Jens Reinke: Kontrabanda dhe evazioni ndikojnë veçanërisht në të ardhurat

Intervistë me Jens Reinke, përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, 29 shtator 2015

fmn

Jens Reinke, përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri në një intervistë të posaçme për Monitor, i pyetur për arsyet e rënies së të ardhurave, ka pohuar troç se krahas faktorëve të jashtëm, “ka disa prova që tregojnë se kontrabanda dhe evazioni ndikojnë veçanërisht në të ardhurat e grumbulluara nga TVSH-ja dhe akcizat”. Reinke thotë se FMN i mbështet veprimet e qeverisë për të luftuar evazionin, por këshillon qeverinë “që të ndjekë parimet dhe praktikat më të mira në këtë ndërmarrje”. Për planin për të dhënë lotarinë tatimore me propozim të pakërkuar ai i rekomandon qeverisë të ndjekë praktika të mira prokurimi në të gjitha kontraktimet, përfshirë koncesionet. Reinke është kundër futjes së TVSH-së tek bizneset e vogla ndërsa e këshillon qeverinë të ndalojë së miratuari përjashtime të reja nga taksat dhe të heqë ato ekzistueset.

1. Si do e vleresoni ecurine e ekonomise per 8 muajt e pare te 2015-s dhe pjesen e mbetur te vitit, ne raport me pritshmerite?

Parashikimet tona më të fundit per vitin 2015 janë për një rritje rreth 2.5 deri ne 3 përqind. Gjithsesi këto parashikime do të rifreskohen pas disa javësh. Kjo do të thotë që ne vazhdojmë të shohim një ringritje të rritjes ekonomike, por ekonomia është ende nën potencial.

2. Qeveria ka nisur ne shtator, nje aksion te ashper kunder informalitetit ne vend. Ndersa veprimet kunder informalitetit jane te mirepritura, si do i vleresoni hapat konkrete qe po ndiqen dhe perqendrimin e aksionit te bizneset e vogla? Sa efektiv e vleresoni se do te jete ky aksion dhe sa te ardhura mund te sjelle ne buxhet biznesi i vogel ne raport me kostot qe duhen per te kontrolluar keto biznese?

Ashtu si e kam kuptuar unë fushatën, qëllimi është që të adresohet evazioni fiskal gjerësisht, pavarësisht nga madhësia e biznesit. Qeveria është e ndërgjegjshme që ka evazion fiskal në bizneset e mëdha gjithashtu. Por zbatimi i ligjit, rregullat e lojës dhe klima e biznesit do të përfitonin nëse legjislacioni tatimor zbatohet në mënyrë të drejtë për të gjithë bizneset dhe individët. Ne i mbështesim përpjekjet e qeverisë për të luftuar evazionin fiskal dhe për të zgjeruar bazën e tatueshme dhe ne po e këshillojmë qeverinë që të ndjekë parimet dhe praktikat më të mira në këtë ndërmarrje.

3. Cilat jane, sipas analizave te eksperteve tuaj, sektoret ku evazioni eshte me i larte dhe cilat jane hapat dhe veprimet qe rekomandon FMN-ja per t’u ndjekur ne menyre qe raporti perfitime/kosto te jete sa me i larte?

Evazioni fiskal është gjerësisht i përhapur në shumë sektorë dhe rajone në Shqipëri, çka i kushton qeverisë burime të rëndësishme. Ne punojme me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të forcuar kapacitetet e tyre. Fushata aktuale është hartuar nga qeveria dhe ne do ta vlerësojmë atë në bazë të suksesit që do të ketë.

4. Ministria e Financave ka pranuar se po punon me nje propozim te pakerkuar per lotarine tatimore, jashte operatoreve aktuale te licencuar per kasat fiskale. Si e vleresoni ju?

Ne këshillojmë qeverinë të ndjekë praktika të mira prokurimi në të gjitha kontraktimet, përfshirë koncesionet.

5. Ka nje plan te Ministrise se Financave per te hequr pragun e TVSH-sw. Si e vleresoni kete? Nga te dhenat tuaja sa efektiv ka rezultuar ulja e meparshme e pragut nga 8 ne 5 milione leke?

