Interesat e depozitave bien poshtë nivelit të inflacionit

Sipas Monitor, 31 korrik 2015

bankashqiperise

Për herë të parë që nga viti 1998, interesat e depozitave njëvjeçare në lekë janë më të ulëta se sa norma e inflacionit duke e bërë interesin real të përfituar nga depozituesit negativ.

Interesi mesatar i depozitave njëvjeçare në lekë që shqiptarët kanë vendosur në bankat e nivelit të dytë ka rënë gjatë muajve të fundit në nivelin më të ulët të parë në histori dhe në shumë raste, këto interesa kanë qenë edhe më të ulëta se sa norma mesatare e ndryshimit të Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë që përgjatë 12 muajve të fundit, interesat e depozitave njëvjeçare në lekë qenë mesatarisht 1.6 për qind në një kohë kur indeksi i çmimeve të konsumit në ndryshim vjetor ka qenë mesatarisht 1.7 për qind. Kjo do të thotë se në vlerë reale, qytetarët që po mbajnë depozita në afat aktualisht po përfitojnë një interes negativ.

Screen Shot 2015-07-31 at 07.26.35Kjo është hera e parë që nga viti 1998 që interesat e depozitave në banka janë më të ulëta se sa inflacioni dhe vjen si pasojë e kreditimit shumë të ulët.

Bashkë me rënien e interesit të depozitave, ka rënë edhe interesi i kredive në lekë. Gjatë 12 muajve të fundit, interesat e kredive në lekë për të gjitha afatet e maturimit kanë qenë 8.4 për qind, nga 9.6 që qenë në periudhën paraardhëse.

Screen Shot 2015-07-31 at 07.27.04Ndërkohë, interesi i depozitave njëvjeçare në euro ka rënë në 0.4 për qind gjatë muajve të fundit duke shënuar gjithashtu një minimum historik për Shqipërinë. Interesat e kredive në euro kanë qenë përgjatë 12 muajve të fundit 6.4 për qind me një rënie të lehtë nga 6.9 për qind që qenë në vitin paraardhës.

Interesat e ulëta janë zakonisht pasojë e periudhave të gjata të stanjacionit, ku kërkesa për kredi është e ulët dhe ekonomia rritet ngadalë.Screen Shot 2015-07-31 at 07.27.22

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi