Evropa ende larg një zgjidhjeje të arsyeshme të problemit të emigracionit

Nga Sigmar Gabriel, presidenti federal i Partisë Socialdemokrate Gjermane. 9 gusht 2015

BPK

Nëse jeta në Gjermani do të gjykohej vetëm nga komentet e lexuesve të gazetave në internet dhe rrjetet sociale, do të mbërrihej në një përfundim shqetësues:se Gjermania është një vend racist, i pashpirt dhe mjaft budalla. Dhe në fakt është e vërtetë:ajo që prodhohet në Facebook, Twitter etj, me fyerje injorantësh dhe poshtërime, është thjesht një fyerje ndaj qënieve njerëzore dhe shpesh diçka shumë e pështirë. Fatmirësisht, në jetën reale, aty ku njerëzit kanë marrëdhënie shoqërore me njerëz të tjerë, realiteti është krejtësisht ndryshe.

Gjermania po përjeton një valë solidariteti ndaj refugjatëve

Evropa nuk është e krahasueshme me një martesë, e cila varet nga interesat materiale, por një bashkësi vlerash që është duke u përpjekur të përballet me detyra të vështira. Një rishpërndarje e drejtë e refugjatëve në të gjitha vendet anëtare, në bazë të fuqisë të ndryshme ekonomike që kanë kombet, do të ishte një zgjidhje e arsyeshme.

Mjerisht, jemi ende mjaft larg nga një zgjedhje e tillë. Nëse Evropa do që të mos humbë nga sytë gjënë me të shtrenjtë – orientimin e saj humanitar – atëherë ky aspekt duhet të ndryshojë. Ne gjermanët do të bëjmë gjithçka, për të bindur fqinjët tanë evropianë.

Edhe për Gjermaninë sfida është vështirë

Në çdo rast, Gjermania, si vendi më i fuqishëm në Bashkimin Evropian, do të vazhdojë të ofrojë një atdhe të ri për një numër shumë të madh refugjatësh. Deri në fund të këtij viti, do të sistemohen më shumë se 500.000 refugjatë. Por unë jam i sigurtë për një gjë:ne jemi një komb i fuqishëm, ndaj i kemi të gjitha mundësitë për t’ia dalë.

Por le të mos krijojmë iluzione:edhe për ne, sfida paraqitet e vështirë. Çështja thelbësore, do të jetë përmirësimi i kushteve të tyre, për të qenë në gjendje të përmirësojmë procesin e integrimit të tyre. Ne duhet të ofrojmë mbështetje për zhvillimin e aftësive gjuhësore që nga dita e parë – pavarësisht mundësisë të çdo emigranti për të marrë apo jo azilin politik.

Ne gjithashtu duhet të shtojmë kurset kundër analfabetizmit.

Më pas, sigurisht që do të duhet të përmirësojmë arsimimin e tyre dhe i trajnuar ata, për t’u dhënë mundësinë ta shfaqin veten në mënyrë konkurruese në tregun gjerman të punës. Me iniciativën e Socialdemokratëve, më në fund është arritur synimi për t’i garantuar të gjithë azilkërkuesve të drejtën për të filluar punë menjëherë, dhe jo vetëm kur t’i akordohet e drejta e azilit.

Dhe refugjatët e rinj, jo vetëm që mund të fillojnë një kurs trajnimi, por të qëndrojnë për ta përfunduar atë, edhe në qoftë se kërkesa e tyre për azil refuzohet. Do të ishte edhe më mirë, nëse ne mund t’u japim atyre një leje pune të paktën 2-vjeçare, për shkak se janë ta pakta kompanitë, që janë të gatshme për të ofruar vende trajnimi, pa garancinë se mund të mbajnë praktikantët për t’i punësuar në kompani. E fundit, por jo nga rëndësia, ekziston edhe një tjetër problem:kemi nevojë për hapësira jetese!

Këto mundësi duhet të vlejnë për të gjithë, jo “vetëm” për refugjatët

Është e rëndësishme që këto lehtësi të mos u ofrohen “vetëm” refugjatëve, por edhe të gjithë atyre që jetojnë në Gjermani prej një kohë të gjatë ose që kanë lindur këtu – pa marrë parasysh nëse janë emigrantë apo “gjermano-biologjike”. Sepse në qoftë se perceptohet, që për refugjatët bëhet ”gjithçka” dhe për të tjerët “asgjë”, kjo përshtypje do të jetë baza më e mirë e mundshme, që do të shfrytëzohet nga ekstremistët e krahut të djathtë.

Duhet të garantojmë hapësorën jetesore për të gjithë, dhe me çmime të arsyeshme – veçanërisht në qytetet e mëdha. Ne duhet të inkurajojmë projekte të trajnimit dhe kualifikimit për refugjatët, dhe gjithashtu për gjermanët e papunëve prej një kohë të gjatë. Dhe më e rëndësishmja, ne duhet të sigurojmë një pagë minimale për të gjithë, në mënyrë që varfëria e emigrantëve, të mos mund të përdoret për një konkurrencë të pandershme me pagat.

Sigurisht, e gjitha kjo kushton. Por ne jemi një vend i fortë dhe i pasur. Përndryshe, kush përveç Gjermanisë, mund ta bëjë këtë? Për shembull, vendet më të varfra se ne, Jordania apo Libani, mirëpresin më shumë refugjatë sesa ne. Nuk ka pra asnjë arsye të strukim kokën si struci. Megjithatë, një taksim i drejtë, është një parakusht i domosdoshëm për fondet e nevojshme për të arritur këto objektiva.

Është skandaloze, që Evropa vazhdon të bëjë sehir sesi kompanitë e mëdha si Amazon dhe Google, janë në kërkim të parajsave fiskale. Për shkak të kësaj praktike, sipas të dhënave nga Bashkimi Evropian, Gjermania humb 150 miliardë euro në vit.

Për këtë arsye, është diçka pozitive që socialdemokratët francezë, suedezë, austriakë dhe gjermanë, po hartojnë së bashku një projektligj për të kundërshtuar këtë dukuri. Do të jetë edhe më mirë e do kishte më shumë mundësi për sukses, nëse në këtë nismë do të na ndihmojnë edhe konservatorët.

Emigracioni nuk është një kërcënim, por një shans

Më së pari, duhet të ndihmojmë qendrat e akomodimit në qytete, për të gjetur një strehim të denjë të refugjatëve. Për këtë qëllim, shteti duhet paguajë të paktën 2 miliardë euro. Krerët e socialdemokratëve në Lande, kanë arritur të grumbullojnë tashmë miliardin e parë. Është një lajm i mrrekullueshëm, që tashmë edhe edhe Horst Seehofer, një drejtues konservator, e mbështet nismën.

Për shkak se e gjitha kjo, nuk ka lidhje vetëm me paratë. Ne duhet të shmangim, që komunat të përballen me zgjedhjen, ndërmjet garancisë të asistencës së duhur ndaj emigrantëve, apo mundësisë për fillimin e punës për ndërtimin e shkollës, dhënë mbështetje shoqatave sportive apo financuar ndërtimin e një azili të ri.

Për shkak se alternativave të tilla, do të ishin shumë më të keqija për integrimin, sesa disa komente plot urrejtje në Facebook. Pavarësisht se sfidat janë shumë të mëdha, situata ekonomike në Gjermani, është aq e mirë sa nuk ishte shumë kohë më parë.

Dhe mbi të gjitha, është shumë më e mirë sesa ajo që jetohet në vende të tjera, që gjithashtu mirëpresin shumë të shpërngulur, në raport me numrin e banorëve, sesa nuk mirëpresim ne. Edhe partitë që prej një kohë të gjatë patën refuzuar ta pranojnë këtë dëshmi, tashmë kanë filluar të kuptojnë se emigracioni nuk është një kërcënim, por një mundësi. Pra ne s’duhet të kemi frikë, por të përballim sfidat me kurajo.

Shqiperoi: bota.al

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi