Zhvillimi i brezit të ardhshëm

Nga Bjorn Lomborg, shkruar per Project Syndicate, 21 gusht 2015

u3_fotoss_1a

Është moralisht e drejtë që secilit fëmijë t’i jepet mundësia për të jetuar, për të ngrënë mirë, për të pasur shëndetin dhe mundësinë për arsimim. Tani e dimë se ky është një prej investimeve më të mira që mund të bëjmë. Fëmijët e shëndoshë dhe të arsimuar rriten në njerëz produktivë, që janë në gjendje të sigurojnë të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, duke krijuar një qark që mund të ndihmojë për një botë më të mirë

Gjatë 15 vjetëve të ardhshme do të lindin rreth dy miliardë fëmijë, 90 për qind e të cilëve në pjesët më të varfra të botës. Sigurimi i një fillimi më të mirë për këta fëmijë do të jetë një prej të arriturave më të mëdha që do të mund të bëjë njerëzimi. Një gjë e tillë do të ishte edhe një prej përdorimeve më efektive të resurseve që bota ia kushton zhvillimit.

Gjatë muajit të ardhshëm, liderët botërorë do të mblidhen në OKB në New York, për t’u pajtuar rreth objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm: caqe këto që vijnë pas 18 objektivave të përcaktuara në vitin 2000 nga qëllimet zhvillimore të mileniumit. Lista e objektivave potenciale është tejet e gjatë: 169 në tërësi, për të cilat do të shpenzohen biliarda dollarë. Se si do të prioritizohen ato, do të ketë rëndësi të madhe për jetën e miliarda njerëzve.

Qendra e Regjistrimeve në Kopenhagë, organizatë për hulumtime, të cilën e drejtoj, i ka pyetur 82 ekonomistë eminentë nga e tërë bota, që ta bëjnë një analizë të kostos karshi përfitimit të të gjitha objektivave të propozuara, për të përcaktuar se cilat do të kenë më së shumti dobi për njerëzimin, planetin dhe mirëqenien globale gjatë 15 vjetëve në vijim. Del se njëra nga mënyrat më të mira për ndihmë është përqendrimi në përmirësimin e jetëve të fëmijëve.

Analiza jonë ka identifikuar 19 objektiva, që do të nxirrnin më së shumti dobi për secilin dollar të shpenzuar. Në të vërtetë, secili dollar i shpenzuar për këto 19 objektiva do të kishte katërfish më shumë fitim sesa shpenzimi i të njëjtave para në të 169-at. Nuk është për t’u befasuar se në mesin e këtyre të 19-tave ka ndërhyrje me qëllim të përmirësimit të mundësive për të rinjtë; edhe ashtu, ata do të rriten për t’u bërë fuqia punëtore dhe liderët e së nesërmes.

Mundësitë nisin që nga lindja – apo jo. Ndonëse norma e vdekshmërisë së foshnjave është ulur për dy të tretat që nga viti 1970, një numër tejet i madh i fëmijëve vazhdojnë të vdesin në vitet e para të jetës. Më 2013, 6.3 milionë fëmijë vdiqën para ditëlindjes së tyre të pestë. Gati një e treta ishin foshnja të porsalindura, që humbën jetën për shkak se kishin lindur para kohe, apo për shkak të komplikimeve gjatë lindjes.

E dimë prej përvojës se është tejet e kapshme që ta mësyjmë një reduktim prej 70 për qind të vdekshmërisë së fëmijëve, por një gjë e tillë do të jetë e kushtueshme, pasi që do të duhen shërbime efektive të shëndetësisë, për të ofruar kujdes të cilësisë së lartë para, gjatë dhe pas lindjes. Sidoqoftë, hulumtimet tona tregojnë se këto para do të ishin para të shpenzuara si duhet.

Duke marrë parasysh një numër të efekteve tejet pozitive, ne konsiderojmë se secili dollar i shpenzuar në kujdesin neonatal nxjerr përfitime në shumë prej rreth nëntë dollarësh. Në mesin e efekteve shtesë pozitive do të ishin shërbime më të mira shëndetësore, që sigurojnë kujdes më të mirë për njerëzit e të gjitha moshave.

Shëndeti dhe ushqimi për fëmijët janë dy objektiva tejet efektive në relacionin kosto-përfitime. Që nga viti 1970, bashkësia ndërkombëtare ka arritur që të vaksinojë shumicën e fëmijëve të botës kundër fruthit, tetanusit, kollës së keqe, difterisë dhe polios. Këto ndërhyrje shpenzojnë tre milionë jetë në vit – një e arritur kjo fenomenale.

Ekziston një mundësi për të bërë shumë më tepër. Për rreth një biliard dollarë në vit, programet e vaksinimit mund të zgjerohen, për të parandaluar pneumoninë dhe diarrenë tek fëmijët, duke shpëtuar edhe një milion fëmijë të tjerë në vit. Në aspektin ekonomik, secili dollar i shpenzuar do të siguronte përfitime në vlerë prej 60 dollarësh për më të rinjtë e botës.

Luftimi i kequshqyerjes do të paraqiste një përdorim tjetër efektiv të dollarëve të ndarë për zhvillimin. Fëmijët që nuk kanë mjaft për të ngrënë gjatë viteve të para të jetës nuk zhvillohen si duhet dhe mbesin në disavantazh gjatë tërë jetëve të tyre. Madje edhe ata që marrin kalori të mjaftueshme mund të përballen me efekte negative, nëse privohen nga vitaminat esenciale, mineralet, si dhe proteina.

Objektivi i uljes së kequshqyerjes kronike për 40 për qind, duke siguruar qasje më të mirë tek ushqimi i mjaftueshëm do të kishte ndikim të jashtëzakonshëm. Një gjë e tillë do të ndihmonte në zhvillimin normal të trurit të fëmijëve, duke iu mundësuar që të rrinë në shkollë më gjatë, të mësojnë më shumë dhe të jenë më produktivë më vonë gjatë jetës. Secili dollar i shpenzuar për ushqim më cilësor siguron përfitime në shumë prej 45 dollarësh.

Përmirësimi i cilësisë së arsimit është një qëllim tjetër me vlerë, pasi që edhe fëmijët më të shëndoshë dhe më të ushqyer do të kenë telashe në mësim, nëse shkollat e tyre janë nën standarde. Natyrisht se përmirësimi i cilësisë së arsimit nuk është diçka e lehtë; madje edhe shtetet më të pasura kanë probleme në këtë drejtim. Por, duket të jetë tejet i vlefshëm fokusimi në arsimimin e hershëm.

Objektivi më i mirë do të ishte trefishimi i numrit të fëmijëve që shkojnë në parashkollor në Afrikën nën-Sahar, rajonin më të varfër të botës. Jo vetëm se një gjë e tillë do të jetë relativisht e lirë; ajo po ashtu do t’u siguronte fëmijëve interesim të qëndrueshëm për mësimin, duke shtuar mundësitë e tyre jetësore dhe duke siguruar përfitime në vlerë prej 33 dollarësh, për secilin dollar të investuar.
Është moralisht e drejtë që secilit fëmijë t’i jepet mundësia për të jetuar, për të ngrënë mirë, për të pasur shëndetin dhe mundësinë për arsimim.

Tani e dimë se ky është një prej investimeve më të mira që mund të bëjmë. Fëmijët e shëndoshë dhe të arsimuar rriten në njerëz produktivë, që janë në gjendje të sigurojnë të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, duke krijuar një qark që mund të ndihmojë për një botë më të mirë.

(Autori është profesor bashkëpunëtor në Shkollën e Kopenhagës për Biznes dhe drejton Qendrën e Regjistrimeve në Kopenhagë.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi