Pengesa amerikane

Nga Joseph E. Stiglitz, botuar në reporter.al, 6 gusht 2015

joseph-stiglitzSistemi aktual i taksimit është një parajsë për ata që bëjnë evazion fiskal kudo nëpër botë. Një sistem i ri që parandalon kompanitë e fuqishme të mos japin taksat është i nevojshëm, thotë Joseph E. Stiglitz, fitues i çmimit Nobel në shkencat ekonomike.

Konferenca e Tretë Ndërkombëtare mbi Financimin e Zhvillimit u mbajt së fundmi në kryeqytetin Addis Ababa të Etiopisë. Konferenca erdhi në një kohë kur shtetet dhe tregjet në zhvillim kanë shfaqur aftësinë e tyre për të thithur sasi të mëdha parash produktivisht. Në fakt, detyrat që këto vende po marrin – duke investuar në infrastrukturë (rrugë, elektricitet, porte dhe shumë të tjera), duke mundësuar ndërtimin e qyteteve që një ditë do të jenë shtëpi e miliona të tjerëve dhe ecja përpara drejt ekonomisë së gjelbër – janë vërtetë të jashtëzakonshme.

Njëkohësisht, nuk ka mungesë parash që presin të përdoren produktivisht. Vetëm disa vite më parë, Ben Bernanke, atëherë kryetar i Bordit amerikan të Rezervës Federale, foli rreth një teprie të kursimeve globale. Dhe megjithatë projektet e investimit me kthime të mëdha sociale po lihen pa fonde. Kjo është e vërtetë edhe sot. Problemi, atëherë dhe tani, është se tregjet financiare botërore, të caktuara për të ndërhyrë me eficencë mes kursimeve dhe mundësive të investimit, kanë kaqalokuar kapitalin dhe kanë krijuar rreziqe.

Ka një tjetër ironi. Shumica e projekteve të investimit që bota në zhvillim ka nevojë janë afatgjata, ashtu si shumica e kursimeve të mundshme – triliona në llogari kursimi, fonde pensionesh dhe fonde të pasurisë sovrane. Por tregjet tona gjithnjë e më dritëshkurtra qëndrojnë mes këtyre të dyjave.

Shumë gjëra kanë ndryshuar në 13 që nga Konferenca e parë mbi Financimin për Zhvillim, e cila u mbajt në Monterrej në Meksikë në vitin 2002. Atëherë, G-7 dominonte politikëbërjen globale; sot, Kina është ekonomia më e madhe në botë (në kuptimin blerje-pushtet-barazi), me kursime rreth 50 për qind më shumë se SHBA-ja. Në vitin 2002, institucionet financiare perëndimore mendohet të ishin magjistarë në menaxhimin e rreziqeve dhe alokimin e kapitalit; sot, ne shohim se ata janë magjistarë në manipulimin e tregut dhe partika të tjera mashtruese.

Janë harruar edhe thirrjet që vendet e zhvilluara të bëjnë realitet zotimet e tyre për të dhënë të paktën 0.7% të të ardhurave kombëtare bruto në ndihmë të zhvillimit. Disa shtete europiane veriore si Danimarka, Luksemburgu, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar në mes të masave të kursimit i përmbushën detyrimet e tyre në vitin 2014. Por Shtetet e Bashkuara (që dhanë vetëm 0.19 të AKB në 2014) mbeten shumë mbrapa.

Sot shtetet dhe tregjet në zhvillim i thonë SHBA-së dhe të tjerëve: nëse nuk i përmbushni premtimet, të paktën mos bllokoni rrugën dhe na lini të krijojmë një arkitekturë ndërkombëtare për një ekonomi globale që funksion për të varfrit gjithashtu. Nuk është çudi, që hegjemonët aktualë, drejtuar nga SHBA-ja, po bëjnë çfarë të mundem që të pengojnë përpjekje të tilla. Kur Kina propozoi Bankën Aziatike të Investimit në Infrastrukturë për të ndihmuar në riciklimin e disa tepricave të kursimeve globale ku financimi është shumë i nevojshëm, SHBA-ja u përpoq ta anashkalonte përpjekjen. Administrata e presidentit Barak Obama vuajti nga një mundje therëse dhe turpëruese.

SHBA-ja gjithashtu po bllokon rrugën botërore drejt sundimit ndërkombëtar të ligjit për borxhin dhe financën. Nëse tregjet e obligacioneve, për shembull, duhet të punojnë mirë, duhet gjetur një rrugë e zgjidhjes së çasteve të mospagimit sovran. Por sot, nuk ka rrugë. Ukraina, Greqia dhe Argjentina janë të gjithë shembuj të dështimit të rregullimeve ekzistuese ndërkombëtare. Shumica e shteteve kanë kërkuar krijimin e një marrëveshje kornizë për ristrukturimin e borxhit sovran. SHBA-ja mbetet pengesa kryesore.

Investimi privat është i rëndësishëm po ashtu. Por parashikimet e reja të investimit të bazuara në marrëveshjet e tregtisë që administrata Obama po negocion përtej dy oqeanëve, lënë të kuptohet se çdo investim i huaj direkt vjen me një ulje të dukshme të aftësisë së qeverive për të rregulluar mjedisin, shëndetin, kushtet e punës, e madje edhe ekonominë.

Qëndrimi i SHBA-së në lidhje me pjesën më problematike të konferencës në Addis Ababa ishte veçcanërisht zhgënjyes. Teksa vendet dhe tregjet në zhvillim ia hapin veten shumëkombëshve, bëhet më e rëndësishme që ata të t’i taksojnë këto “monstra” në përfitimet që nxjerrin nga biznesi që ndodh brenda kufijve të tyre. Apple, Google, dhe General Electric kanë treguar një gjenialitet për të shmangur taksat që i tejkalojnë shpenzimet e tyre për produktet inovative.

Të gjitha shtetet – si të zhvilluara dhe në zhvillim – kanë humbur miliarda dollarë në të ardhura taksash. Vitin e shkuar, Partneriteti Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë publikoi informacion rreth vendimeve të taksave të Luksemburgut, që ekspozonin shkallën e shmangies së taksave dhe evazionin. Ndërsa një shtet i pasur si SHBA-ja mund ta përballojë të ashtuquajturin Rrjedhjen e Luksemburgut, të varfrit nuk munden.

Unë isha një anëtar i një komisioni ndërkombëtar, Komisionit të Pavarur për Rerformën e Taksimit Ndërkombëtar të Korporatave, duke ekzaminuar mënyra të reja për të reformuar sistemin aktual të taksave. Në një raport që iu paraqit Konferencës Ndërkombëtare mbi Financimin e Zhvillimit, ne unanimisht ramë dakord se sistemi aktual është i prishur dhe se ndreqjet e vogla nuk do ta rregullojnë atë. Ne propozuam një alternativë – të ngjashme me mënyrën si korporatat taksohen brenda SHBA-së, me fitimet e alokuara në çdo shtet mbi bazë të aktivitetit ekonomik që ndodh brenda kufirit.

SHBA-ja dhe shtete të tjera të përparuara kanë nxitur zhvillime për shumë më të vogla, të rekomanduara nga OSBE-ja, klubi i shteteve të përparuara. Me fjalë të tjera, shtetet nga vijnë ata që bëjnë evazion fiskal dhe ata që shmangin taksat duhet të projektojnë një sistem për të pakësuar evazionin. Komisioni ynë shpjegon përse reformat e OSBE ishin të gabuara.

Shtetet në zhvillim dhe tregjet e përparuara, drejtuar nga India, argumentuan se forumi i duhur për të diskutuar të tilla çështje globale ishte në një grup tanimë të krijuar brenda Kombeve të Bashkuara: Komitetit të Ekspertëve për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Çështjen e Taksave. Ky ka status dhe financimin e duhur. SHBA-ja kundërshtoi me forcë. Donte t’i mbante gjërat sipas së shkuarës, me qeverisjen globale nga dhe për shtetet e zhvilluara.

Realitetet e reja gjeopolitike kërkojnë reforma të reja në qeverisjen globale, me një zë më të fortë për vendet në zhvillim. SHBA-ja prevaloi në Addis, por gjithashtu e shfaqi veten në anën e gabuar të historisë.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi