Kapitalizmi gjithëpërfshirës, përjashtimi i modelit francez

Nga Kenneth Rogoff , Professor of Economics at Harvard University, 16 tetor 2015

filename-tour-eiffel

Më shumë se kurrë më parë, ekonomia franceze ndodhet në qendër të një debati global, rreth asaj sesa larg mund të shtyhen kufijtë e madhësisë së shtetit dhe kontrollit në një demokraci kapitaliste. Për ata në të majtë, përfitimet bujare në Francë, dhe sindikatat e forta tregtare sigurojnë formulën e sukseshme, për një shtet më gjithëpërfshirës të mirëqenies sociale. Për të djathtët, ndërhyrja e tepërt dhe e bezdishme e qeverisë franceze në ekonomi, ofron vetëm planin e një rënieje laike. Për momentin, e djathta duket se ka të drejtë.

Dikur thuajse e barabartë me ekonominë e Gjermanisë, ajo e Francës ka shënuar një rënie të ndjeshme gjatë dekadës së fundit, me PBB-në për frymë që aktualisht është rreth 10 përqind më e ulët. Franca mund të ketë ende një farë peshe politike, ndërsa peshon shumë pak në rafshin ekonomik.

Kurdoherë që dikush propozon shndërrimin e eurozonës në një union të transferimit, siç bëri kohët e fundit ministri francez i Ekonomisë, Emanuel Makron, supozimi është se Gjermania do t’i mbajë mbi supet e saj gjithë të tjerët. Po pse vetëm Gjermania duhet ta ketë këtë përgjegjësi? Ekonomia e Francës, është afërsisht sa tre të katërtat e madhësisë së ekonomisë gjermane.

Të bindësh gjermanët, se francezët janë të gatshëm dhe në gjendje të paguajnë për pjesën e tyre, do të duhej një hapësirë e nevojshme për kompromise, të cilat deri më tani janë dukur të pamundura. Hë për hë, disa njerëz ndjehen të sigurtë për të ardhmen ekonomike të Francës. Lajmi i mirë, është se Franca nuk është mjaft aq franceze, sa ajo pretendon të jetë.

Është e vërtetë, ka një javë pune 35-orëshe, por kompanitë mund të negociojnë rreth këtij kufiri, duke ofruar të paguajnë më shumë për punën jashtë orarit. Ndaj për shumë punëtorë, java efektive e punës është ndoshta afër 39 orëve. Po, Franca ka kërkuar të kufizojë shërbimin e makinës Uber, modeli i biznesit të së cilës ka qenë ndoshta një nga përparimet më të shquara dhe transformuese të dekadës.

Por, ndërsa ky është një triumf për sindikatat e taksive, dhe një tragjedi për udhëtarët dhe shoferët e Uber, Franca ndërkaq ka filluar të përqëndrohet tek kompanitë e vogla, por me potencial të lartë teknologjik.Qeveria franceze nuk po mbështetet më tek projektet e mëdha shtetërore, sikurse veproi në bumin e viteve e investimeve masive në vitet ’70, me trenat e shpejtësisë të lartë dhe avionët Airbus.

Presidenti Fransua Holond i ka dhënë ministrit Makron hapësirë të gjerë manovrimi, për të cilën ky i fundit kishte dëshpërimisht nevojë, për zbatimin e reformave strukturore në tregun e punës dhe të produkte në tregje. Sigurisht, mbetet për t’u parë sesa mund të mbajnë politikat e tilla të orientuara drejt tregut, përmes mbështetje politike.

Ekonomistët progressive e dashurojnë qeverinë franceze pse ka një nivel shpenzimesh deri në 57 përqind të PBB-së, krahasuar 44 përqind të PBB-së shpenzime qeveritare për Gjermaninë. Dhe duhet të pranohet se qeveria franceze ofron vlera të shkëlqyera në disa fusha kyçe. Shërbimi shëndetësor në Francës vlerësohet se është shumë më mirë sesa në Britaninë e Madhe.

Qytetarët francezë mund të paguajnë më shumë taksa dhe të vuajnë nga rregullat e shumta e të rrepta, por ata të paktën marrin diçka në këmbim. Megjithatë, qeveria e madhe vështirë se është një burim i një dinamizmi të patrazuar. Dhe në fakt, dikush mund të dyshojë se PBB-ja dhe dhe madhësia e produktivitetit të Francës, është e kënaqshëm për shkak të mungesës së çmimeve të tregut, statisticienët supozojnë verbërisht se qytetarët marrin një dollar për çdo dollar të shpenzuar, gjë që mund të jetë një zmadhim.

Shqetësuese mbetet paqartësia sesi kultura franceze e gjithëpërfshirjes, mund të shtrihet tek emigrantët. Të njëjtat ligje të rrepta dhe nivele të larta të pagave minimale, që kanë për qëllim të mbrojnë punëtorët vendasë nga globalizimi, e bëjnë shumë më të vështirë për të sapoardhurit që të gjejnë punë.

Megjithatë në dukje, çdo studim i pabarazisë globale, tregon se përfitimet nga lëvizshmëria e punës, zvogëlojnë fitimet nga rishpërndarja e të ardhurve mes vendasve. Nga ana tjetër, ligjet më liberale të punës në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, sigurojnë më shumë mundësi për ata që vijnë nga jashtë.

Qendra e Parisit dhe qytetet e tjera franceze, mund të jenë madhështore, por shumë emigrantë nga Afrika e Veriut dhe gjetkë, jetojnë në getot e mjerueshme në periferi. Ndonëse norma e saktë e papunësisë për grupe të caktuara etnike nuk dihet (ligji francez pengon mbledhjen e të dhënave mbi baza etnike), dëshmi anekdotike sugjerojnë për nivele të larta të papunësisë për emigrantët dhe pasardhësit e tyre.

Është ndërkohë e vërtetë, se qeveria ofron përfitime bujare të mirëqenies sociale;por vetëm ky sistem nuk prodhon automatikisht gjithëpërfshirje. Mbështetja e fortë për partinë anti-emigracion, Fronti Nacional i Marin Lë Pen, së bashku me mosbindjen e Parisit, për të pranuar emigrantët që i ikin luftës në Siri, tregon problemet që bart aplikimi i modelit francez në shoqëri të ndryshme.

Një pengesë tjetër për zbatimin e modelin francez diku tjetër, është se Franca gëzon disa përparësi unike që janë ndoshta kritike për suksesin e saj. Menaxherët e elitës franceze, konsiderohen gjerësisht në mesin e më të mirëve në botë, dhe zgjidhen shpesh për të drejtuar korporatat e mëdha ndërkombëtare.

Sigurisht korrupsioni është një problem, por në mënyrë domethënëse më pak se sa në shumicën e jugut të eurozonës. (Shteti italian është gjithashtu i madh dhe ndërhyrës, por kjo nuk prodhon shërbime publike me cilësi të lartë, sikurse ndodh në Francë). Së fundmi, Franca ndoshta ka një nga mjediset më të favorshme natyrore në botë, me tokë pjellore dhe një klimë të butë.

Një ekonomi e shëndetshme franceze, do të bënte mrekullira për të ndihmuar rimëkëmbjen e eurozonës. Ajo mund të ofrojë një shembull vendeve kudo në botë, sesi kapitalizmi përfshirës mund të funksionojë. Por kjo nënkupton, se qeveria duhet të të përqafojë reformat strukturore, për të cilat ekonomia e Francës ka dëshpërimisht nevojë.

Sipas Bota.al

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi