Raporti i BMI-Fitch: Shqipëria edhe për 10 vjet do mbetet ndër më të varfërat në Europë
Raport i BMI-Fitch, botuar sipas Monitor, 31 gusht 2015
Normat e ngadalta të rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) do të garantojnë që Shqipëria të mbetet mes vendeve më të varfëra në Europë gjatë dekadës së ardhshme, sipas një raporti të fundit të BMI Research, një kompani e grupit të njohur ndërkombëtar të renditjes, Fitch rating.
Një mbështetje e tepruar në konsumin privat nuk është optimale, duke pasur parasysh nivelin e dobët të zhvillimit të sektorit të konsumit, që është relativisht i ri, ndërsa progresi i dobët në zbatimin e reformave strukturore do të dëmtojë panoramën afatgjatë ekonomike të vendit.
Nga një prej ekonomive më të mbyllura në botë nën komunizëm, që përfundoi në vitin 1992, Shqipëria ka rritur hapjen e saj të tregtisë gjatë viteve të fundit. Shqipëria ishte një nga të vetmet vende evropiane që shmangu një recesion gjatë krizës globale ekonomike, dhe ka përmirësuar edhe marrëdhëniet me vendet fqinje. Progresi në secilën prej këtyre fushave u shpërblye në vitin 2014, kur Shqipëria mori statusin kandidat i BE-së.
Përkundër këtij përparimi, BMI Research mbetet më pak optimist rreth perspektivave të rritjes në të ardhmen e vendit. Çështjet e trashëguara nga epoka komuniste ende vazhdojnë. Korrupsioni mbetet një plagë në të dy qeveritë dhe biznesin, dhe ndikon mbi atraktivitetin e Shqipërisë si një destinacion për investime. Burokracia e vendit është e lartë, dhe tregu i punës është tepër i varur nga sektori publik për punësim. Administrateve të njëpasnëshme u mungon progresi për të zgjidhur këto probleme dhe kjo nënkupton se administrata aktuale e udhëhequr nga socialistët do të bëjë vetëm hapa në tentativë në zbatimin e reformave strukturore në vitet në vijim. Angazhimi i BE-së për të mos pranuar anëtarë të rinj për pesë vjet, duke filluar nga viti 2015 mund të reduktoijë më tej nxitësit për qeverinë për të zbatuar reforma të dhimbshme.
Si rrjedhojë, raporti konkludon se procesi i konvergjencës (rritja me ritme më të shpejta se vendet e BE për të kapur gradualisht nivelet e mesatares europiane), po e humb ritmin dhe Shqipëria parashikohet që edhe për 10 vjet do mbetet ndër më të varfërat në Europë.