heterodokse do të duhet të jetë strategjia e saj për rritje ekonomike.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi