Misioni amerikan në OSBE: Asnjëra nga partitë nuk duhet të bëhet bllokuese në reformat e drejtësise dhe dekriminalizimit

Sipas BalkanWeb, 17 shtator 2015

ipad_splash_1024x748

Teksti i plotë i Raportit

Ndërsa në Shqipëri çështja e dekriminalizimit është shndërruar në temë e ditës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke analizuar raportin e përvitshëm të mbajtur përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-së nga Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, vërejnë se disa kandidatë me precedentë penalë u tërhoqën nga zgjedhjet e 21 qershorit, ndërsa të tjerë mbetën në fletët e votimit. Misioni amerikan në OSBE thekson rëndësinë që të ndërmerren reforma sistematike kushtetuese për të penguar përfshirjen e kandidatëve me rekorde kriminale në fletët e votimit.

“U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të insistojnë që partitë e tyre politike të ofrojnë kandidatët me reputacion, të cilët dëshirojnë ta çojnë vendin përpara. Eliminimi i korrupsionit dhe heqja e ndikimeve kriminale nga qeveria, është thelbësore për zhvillimin e qeverisjes së mirë dhe të institucioneve demokratike të Shqipërisë. Mënyra më efektive për të siguruar këtë, është që Shqipëria të bëjë reforma sistematike kushtetuese dhe legjislative, që pengojnë kandidatët të cilët janë subjekt i ndikimit penal ose me qëllim kriminal, që të vendosen në fletën e votimit.”- thekson misioni amerikan.

Gjithashtu, misioni amerikan vlerëson në analizën e tij se reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi janë dy hapa mjaft të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Misioni amerikan në OSBE vlerëson se asnjëra nga partitë nuk duhet të bëhet bllokuese në këto dy reforma të rëndësishme, por duhet të angazhohen me vepra për permbylljen e tyre.

“Shtetet e Bashkuara inkurajojnë qeverinë dhe parlamentin për të mbështetur angazhimin e tyre për të bërë reformën gjyqësore një prioritet i lartë, me veprime jo vetëm me fjalë. Ne duam të theksojmë rëndësinë e përfshirjes së opozitës politike në këtë proces. Reforma duhet të ndiqet në një frymë përkushtimi shumë-partiak, ndërsa në të njëjtën kohë është me rëndësi që asnjë parti të mos bllokojë rrugën përpara. Ne përgëzojmë punën e Prezencës së OSBE-së për të nxitur konsultim të gjerë dhe angazhimin qytetar në reformën gjyqësore, duke përfshirë ngjarjet rajonale në terren dhe pjesëmarrjen aktive në grupet parlamentare të punës. Populli shqiptar ka pritur një kohë të gjatë për drejtësi të paanshme – një sistem gjyqësor në të cilin gjyqtarët dhe prokurorët të promovojnë sundimin e ligjit dhe të mbahen përgjegjës për sjelljen e tyre. Shtetet e Bashkuara ndjejnë fuqimisht se shqiptarët e te gjitha partive dhe interesave duhet te trajtojnë sfidën e reformës gjyqësore përpara se vendi te mund të ndërmarrë hapin e ardhshëm demokratik përpara.”- thekon misioni amerikan në OSBE.

Ndër të tjera, SHBA mirëpret punën intensive të Prezencës së OSBE-së për të ndërtuar mbështetje për një kod parlamentar të sjelljes, dhe i bën thirrje të gjitha palëve, duke përfshirë ato në opozitë, që të punojë për të arritur miratimin e saj.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi