17 Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm

Nga Ilir Ciko dhe Elena Polo, 26 shtator 2015

Screen Shot 2015-09-26 at 17.43.34

Gjatë këtyre ditëve vëmendja e shtypit botëror është përqëndruar në punimet e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York, në të cilën pritet të miratohet dhe nisë udhë zbatimi i Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm, të cilat konsistojnë në një platformë që synon transformimin e gjithë njerëzimit dhe planetit tonë në një rrugë të qëndrueshme zhvillimi brenda vitit 2030. Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm, të fokusuara në 17 grupe të fushave më të rëndësishme, synojnë dhënien fund të varfërisë në të gjithë planetin, por duke trajtuar njëkohësisht çështjet e rëndësishme të ruajtjes së mjedisit, promovimit të energjive të pastra, zhvillimit të qyteteve dhe promovuar barazinë e dinjitetin për të gjithë qytetarët kudo që ndodhen.

Nisja e zbatimit të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm pason përfundimin e Objektivave të Mijëvjeçarit, të ndërmarra në vitin 2000 nga të gjitha vendet në zhvillim, anëtare të OKB. Objektivat e Mijëvjeçarit janë të grupuara në 8 fusha të rëndësishme që trajtojnë luftën ndaj varfërisë, promovimin e barazisë, kujdesin shëndetësor ndaj nënave, fëmijëve dhe trajtimin e sëmundjeve, mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e qeverisjes për realizimin e këtyre objektivave.

Shqipëria ka qenë tepër aktive në ndërmarrjen dhe realizimin e Objektivave të Mijëvjeçarit. Si një vend nënshkrues i Deklaratës së Mijëvjeçarit të OKB-së, Kuvendi i Shqipërisë ka aprovuar në vitin 2002 një rezolutë në mbështetje të këtyre objektivave dhe realizimi i tyre ka qenë gjithnjë i integruar në objektivat e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim. Progresi në drejtim të arritjes së këtyre objektivave dëshmon se Shqipëria ka arritur që brenda 15 viteve të fundit të përgjysmojë vdekshmërinë foshnjore, të zvogëlojë edhe më tepër vdekshmërinë amëtare, të rrisë ndjeshëm pjesëmarrjen e femrave në politikëbërje dhe drejtimin e institucioneve kryesore të vendit, të rrisë disa herë sipërfaqen e zonave të mbrojtura në vend etj. Gjithsesi, megjithë progresin në fusha të caktuara, Shqipëria ende ka mjaft punë për të kryer në drejtime të rëndësishme të këtyre Objektivave, që përfshijnë përmirësimin e qeverisjes, reduktimin e korrupsionit, uljen e varfërisë, nxitjen e punësimit etj.

Një analizë e plotë mbi përmbushjen e Objektivave të Mijëvjeçarit në Shqipëri dhe rrugën drejt Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm, është kryer së fundmi për zyrën e Kombeve të Bashkuara nga studiuesit Ilir Ciko dhe Elena Polo.

Më poshtë po paraqesim prezantimin i cili jep gjetjet kryesore të studimit dhe së shpejti do të publikojmë edhe raportin e plotë i cili është në fazën përfundimtare të përgatitjes.

 

GDE Error: Error retrieving file - if necessary turn off error checking (500:Internal Server Error)

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi