Greqia ka dështuar të ndërtojë një Shtet modern

Nga Marie Charrel, Intervistë me Nikolas Bloudanis, historian, le Monde, 22 korrik 2015

The European and the Greek flags fly aboHistoriani Nikolas Bloudanis specialist për Greqinë moderne dhe bashkëkohore. Në veprat e tij Falimentimet greke, një fatalitet historik? (2010, botimet Xérolas) dhe Historia e Greqisë moderne, 1828-2010 (2013, L’Harmattan), ai shpjegon se që nga pavarësia në vitin 1830, Athina nuk ka arritur të ndërtojë një administratë publike funksionale.

Greqia është në krizë qysh prej gjashtë vjetësh. Si ka arritur ajo deri këtu?

Nëse dikush fokusohet në kohët bashkëkohore, origjina e problemit fillon që nga 1981, kur Athina u bashkua me Komunitetin Ekonomik Evropian. Qysh atëhere, vendi ka marrë çdo vit ekuivalentin prej 4% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) përmes fondeve strukturore dhe ndihma të ndryshme të komunitetit. Ky oportunitet i madh nuk është përdorur për të ndërtuar një sistem produktiv solid. Kjo e mirë, përkundrazi, ka qenë përfituar nga një sërë kategorish profesionale. Firmat konsulente kanë specializuar vetëm për të ndihmuar autoritetet lokale dhe qytetet për të kapur dhe për të shpërndarë subvencionet evropiane, pa një preokupim të vërtetë për interesin e përgjithshëm.

Për çfarë arësye borxhi publik helen është rritur në një masë të tillë?

Midis 2002 dhe 2009, Shteti grek ka shpenzuar 830 miliard euro gjithësej, ndërsa të ardhurat arritën në 680 miliardë euro. Me fjalë të tjera, ai ka jetuar shumë qartë mbi mundësitë e tij. Prej kësaj vjen rritja e borxhit. Që nga futja e euros, Greqia ka ofruar norma shumë përfituese të interesit. Të gjitha qeveritë e njëpasnjëshme i kanë bërë rrush e kumbulla këto fonde. Të gjitha kreditë i kanë konsideruar thjesht si të hyra fnë buxhet. Ata i kanë përdorur në veçanti për të ndërtuar një prosperitet artificiale dhe një sistemit sociale shumë bujar, me p.sh. pensione të parakohshëm në 45 vjet për disa nëna, për pushime të lehonisë prej një viti … Kjo për fat të keq nuk ishte e qëndrueshme.

 Pse është i dështuar Shteti grek?

Që prej pavarësisë në vitin 1830, dhe veçanërisht që nga rënia e diktaturës ushtarake në vitin 1974, Greqia asnjëherë nuk ka ndërtuar me të vërtetë një shtet modern, që do të thotë, që funksionon në mënyrë korrekte. Shërbimi publik është në pjesën më të madhe i paaftë. Dhe kjo ka arësye: rekrutimi është bazuar në klientelizmin. Avancimet janë bazuar në vjetërsi, asnjëherë në cilësitë profesionale, duke përfshirë edhe majën e hierarkisë, në ministritë.

Vendet e tjera, natyrisht, gjithashtu vuajnë nga sëmundjet të tilla. Por në Greqi, ato kanë ndodhur në ekstremin e tyre. Në Francë, Charles de Gaulle krijoi Shkollës Kombëtare të Administratës në vitin 1945 për t’i dhënë fund favorizimit të miqve që mbretëronte në Republikën e Tretë, dhe që personeli i kualifikuar të vinte në funksionim shtetin. Në Greqi, nuk ekziston asnjë trajnim për nëpunësit civilë! Menaxhimi i burimeve njerëzore është në kundërshtim me të gjitha përvojat e nevojshme.

Thuhet shpesh që Greqia është e mbushur me korrupsion, me ryshfete, shmangie të tatimeve … A është kjo një karikaturë?

Për fat të keq jo. Refuzimi i taksës është një trashëgimi e sundimit të vendit nga Perandoria Osmane, por edhe prej qeverive të para të pavarura greke pas 1830. Në të dy rastet, Shteti nuk i ka ofruar asgjë njerëzve në këmbim të taksave të dhëna. Shërbimet publike kanë qenë inekzistente, ose mjera, dhe ajo ishte përjetuar si një padrejtësi. Përse të paguhet për një administratë të mangët?

Keqfunksionimet e një pjese te shërbimit publik kontribuojnë gjithashtu në kulturën e rushfetit. Për të qenë të sigurt se dosja e tyre është trajtuar në kohë, që fëmija i tyre duhet të shihet nga një mjek i duhur, grekët preferojnë të japin një biletë, në qoftë se ajo u garanton atyre të mos bien në një të paaftë …

Partnerët evropianë e akuzojnë Athinën se nuk ka zbatuar si duhet reformat që janë kërkuar që nga viti 2010. A është kjo e drejtë?

Pjesërisht. Administrata në të vërtetë i ka rezistuar zbatimit të shumë masave, megjithëse të miratuara nga Parlamenti. Por ky nuk është i vetmi faj. Në terren, shumë profesione “të mbrojtura” janë gjithashtu penguar, të tilla si taksitë, farmacistët ose kioskat.

Masat e ashpra që i janë kërkuar Greqisë, a janë të adaptueshme?

Politikat shtrënguese vështirë se mund të shmangeshin. Por, në 2010, masat për të mbrojtur punësimin dhe inkurajuar investimet private janë lënë pas dore. Kalendari ishte gjithashtu shumë i ngushtë: I është kërkuar Greqisë të zbatojë reformat në pesë vjet, që vendet e Evropës perëndimore kanë zbatuar më shumë se njëzet vjet që nga vitet 1980.

Është e padiskutueshme se Greqia ishte duke jetuar përtej mundësive të saj. Shteti social, shumë bujar, ishte financuar me kredi. Por kjo nuk do të thotë se zemërimi i grekëve, veçanërisht i klasës së mesme, nuk është legjitim; ata humbën gjithçka.

A ishte Greqia e gatshme për të hyrë në euro?

Jo. Ajo nuk ishte gati. Gjithkush, përfshirë edhe liderët evropianë, kanë mbyllur sytë. Por kini kujdes: kjo nuk do të thotë megjithatë se të përjashtosh sot Athinën nga euroja është një ide e mirë. Përkundrazi, kjo do të ishte një katastrofë. Greqia është me të vërtetë një importues i madh i mallrave bazë ushqimore. Dalja e Greqisë do të ngrinte në qiell çmimin e këtyre produkteve, për shkak të zhvlerësimit. Grekët do të ndëshkoheshin rëndë.

Paketa e ndihmës e tretë do të shoqërohet me kujdestarinë e financave publike greke nga institucionet evropiane. Por kjo nuk është hera e parë …

Në të vërtetë, qysh nga pavarësia e saj, Greqia ka falimentuar disa herë. Ka qënë rasti në vitin 1893: grekët, të shtyrë nga një rritje e krenarisë kombëtare, refuzuan në një kohë të parë ndihmën e kreditorëve evropiane. Por organizimi i kushtueshëm i Lojrave Olimpike 1896 – si dhe Olimpiada e vitit 2004! – rëndoi asfiksinë financiare të shtetit.

Rezultati: Parlamenti në fund vendosi të pranojë mbikëqyrjen e fqinjëve të saj të mëdhenjë europianë, Franca, Britania, Gjermania, Italia, Rusia dhe Austria. Ata vendosin duart në buxhet dhe në shpenzimet.

Paralelja me situatën sot është shqetësuese. Por krahasimi ndalet aty: në atë kohë, Greqia e re, sapo ishte bërë e pavarur, ishte ende një lodër në duart e fuqive kolonialiste perëndimore.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi