Reforma kushtetuese në Itali, Zagrebelsky kundër projekt-ligjit të qeverisë: “Përulja e Parlamentit, është vetëvrasje e Kushtetutës”

Botuar në Huffington Post, 8 shtator 2015

Gustavo_Zagrebelsky_1

Reformat në proces janë të gjitha të orientuara në përuljen e Parlamentit, në funksionin të tij të parë, funksionin përfaqësues.” Ish-presidenti i Gjykatës Kushtetuese italiane Gustavo Zagrebelsky nis nga faqet e Fatto Quotidiano kritikat e tij të forta ndaj reformave institucionale të qeverisë italiane të Matteo Renzit, që rifillojnë këto ditë rrugën e tyre parlamentare. Konstitucionalisti i njohur i drejton një thirrje ligjvënësve italianë për të korrigjuar fokusin e ndryshimeve në Kushtetutë, që çvlerësojnë rolin e Parlamentit dhe varfërojnë demokracinë.

“Funksionimi i demokracisë është një gjë e vështirë, e shtrënguar në mes pazotësisë dhe forcës. Ata që besojnë se kjo është një betejë që luftohet një herë në çdo 5 vjet në rastin e zgjedhjeve politike dhe se, në intervalin midis zgjedhjeve, ata kanë të drejtë për gjithçka sepse janë fitues, gabohen rëndë, sepse janë të destinuar, herët a vonë, të shpërfytyrohen nga krenaria e tyre, ose nga naiviteti i tyre. Viktima e parë e iluzionit triumfalist është Parlamenti. Nëse ne mendojmë se është fjala vetëm për të garantuar veprimin e atyre që kanë fituar zgjedhjet, parlamenti duhet të jetë mbështetësi i bindur i atij apo atyre: duhet të jetë një organ ekzekutues i vullnetit të qeverisë Përndryshe, kjo është jo vetëm e panevojshme, por edhe kundërproduktive “.

Zagrebelsky vë gishtin në atë që e quan “degradimi i Senatit në një Dhomë të dytë”, parashikuar nga reformat e ndërmarra nga qeveria e Renzit, një rast i “vdekjes së dhëmbshur ose vetëvrasjes së asistuar në jetën kushtetuese“.

Reformatorët kushtetues mendojnë – shpjegon Zagrebelsky – të eliminojnë një kundërpeshë politike, për të përshpejtuar procesin. Duke mos mundur të eliminojnë, pastër dhe thjesht, një organ, i cili kështu siç është konsiderohet i panevojshëm, madje i dëmshëm, janë futur në një rrugë pa krye, absurditeti së cilës është kompleksiteti strukturor – mënyra e nxjerrjes së senatorëve të rinj nga asambletë lokale – dhe procedurial – marrëdhëniet me Dhomën tjetër. Këto do të dalin në dritë, kur të testohet funksionimi “.

Sipas konstitucionalistit rruga që duhet të ndiqet është një tjetër.

Mund të parashikohej për Senatin, sipas Zagrebelsky “zgjedhjet për një periudhë të përshtatshme, më të lartë se ajo e zakonshmja e Dhomës së Deputetëve, dhe me rregullën taksative të mos rizgjedhjes, si një garanci e pavarësisë nga interesat veçanërisht kontigjente. Kjo mund të shoqërohej me kërkesat e përvojës, kompetencës dhe moralit, në veçanti të rrepta, të përfshira në rregullat e papajtueshmërisë dhe papranueshmërisë të caktuara për të zgjedhurit”.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi