A të çmend pushteti?

Nga Peter T. Coleman (Huffington Post), përkthimi në shqip u botua së pari në “bota.al”, 29 korrik 2015

Screenshot_85-685x320

Ne e quajme psikoza e pushtetit, sepse ne fakt ajo sjell humbjen e kontaktit me realitetin. Shume prej despoteve te botes sone, qe jane ne krye te shteteve te liga, bizneseve, kulteve, sekteve fetare, celulave terroriste dhe organizatave kriminale, ndajne kete lloj vetemashtrimi tipik.

Ne fakt, dekada te tera studimesh kane treguar se shume prej nesh me pushtet – te pasurit, te famshmit, te fuqishmit, te avantazhuarit politikisht, dhe ata ne pozicione me autoritet te larte – kane prirjen te behen gjithnje e me te prekshem, nga forma te ndryshme te psikozes se pushtetit. Ja se si funksionon: Sa me gjate qe njerezit qendrojne ne pushtet, aq me shume ata e perpunojne informacionin ne menyre abstrakte, i perceptojne njerezit e tjere ne terma instrumentale dhe stereotipe, fi tojne gjithnje e me shume vetebesim dhe vetefrenohen gjithmone e me pak, bejne zgjedhje me më shume risk, dhe kapaciteti i tyre per arsyetimin kompleks social dhe gjykimin moral reduktohet gjithnje e me shume.

Ata behen gjithashtu me pak te prirur qe te adoptojne kendveshtrimin e dikujt tjeter, jane gjykates me pak te sakte te emocioneve te te tjereve, dhe informacioni qe kane per vartesit eshte gjithnje e me i pasakte.

Madje ata fi llojne t›i shohin te tjeret si me te vegjel, edhe fizikisht. Me kalimin e kohes, te pushtetshmit zhvillojne nje ndjesi superoptimizmi, nje forme krenarie vetjake ku ndihen se mund te bejne apo thone çfaredo qe ata duan, shpesh here bejne shkelje skandaloze, pasi besojne se nuk mund te kapen apo ndeshkohen.

Sigurisht, kjo ndodh brenda kulturave, institucioneve dhe normave qe i lejojne te bejne te gjitha keto, te pakontrolluar. Kur te pushtetshmit e gjejne veten ne mosmarreveshje me te tjeret, pikerisht aty marrin me shume jete iluzionet e tyre. Njerezit qe kane shume pushtet ndihen shume rehat, kur pershtasin nje stil dominues ne nje konfl ikt, dhe shpesh here e humbasin aftesine për të reaguar ne menyra te tjera.

Ata monopolizojne kohen ete folurit dhe fl asin pa radhe, jane shume me te prirur qe te shprehin mendimet e tyre private dhe sjelljet e tyre te verteta, dhe jane shumeme pak te ndikueshem nga sjelljet e shprehura, apo nga perpjekjet e te tjereve per t›i bindur. Ata gjithashtu u kushtojne me pak vemendje atyre qe kane me pak pushtet, mbivleresojne pushtetin e tyre dhe nenvleresojne pushtetin e te tjereve, nuk arrijne te kuptojne mjaftueshem mosmarreveshjet ne te cilat ndodhen, dhe jane mete prirur drejt shkeljes se rregullave dhe ligjeve. Sipas studimeve te kryera ne negociata nderkombetare te nivelit te larte, studiuesit arriten ne konkluzionin se negociatoret e vendeve me te fuqishem, zakonisht neglizhonin te mendonin per dallimet e pushtetit.

Nese e benin, ata zakonisht vepronin nen supozimin qe fuqia e tyre superiore ishte e mjaftueshme, per t’i lejuar qe te mbizoteronin ne negociata, dhe si pasoje, ata i kushtonin shume pak vemendje llojeve te veçanta te hapesirave te manovrimit, qe mund te vinin ne veprim kundershtaret e tyre më me pak pushtet. Si rezultat, ata qe kane me shume pushtet shpesh here humbasin ne negociata dhe konflikt – ata nuk marrin ate qe duan, harxhojne kohe dhe deshtojne ne krijimin e vlerave. Ata ngecin ne negociata te tipit «merre ose lere», apo «merre ose vuaj».

Ndryshe nga keta, shume prej udheheqesve me te njohur te botes kane mesuar te notojne kunder kesaj rryme. Nelson Mandela, Vaclav Haveli, Angela Merkeli, Meri Robinsoni dhe fituesit e Nobelit, Leimah Gbovee dhe Aung San Kyi, per shembull, kane shfaqur pershtatshmeri me te larte ndaj konfliktit. Ne vend qe te kapen fort pas metodes «merre ose vuaj», ata reaguan ndaj mosmarreveshjeve te ndryshme, me strategji te ndryshme, ne menyra qe i shkonin per shtat situates, dhe dinin qe te vetepermbaheshin dhe te mos konfrontoheshin apo dominonin, atehere kur ishte vertete e nevojshme.

Me fjale te tjera, kishin ate qe ne e quajme IQ e larte ne konflikt. Ata i lexojne situatat me mëshume kujdes, konsiderojne objektivat afatshkurter dhe afatgjate, dhe me pas vene ne zbatim nje shumëllojshmëri strategjish te ndryshme, me qellim qe te rnsm shanset e suksesit per axhenden e tyre.

Ata e dinin dallimin mes nje mosmarreveshje te perkohshme dhe nje lufte kohegjate. Ata e dinin se kur duhej te qendronin ne rrugen e dhe kur duhej te ndryshonin strategjite.

Ne nje seri studimesh te publikuar ne Revisten e Sjelljes Organizative, ne zbuluam se udheheqesit dhe menaxheret me aftesi te medha pershtatese kane nivele me te larte veteefi kasiteti dhe mireqenieje ne pune, te matura keto permes treguesve te kenaqesise me punen ne pergjithesi, me bashkepunetoret, mireqenien e lidhur me punen, si dhe qellimet me te ulet per te lene punen.

Eshte konkluduar se problemet me te medhenj shfaqen kur udheheqesit fi ksohen pas nje qasjeje te vetme ndaj konfliktit (si per shembull dominimi), ose kur strategjia e tyre kronike bie ndesh me kerkesat apo situatat qe ndryshojne. Edhe te qenurit dashamires me tepri gjate konfl iktit kundrejt vartesve mund te demtoje autoritetin, shkaktoje renie te moralit, dhe lere stafi n konfuz dhe te pamotivuar. Sot, popujt e Korese se Veriut, Sirise, Zimbabves dhe Ukraines, per te permendur disa, vazhdojne te vuajne prej sundimit te despotevete kapur prej psikozes se pushtetit.

Forbes shkruante kohet e fundit se «Planeti mbetet i mbushur me diktatore, qe jane ne gjendje te errësojne ditet e milionave, me nje te ngritur te gishtit». Tani bota ka nevoje per nje brez te ri udheheqesish te pershtatshem, te rritur me nje diete te qendrueshme integriteti, fleksibiliteti, aftesish dhe dhembshurie per nevojat dhe interesat e te tjereve. Kur kjo bashkohet me qeverisje shteterore dhe nje komunitet nderkombetar ne gjendje te ofrojne kontrollet dhe ekuilibrat e nevojshem per te frenuar çmendurine e pushtetit, me siguri qe bota do te behet një vend me i mire.

-Autori është PhD, Profesor i Psikologjise dhe Arsimit ne Universitetin e Kolumbias.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi