Presidenti i Eurogrupit: Propozimet greke janë të mjaftueshme

Sipas Monitor, 10 korrik 2015

1424122140564Presidenti i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem ka dhënë gjykimin e tij publik lidhur me propozimet e reja greke, duke thënë se janë “të mjaftueshme”. Dijsselbloem shtoi edhe se, tani bashkë me Komisionin, BQE dhe FMN, do të bëhen llogaritë dhe do të shihet nëse “llogaritë dalin”. Ndërsa zyrtari gjerman Schulz e quan atë “një propozim të mirë”. Lista e reformave po shkon drejt “drejtimit të duhur”. Të enjten në mbrëmje vonë, qeveria greke ka dorëzuar propozimin për paketën e reformave, që pritej prej shumë kohësh, që do të shkojë paralel me kërkesën e të mërkurës për një paketë të re shpëtimi. Vendimi pritet të merret të djelë, për të cilin e gjithë Evropa e më tej do të jetë “sy e vesh”.

Pas 5 muajve mosmarrëveshjeje, shanset për një zgjatje të ndihmës për Greqinë janë më në fund në horizont. Por, çfarë ka propozuar më të vërtetë kryeministri grek?

Taksa dhe më shumë taksa

Në total, plani grek për masat fiskale përfshin shumën e 7.9 mld euro, ku në thelb ka rritjen e taksave dhe disa ndryshime në sferën sociale. Një ndër fushat më kontraversiale të taksimit mbetet tvsh-ja. Kreditorët grekë duan që shteti të implementojë një strukturë taksimi “dy shtresore” se sa ajo me tre nivele që po përdoret.
Konsensusi më i madh në këtë rast: një ndër propozimet greke ishte ngritja në 23 % nga 13 % që ishte e tvsh-së së restoranteve dhe shërbimeve të tjera të ushqimit.

Burime të Telegraph tregojnë se ajo çfarë ishte e “shenjtë” për të majtët ishte taksa e elektricitetit, që nuk do të reflektohet me rritje. Greqia këmbëngul të mos rrisë tatimin mbi të gjitha produktet, si energjia elektrike apo barnat, por vetëm mbi ato të luksit. Ndërhyrje do të ketë edhe për sa i përket masës së kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, me një rritje prej 3.5 deri në 4%.
Propozimi i Tsipras ka rritje të taksave edhe për sipërmarrjen, si dhe një taksë solidariteti për ata që përfitojnë më shumë se 30 mijë euro në vit.

Për të rritur arkëtimet, Tsipras ka propozuar aplikimin e një takse speciale, prej 12%, për ndërmarrjet që gjenerojnë më shumë se 500 mijë euro të ardhura në vit. Nga ana tjetër, propozimi i ri i Athinës përmban edhe një rritje të tatimit mbi të ardhurat e sipërmarrjes, nga 26% në 29%, duke filluar që prej vitit 2016. Por, Tsipras e konsideron faktin se dicka e tillë do të ulë bindshëm konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve greke. Synimi i Athinës zyrtare është të transferojë peshën e taksave nga punonjësit dhe pensionistët drejt të pasurve dhe sipërmarrjes.

Problemi i pensioneve

Shpenzimet për pensionet është një ndër fushat specifike të kërkesave të kreditorëve, por nga ana tjetër premtimi për mos-shkurtimin e tyre e ka sjellë në pushtet përfaqësuesin e Syrizës.
Trojka ka kërkuar që shpenzimet për pensionet të zbresin 1 % këtë vit, duke rezultuar në një shkurtim prej 1.8 mld euro në vlerë. Grekët kanë rezistuar gjatë për këtë çështje, e propozuan veçse 0.04 % shkurtime, në total ulje 73 mln euro. Por, propozimet e fundit greke duken se e kanë rritur ndjeshëm këtë shifër, duke çuar moshën e daljes në pension 67 vjeç në 2025, ndërsa ulja e pensioneve do të nisë në 2018. Pensionet shtetërore në Greqi i kushtojnë çdo vit buxhetit të shtetit rreth 6 miliardë euro, dhe përfituesit përllogariten në 468,422. Veç gjatë pesë viteve të fundit numri i tyre është rritur me 55,176.

Propozimet në paketën greke

Paketa që u është dërguar kreditorëve përfshin tre dokumente: së pari një letër nga Kryeministri; së dyti një letër më të detajuar nga ministri i financave dhe së treti një plan reformash me 13 faqe, që duhen plotësuar para se të fitohet ndihma shpëtuese.
Financial Times ka zbuluar se cilat janë propozimet, duke i krahasuar ato me kushtet e kreditorëve:

Në sistemin e TVSH-së, Athina zotohet –ashtu siç kanë kërkuar kreditorët –të gjejë të ardhura të reja që arrijnë deri në 1% të PBB-së (rreth 1.8 miliardë dollarë) çdo vit. Greqia gjithashtu i është nënshtruar kërkesave të kreditorëve për të lejuar që ushqimi i përpunuar të taksohet në normën standard prej 23%.

Propozimet greke gjithashtu përfshijnë një nga lëshimet e fundit të kreditorëve –hotelet të kenë një kufi TVSH-je më të ulët prej 13% – por ai duket të ketë një element që mund të rezultojë problematik: një normë të ulët të veçantë për ishujt (kreditorët kishin kërkuar një të vetme).

Në reformën e pensioneve ka ende disa dallime. Reforma legjislative e pensioneve të vitit 2012 nuk do të zbatohet deri në tetor 2015, sipas planit grek, ndërsa kreditorët donin që ai të kryhej menjëherë.

Por për një element –zbatimi i masave për të rritur moshën efektive të daljes në pension në 67 vjeç duke filluar nga 2022 dhe anashkalimi i një granti solidariteti për pensionistët më të varfër deri në dhjetor 2019 – Athina duket se ka lëshuar pe.
I mbetet trios së monitoruesve të Greqisë –Komisioni Europiane, ECB dhe FMN të vlerësojë propozimet.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi