Ndikimi i ndryshimeve klimatike në turizmin e vendeve të Europës jugore
Doug Bolton, The Independent, 14 gusht 2015
Një studim i BE parashikon: “Ndryshimet klimatike do te bejne qe vendet e Europes jugore te behen thjesht teper te nxehta per turistet.”
Raporti i BE paralajmeron se industria e turizmit ne shtetet e Europes jugore, si Spanja dhe Italia, mund te jete ne rrezik nga ndryshimet klimatike. Ne nje studim te quajtur ‘Koha eshte esenciale: pershtatja e turizmit ndaj ndryshimeve klimaterike ne Europe’, eshte vene re se kushtet ne ndryshim e siper te klimes mund t’i bejne destinacionet turistike te nxehta jugore me pak joshese.
Vera me te nxehta dhe te thata ne vendet jugore si Spanja dhe Bullgaria mund realisht te rezultojne ne numra me te larte te thatesirave, zjarreve ne pyje, dhe zhdukjen e nje pjese te botes se gjalle. Kjo rritje ne temperature mund gjithashtu t’i beje vendet e Mesdheut thjesht teper te nxehta per t’u vizituar me kenaqesi gjate stines se veres.
Keto faktore mund me te vertete t’i bejne keto vende me pak te preferuara nga turistet, por fatmiresisht, ky studim gjithashtu pohon se vendet me ne veri, me vera me te buta, mund te kene rritje te te ardhurave nga turizmi.
Nese nga njera ane shtete si Spanja e Bullgaria do te ishin me te humburat, shtetet si Letonia, Estonia, Slovenia dhe Slovakia mund te pesojne nje “bum” ne industrite e tyre te turizmit.
Pavaresisht kesaj, turistet nuk duhet te anullojne pushimet e tyre ne Spanje, sepse parashikimet jane bere per vitin 2100. Duket pak larg nga koha e tanishme, por studiuesit jane te interesuar te planifikojne perpara. Llogaritet se vendet e Mesdheut jugor mund te humbasin te ardhura nga turizmi deri ne 0.45% te GDP-ve te tyre cdo vit.
Ne rastin e Spanjes, kjo do te thote nje humbje prej 5.6 bilion eurosh (4 bilion paund) ne vit. Nga ana tjeter, pavaresisht se te ardhurat nga turizmi mund te rriten ne veri, rritja behet me vetem 0.32% te GDP-se ne vit. Kjo do te thote se kontinenti ne total do te dale me humbje.
Studimi, i kryer nga Salvador Barrios dhe Juan Ibanez Rivas, pohon se ndryshimet ne temperature mund gjithashtu te rezultojne ne nje ndryshim te periudhes dhe sa shpesh do t’i marrim pushimet ne te ardhmen. Besohet se turistet mund te “shperndajne pushimet e tyre ne menyre me te barabarte pergjate vitit dhe te marrin pushime me te shkurtra, ne menyre qe te perfitojne nga kushtet me te preferuara te motit pergjate stineve te tjera.”