Për momentin fokusi është në luftën kundër evazionin fiskal dhe jo në ndryshimin e taksave. Praktikat më të mira sygjerojnë se ndërmarrjet më të vogla nuk duhet të jenë subjekte të TVSH-së, por natyra dhe masa e pragut mund të diskutohet vetëm pasi të kemi një pasqyrë më të qartë të bazës së taksueshme.

6. Te dhenat e Ministrise se Financave per 8 mujorin tregojne se ka nje mosrealizim prej 18.3 miliarde lekesh nga tatimet e doganat, ne raport me planin fillestar. Cilat jane sipas jush arsyet e kesaj performance te dobet, sidomos te TVSH, akciza dhe TAP.

Faktorë të jashtëm, si psh rënia e çmimeve të naftës dhe e normave të interesit, luanë një rol të rëndësishëm në shpjegimin e mosrealizimit të të ardhurave. Megjithatë, një analizë më e hollësishme tregoi gjithashtu se bashkëpunimi midis agjencive që grumbullojnë të ardhura dhe Ministrisë së Financave nuk ka qenë aq efektiv sa do të duhej dhe se janë bërë disa gabime të evitueshme në parashikimin e të ardhurave. Së fundmi, ka disa prova që tregojnë se kontrabanda dhe evazioni ndikojnë veçanërisht në të ardhurat e grumbulluara nga TVSH-ja dhe akcizat. Qeveria ka ndërmarrë hapa për të bërë përmirësime administrative dhe institucionale.

7. Ministria e Financave e ka justifikuar nje pjese te performances se dobet te te ardhurave nga ndryshimet strukturore te ekonomise, si dhe nga perjashtimet e TVSH-se per makinerite per investime. Duke qene se keto faktore mund te behen te qendrushem, ku i shihni ju burimet e rritjes se te ardhurave ne te ardhmen. CIlat jane rekomandimet tuaja ne drejtim te konsolidimit fiskal, ne drejtim te te ardhurave (ka me hapesire per rritjen e taksave dhe ku), apo shpenzimeve?

Evazioni fiskal dhe një bazë e ngushtë e tatueshme rezultojnë në të ardhura të ulëta. Tashmë qeveria po e adreson në mënyrë aktive evazionin fiskal. Ne e këshillojmë qeverinë që paralelisht, të ndalojë së miratuari përjashtime të reja nga taksat dhe të heqë ato ekzistueset. Ne gjithashtu shohim mjaft hapësirë për përmirësimin e cilësisë së shpenzimeve publike, përfshirë investimet. Për këtë arsye, qeveria është angazhuar të listojë sipas prioritetit në mënyrë transparente projektet e investimeve publike. Po bëhen përpjekje të mëdha për të forcuar kapacitetet e menaxhimit të financave publike për të siguruar që shqiptarët të marrin shërbime cilësore nga paratë publike të shpenzuara.

8. Nje projektligj i tatimit mbi te ardhurat, i hartuar nga ekspertet e FMN-se rekomandonte futjen ne skemen e tatimit edhe pagat nen 30 mije leke, qe nuk u pranua nga qeveria. Cili eshte komenti juaj?

Ne nuk e kemi diskutuar këtë ide me autoritetet.

9. Qeveria kishte ne plan te emetonte nje eurobond te ri per te paguar ekzistuesin, qe maturohet ne nentor, por deri tani nuk ka njoftuar per progresin e emetimit. Nese nuk arrin ta emetoje deri ne nentor, sa problematik e gjykoni pagimin e eurobondit ekzistues, nese nje pjese e tij do te paguhet duke marre borxh nga tregu vendas?

Emetimi i Eurobondit është vonuar kryesisht për shkak të faktorëve të tregut, por duhet të ndodhë së shpejti. Megjithatë, qeveria ka burime financiare të mjaftueshme për Eurobondin që maturohet, pa krijuar ndonjë presion shtesë në tregjet vendase.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi