Taksat ku Shqipëria ka më shumë informalitet në raport me rajonin

Sipas Monitor, 19 gusht 2015

images (1)Në vigjilje të një aksioni antiinformalitet që ka nisur të japë rezultatet ende pa filluar, ku mijëra biznese të vogla janë dyndur për regjistrim në QKR,në një krahasim rajonal Shqipëria është deficitare më së shumti në grumbullimin e Kontributeve të Sigurimeve Shoqërore, në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, në Akcizë dhe në Tatimin mbi të Ardhurat Personale.

Nga të dhënat e përpunuara prej Monitor referuar buxheteve të 5 vendeve të Rajonit konkretisht Shqipëria vjel të ardhura nga kontributet 6 pikë përqindjeje më pak se, mesatarja rajonale. Në vitin 2013 Shqipëria mblodhi kontribute sa 4.1 % e PBB në një kohë që Serbia mbledh 10.3 % të PBB, Maqedonia 9,8 % të PBB, Mali i Zi 10.7% të PBB dhe Bullgaria 10 % të PBB. Siç shihet nga ky krahasim Shqipëria ka hapësira për të dyfishuar të ardhurat nga kontributet.

Hapësirat për arkëtime më të larta janë edhe në tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Shqipëria grumbullon 9 % të PBB, ndërkohë që Serbia 10.2%, Mali i Zi 12 %, Bullgaria 11.7% dhe Maqedonia 9.6%.

Tatimi mbi të ardhurat personale ka ende hapësira. Shqipëria grumbullon 2% të PBB nga Tatimi mbi të ardhurat, ndërkohë që Bullgaria grumbullon 4% të PBB-së, Serbia 4.4 % të PBB-së, 2.3% Maqedonia dhe mbi këtë nivel grumbullojnë edhe vendet e tjera të rajonit.

Hapësirat mbeten të larta edhe për akcizën. Shqipëria mbledh 3% te të ardhurave në raport me PBB, në një kohë kur Bullgaria mbledh 7% të PBB nga ky tatim, Mali i Zi 4.5 %, Serbia grumbullon më shumë se % të PBB nga akciza dhe Maqedonia 3.6%. të PBB

TF-ok

 

akciza

6

7

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi