Tiparet e qeverisjes totalitare

Nga Fitim Zekthi, botuar në Mapo Online, 19 gusht 2015

Prej dekadash historianë, filozofë, sociologë, psikologë dhe studiues të ndyshëm kanë prodhuar një literaturë mjaft të gjerë mbi totalitarizmat për të kuptuar burimin, shkaqet, shtratin që i ngjizi dhe mekanizmin që i shndërroi në makina të përbindshme. Shumë autorë kanë parë në karrierat e Leninit, Stalinit, Hitlerit apo Mao-s e Pol Potit, disa të tjerë kanë parë në profilet e tyre psikologjike, në gjendjet psikiatrike, në teoritë që ndoqën etj për të gjetur thelbin e gjithë atyre mynxyrave të përgjakshme.

Shumica e autorëve bien dakord se një shkak madhor në historinë e tmerrshme të totalitarizmave (komunizmit dhe fashizmit) është grandioziteti i tyre si ide dhe vetkonceptimi grandioz i komunistit apo fashistit si agjent i kësaj ideje. Ndryshimi i madh, transformimi rrënjësor, beteja epike, identifikimi i vetes me forca të historisë etj. Sot padyshim ideja e totalitaliztarimzit është e tejkaluar por duke qenë se gati gjithë shekulli i kaluar u përkufizua në tërësinë e vet nga totalitarizmi është e vështirë të mendohet se ajo nuk sillet si hije në mjaft zyra dhe mendje.

Në shumë këndvështrime Shqipëria ngjan e lidhur pazgjidshhmërisht me totalitarizmin, me ide grandizoze dhe me njerëz që mendojnë se janë bartës të këtyre ideve grandioze. Kjo do të ishte e pamudnur të mos vihej re teksa dëgjon kryeministrin Edi Rama që vazhdimisht flet për një ndryshim rrënjësor, transformim historik, luftë të pandalshme dhe e pakompromis etj. Në takimin ku foli për qeverisjen e tij të 600 ditëve, pak kohë më parë, ai u duk se e thelloi diskurin e tij totalitar duke e bërë atë të përputshhëm thuajse plotësisht me një diskutim të rëndomtë totalitar, nag ata që bot aka parë me shumicë. Kësisisoj Rama njoftoi se do të niste një aksion shkallë gjerë kundër evazionit fiscal.

Ai tha :“ …do të fillojmë një tjetër operacion të madh, i cili për nga natyra dhe agresiviteti do të jetë i ngjashëm me atë të energjisë, do të jetë i ngjashëm me atë të territorit…. Operacioni do të jetë një operacion ku do të përfshihen Doganat, Tatimet, Inspektorati i Punës dhe padyshim, Policia e Shtetit. Operacioni nuk do të tolerojë askënd. Masat do të jenë shumë të rënda. Lufta kundër informalitetit do të jetë kryefjala e gjithë 300 ditëshit tjetër, meqë po e ndajmë me 300 ditësh.” Më herët është folur për shëndetësi falas, për legalizme falas, për ulje tvsh për ushqimin, për ulje tvsh-je pë energjinë etj.

Vrulli revolucionar është një nga elementët më të parë të totalitarizmit. Operacione të tilla masive, me fushata që njoftohen nga lideri, janë ndërrmarrë thuajse gjithmonë nga çdo lider totalitar. Nuk ka nevojë për shembuj por mjafton të kujtojmë mbledhjen e tatimit të jashtëzakonshëm , apo ndjekjet e armiqve nga Enver Hoxha në vitin 1945. Po ashtu mund të përmendim aksionin e Leninit kundër spekulantëve në tregje.

Çdo totalitarizëm mbështetet mb i një utopi. Në konferncën e 600 ditëve (por edhe herë të tjera) kryeministri Rama përsëriti se: “ëndrra e rilindjes do të bëhet realitet. Nuk ka ëndërr me sy hapur që nuk mund të realizohet, tha ai. Shkolla, ekonomia, punësimi, shëndetësia gjithçka do të jetë ndryshe nga sa jemi mësuar. Ne do të ndërtojmë Shqipërinë e gjeneratës tjetër, u shpreh Rama.” Kreyministri gati foli edhe për ndërtimin e “njeriut të ri” kur tha se do të transformohet kulturalisht gjithë shoqëria.

Një tipar tjetër i totalitarizmit është ai që quhet antihumanizmi. Liderët flasin për shkatërrim të shoqërisë, të njeriut, të të ardhmes në qoftë se nuk do të bëhen gjërat që ata duan. Kështu Rama tha se “nuk mund të ketë arsim, nuk mund të ardhme për fëmijët në qoftë se nuk do të ndryshojmë rrënjësisht gjendjen.” Ai ka thënë gjithashtu se qeveria Berisha ju kishte vënë taksë për sëmundjen qytetarëve. “Ne, është shprehur ai, hoqëm taksën e sëmundjes. Nuk mund të taksohet shëndeti i fëmijëve apo i pensionistëve.”

Intoleranca karakterizon gjithmonë një totalitarizëm. E vërteta është ajo që thotë lideri. Gjithçka tjetër është gënjeshtër. Ndonëse të gjithë e dinë se ekonomia shqiptare po vuan, se papunësia është e lartë, se të ardhurat kanë rënë, se investimet e huaja direkte kanë rënë kryeminsitri paraqet shifra të tjera dhe sulmon çdo të dhënë tjetër.

Kështu ai tha “për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, treguesi i borxhit është nën 70%, saktësisht, 69.9%. Nëse do të përjashtojmë ndikimin e detyrimeve të prapambetura, të shlyera gjatë 2015-ës dhe efektin e kursit të këmbimit që është jashtë kontrollit të qeverisë, kemi një ulje të borxhit nën 69%, pra, 68.2%. Kjo për të gjithë ata që i bien xurnave të shifrave tërësisht të fryra dhe thelbësisht të manipuluara, kur flasin për borxhin.” Në lidhje me të ardhuar që për gjashtë muajt e parë janë me mosrealizm prej rreth 150 milionë dollarësh kryeministri tha: “Të ardhurat tatimore për periudhën korrik 2014 -qershor 2015 janë 231 milionë më të larta, sesa për të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 7.3%. Të ardhurat gjitshej për gjashtëmujorin e 2015-ës, janar-qershor, janë 77 milionë dollarë më të larta, sesa gjashtëmujori i parë i 2014-ës. Këto janë të dhënat dhe jo kukuvajkat që vijnë nga SHQUP-i”.

Një tjetër tipar i totalitarizmit i shfaqur gjerësisht në sjelljen dhe në ligjërimin e kryeminsitrit është indiferenca ndaj ndaj fakteve. Për kryeministrin nuk ka rëndësi fakti që politikat fiskale nuk po japin rezultat. Ai as që do t’ia dijë se ligji Okun thotë që për çdo rritje të ekonomisë me dy pikë përqindje ka rritje të punësimit me një pikë përqindje. Për Ramën në Shqipëri janë punësuar më shumë se 100 mijë vetë dhe kemi rritje me punësimit me rreth 10% ndonëse ekonmia rritet me rreth 2%. Për Ramën Shqipëria nuk është vend origjine për drogën ndonëse raportet ndërkombëtare thonë se ajo është. Për Ramën nuk ka deputetë të PS të dënuar ndërkohë që ambasadori amerikan dhe shtypi thonë se ka etj etj.

Këto shenja të qarta totalitarizmi janë të rrezikshme sepse ato kanë prirjen të përqekësohen. Lideri totalitar vendos në qendër të gjithçkaje veten e tij e cila është e pagabueshme. Për pasojë ai rrit gjithnjë pushtetin sepse pushteti shihet si mjeti i vetëm me të cilin arrihen qëllimet. Ai largohet pa ndalur nga realiteti (ai objektiv) sepse realiteti per te fillon dhe mbaron tek ai vete (dhe tek selfiet.) Një lider i tillë thotë se nuk po grumbullon pushtet përkundrazi ai po sjell liri, pushteti ju takon masave (ne kemi detyren, pushtetin e ka populli).

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi