Progres-raporti i PE-së, Fleckenstein: Mos prisni shumë

Intervistë për Top Channel me raportuesin e PE për Shqipërinë, 17 tetor 2015 

Knut-Fle

Socialdemokrati gjerman Knut Fleckenstein, raportues i PE për Shqipërinë has vështirësi për të besuar shtyrjen e dytë të datës së publikimit të raportit të progresit nga ekzekutivi europian, qoftë për Turqinë, qoftë për sebepin e PPE-së. Ai këshillon shqiptarët të vazhdojnë në rrugën e duhur, por dhe që të mos kenë pritshmëri të larta nga raporti i radhës.

“Unë nuk do doja të bëhej kjo (shënim: shtyrje) , por nuk besoj se këto zëra janë të vërtetë. Nuk arrij ta besoj dot se Komisioneri përgjegjës për këtë paketë tani, nuk e prezanton dot pse nxiton për një takim partiak të PPEsë në Madrid. Unë nuk mendoj se zgjerimi nuk është më kaq i rëndësishëm. Por, mesazhi im kryesor për Shqipërinë është “vazhdoni të ecni” sepse Shqipëria është në një rrugë mjaft të mirë. Edhe pse e dimë se ka ende shumë për t’u bërë, por, për shembull për reformën në drejtësi është bërë shumë punë dhe tani priten komentet e Komisionit të Venecias dhe më pas, ka shumë më tepër rëndësi madhore, që kjo reformë të marrë me shumicë të gjerë në arlamentin tuaj, të gjitha ndryshimet kushtetuese, sepse kjo reformë është baza për gjithçka tjetër, si dekriminalizimi, lufta ndaj korrupsionit e me radhë, ndaj mendoj se jemi tashmë në një fazë emocionuese.”, është shprehur Fleckenstein.

TCH : Çfarë duhet të presin shqipëtarët nga raporti i ri?

“Unë do ju thoja mos prisni shumë. Kësaj radhe do të përmendet vetëm se ku ka patur progres, sigurisht, për 5 prioritetet kyçe ka patur progres, dhe se cilat janë hapat e radhës për t’u marrë, që ju i dini më mirë se Komisioni. Kështu që shpresoj se vitin tjetër do të mund të ecim para me hapin e mëtejshëm”.

TCH: Pra, vitin tjetër mund të nisin negociatat për anëtarësim?

“Unë shpresoj vërtet kështu, që ato të nisin vitin e ardhshëm, dhe jam i bindur se do ishte e drejtë dhe e ndershme të veprohej kështu”.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi