Mes fesë dhe politikës

Përkthim sipas bota.al. 14 gusht 2015

Screen-Shot-2015-08-13-at-11.32.50

Studiuesit kanë piketuar katër fusha të mëdha studimore: Si shndërrohen bindjet fetare në norma sociale? Si ndryshojnë ato me kalimin e kohës? Më këto e shumë pyetje të tjera merren studiuesit: “Modeli laik i shteteve perëndimore është arritje e epokës së re moderne”, por ndërkohë e dimë që në një shtet, në të cilin jetojnë së bashku besimtarë të feve të ndryshme dhe ateistët, ligjet nuk mund të bazohen mbi bindjet fetare”. Arsyeja: Mungesa e pranueshmërisë së përgjithshme

I gjithë pushteti në duart e popullit – apo duhet ta thotë edhe Zoti fjalë e vet tek ligji? Një grup studimor në Universitetin e Mynsterit ka nisur në projekt gjigand studimor mbi marrëdhënien fe dhe politikë. Debat për kryqin në klasë? Sherr për lëndën e fesë në shkollat shtetërore, diskutime për tatimet e kishës apo rrethprerjen e djemve hebrenj? Ka shumë konflikte në pikëtakimin e fesë me politikën. Çdo ditë e më shumë. Pikërisht këto tema janë objekt studimor i një projekti shkencor interdisiplinar me titullin e ekselencës në Universitetin e Mynsterit. Telefonët e 200 ekspertëve të këtij grupi shkencor rrallë qëndrojnë të heshtur. Politikanë e teologë duan të hulumtojnë arsyet e tensioneve me motive fetare, se si është marrëdhënia mes feve, se cilat janë trendet aktuale e shumë të tjera si këto pyetje.

Shpesh kërkohen njohuri të historisë, vlerësime të gjendjes aktuale po ashtu. Ndërkohë studimet nuk përqëndrohen vetëm në Gjermani. Ndryshe nga shumë vende të tjera, – përfshirë këtu edhe shtetet myslimane dhe Izraelin, – në Gjermani feja dhe politika, kisha dhe shteti janë të ndarë nga njëri-tjetri.

Prof. Barbara Stollberg-Rilinger, historiane e studiuese në këtë projekt sqaron se “prej kohësh ne kemi besuar se ndarja e fesë nga politika, po ashtu si liria fetare, diçka e vetëkuptueshme në demokracitë perëndimore janë një objektiv botëror ende për t’u arritur. Kjo vetëkuptueshmëri në kohët e fundit ka pësuar goditje.”

Në shumë vende është rritur shumëllojshmëria e feve përmes migrimit. Rezultati: Normat e stabilizuara fillojnë të lëkunden. “Kjo mbart potencial konfliktuoz” thekson historianja për Deutsche Welle-n. Ajo njeh fakte, në bazë të cilave, shumë vetë janë të mendimit se liria fetare për myslimanët duhet të vlejë me kufizime.

Në këtë pikë kërkohet vlerësimi i ekspertëve, si në drejtim të hulumtimit të fenomeneve të dhunës me motive fetare, apo vetëm në dukje e motivuar nga feja. Dhuna nuk gjendet vetëm tek myslimanët fundamentalistë. Ka shembuj konfliktesh mes budistëve dhe myslimanëve në Myanmar. “Këtu një komunitet fetar në dukje paqësor ushtron dhunë ndaj pakicave”, thotë studiuesja Stollberg-Rilinger.

Në projektin studimor të ekselecës “Feja dhe politika në kulturat e paramodernes dhe modernes” janë përfshirë më shumë 20 studiues të shkencave humane e shoqërore dhe 14 vende me rreth 81 projekte. Një ndërmarrje unikale në Gjermani, e cila i kushton jo pak shtetit. 33,7 milionë euro do të ofrojnë federata dhe landet gjermane deri në vitin 2017.

Studiuesit kanë piketuar katër fusha të mëdha studimore: Si shndërrohen bindjet fetare në norma sociale? Si ndryshojnë ato me kalimin e kohës? Më këto e shumë pyetje të tjera merren studiuesit: “Modeli shekullar i shteteve perëndimore është arritje e epokës së re moderne”, por ndërkohë e dimë që në një shtet, në të cilin jetojnë së bashku besimtarë të feve të ndryshme dhe ateistët, ligjet nuk mund të bazohen mbi bindjet fetare”. Arsyeja: Mungesa e pranueshmërisë së përgjithshme. Gjermania duhet të reflektojë, ose t’i shtrijë privilegjet që gëzojnë këtu fetë e krishtera edhe tek fetë e tjera, ose t’i heqë ato për të gjita fetë, mendon Stollberg-Rilinger.

Fusha tjetër e studimeve lidhet me rolin e mediave të shkruara, vizuale apo dgjitale në përmbajtjet fetare; një fushë tjetër është pluralizimi fetar – si mund të tejkalohen konfliktet fetare dhe të arrihet një bashkëjetesë paqësore? “Bashkëjetesa fetare funksionon mjaft mirë në Angli, me një të shkuar koloniale, ku gjithmonë ka pasur një traditë migrimi dhe shumëllojshmëri fetare”, përmbledh Stollberg-Rilinger. Edhe shtete të tjera si SHBA-të, Holanda, që kanë një traditë të tolerancës fetare duke i ofruar azilantëve të larguar për arsye bindjesh fetare një vend strehimi, prej kohësh janë kthyer në pararojën e bashkëjetesës paqësore. Gjermania duhet të mësojë ende si të veprojë me numrin në rritje të popullsisë jo-kristiane.

Reinhard Achenbach drejton fushën e katërt studiomore “Feja dhe dhuna”. “Nuk mund të flitet për dhunë që buron nga feja”, thotë Achenbach. Shumë më qartë mund të flitet për arsyet shoqërore dhe politike si edhe pushtetin politik që qëndron pas kësaj dhune. Radikalizimi brenda islamit mund të kuptohet si një kundër-ideologji ndaj kulturës perëndimore, shekullare. Megjithatë “baza e çdo lloj paqësimi është ligji. Ligji duhet që me forcën e tij të kalojë kufijtë e feve – pra të jetë një ligji civil”. Konkluzioni i studiuesve: “Shekullarizimi është i rëndësishëm për paqen mes feve.”

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi