Shqipëria me transparencë minimale të buxhetit
International Budget Partnership, 12 shtator 2015
IBP, një OJQ jo-fitimprurëse në Uashington, monitoron transparencën e buxheteve shtetërore kudo në botë, duke mbrojtur llogaridhënien publike.
Kërkimi mati transparencën e buxhetit, mundësinë e pjesëmarrjes publike në të dhe forcën e institucioneve që e mbikëqyrin ekzekutimin e tyre.
Pikët e buxhetit të hapur varionin nga 0 deri në 100, ky 100 ishte më e larta. Të gjitha shtetet ndahen në kategori, me shtetet që arrijnë pikët e mjaftueshme mbi 61 dhe ato të pamjaftueshme nën 60.
Tre shtetet me pikët më të larta ishin Zelanda e Re, Suedia dhe Afrika e Jugut, me 8, 87 dhe 86 pikë respektivisht.
Indeksi i buxhetit të hapur i Partneritetit Ndërkombëtar të Buxhetit, IBP, për 2015, i rendit vendet e Ballkanit shumë ndryshe në shkallën globale.
Në indeksin 2015, Rumania doli në vendin e nëntë globalisht, me një indeks 75 nga një maksimum prej 100. Në Ballkan, pas Rumanisë për më shumë transparencë erdhi Bullgaria me 65 pikë.
Brenda grupit të shteteve me buxhete të hapura “jo mjaftueshëm” ishte Kroacia, Serbia dhe Bosnja-Hercegovina. Ato morën respektivisht 53, 47 dhe 43 pikë. Shqipëria u vlerësua me 38 pikë për transparencën në buxhet, ndërsa Maqedonia e fundit me 35 pikë. Këto vlerësohen si transparenca minimale të buxhetit.