Kriza greke, MF-BSH-FMN: Efekte minimale, rreziku i ulët

Sipas mediave, 1 korrik 2015

Foto-1-konferenca-FMN

Bankat greke në Shqipëri janë tërësisht të shkëputura nga institucionet mëmë në Greqi, gjë që shmang çdo rrezik për depozitat dhe kursimet e shqiptarëve në këto subjekte. Në një dalje të përbashkët për shtyp, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ministri i Financave, Ministri i Ekonomisë dhe kreu u Misionit të FMN në Shqipëri theksuan se kriza e thellë financiare greke zgjat prej 5 vitesh dhe nuk përbën aspak lajm të ri, shkak për të cilin shteti shqiptar ka pasur kohë të marrë të gjitha masat për të shkëputur filialet greke nga bankat mëmë, të cilat aktualisht funksionojnë tërësisht si shoqëri të pavarura.

Cani: Efektet e krizës greke në Shqipëri, minimale
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani foli në konferencën e përbashkët me FMN-në edhe për faktorët negativë që mund të prekin ekonominë shqiptare për shkak të krizës greke. Ndërsa vuri në dukje se gjitha do të varet nga qëndrimi i Greqisë, Cani theksoi se efektet negative të krizës greke në Shqipëri janë nën kontroll.

“Rastësi që vijmë në këtë konferencë me ndodhitë atje. Efektet e krizes greke në Shqipëri janë nën kontroll. Ajo çfarë po ndodh në Greqi nuk është lajm, kemi 5 vjet që ekonomia po përshtatemi me këtë fenomen.”- tha Cani.

Duke folur për pasojat ai tha se mund të ketë që ulja e fuqisë blerëse në Greqi mund të ndikojë te eksportet tona, por vuri në dukje se sistemi bankar në Shqipëri nuk do të preket dhe se të gjithë treguesit veçanërisht për bankat greke tregojnë se kanë qëndrueshmëri.

“Mundet që ulja e fuqisë blerëse mund të ndikojë tek eksportet tona. Ne gjykojmë se bankat me kapital greke janë nën kontrollin e autoriteteve shqiptare. Kemi zhvilluar takime me BSH dhe autoritet e tjera financiare. Të gjithë treguesit veçanërisht për bankat greke tregojnë se kanë qëndrueshmëri.”- tha Cani duke shtuar se “Në tërësi janë një mori faktorësh që do të japin në ekonominë tonë efekte shumë të limituara dhe të kontrolluara. Po e ndjekim me kujdes situatën. Minimozojmë çdo risk që mund të shfaqet.”

Ndërkohë që në fillim të fjalës së tij Cani foli për ecurinë e ekonomisë shqiptare ku theksoi se rritja për vitin 2015 pritet të jetë diçka më e ulët se 3 %, rreth 2.7%.

FMN: Në gjykimin tona ndikimi nga kjo krizë për Shqipërinë është fare i ulët
Përfaqëuesi i Misionit të FMN-së në Shqipëri Nadeem Ilah tha se kriza greke nuk do ketë ndikim në ekonominë shqiptare. Sistemi Bankar Shqiptare tashmë është likuid tha ai dhe kriza greke nuk do i prekë ato. Vetëm të ardhurat që vinin nga emigracionin në vendin tonë, ku një pjesë e tyre vinin nga Greqia do ndikohen nga kjo krizë, por edhe ky ndikim do kalojë pas një kohe fare të shkurtër.

“Përsa i përket krizës Greke. Kemi biseduar me autoritetet shqiptare për ndikimin që mund të ketë kriza Greke veçanërisht në sektorin bankarë. Dhe ajo nuk do ti prekë fare ato sepse bankat në Shqipëri janë tashmë likuide. Edhe bankat greke në Shqipëri kanë një pavarësi nga bankat e tyre mëmë. Edhe nëse do të paraqitej ndonjë rrezik ai do të ishte shumë i ulët.
Dërgesat e emigrantëve kanë qenë të rëndësishme në ekonominë shqiptare. Një pjesë e tyre vinin nga Greqia dhe në këtë pjesë do të ndikojë kriza Greke, por edhe kjo kalon me kalimin e viteve. Në gjykimin tona ndikimi nga kjo krizë për Shqipërinë është fare i ulët”, – tha Ilah.

Ilah tha se ekonomia shqiptare vijon të ketë progres, e cila pritet të vijojë gjatë gjithë vitit.

“Sipas medimit tonë programi ekonomik i Shqipërisë vijon të ketë progres. Ka rimëkëmbie ekonomike e cila pritet të vijojë gjatë gjithë vitit në shkallën 2.7 %”, – tha ai.

Më tej, ai u ndal mënyrë të veçanë në sektorin bujqësorë, ku u shpreh se pritet një rimëkëmbie edhe në këtë sektor.

“ Pritet një rimëkëmbie edhe në sektorin e bujqësisë në muajt e dytë të vitit”, – tha Ilah.

Ai u ndal tek buxheti, ku tha se ka patur një mosrealizim për periudhën Janar-Maj. Shqipëria duhet të ketë konsolidim fiskal dhe për këtë ne do vijojmë bisedimet tona.

“Në përgjithësi qeveria i ka përmbushur objektivat. Ka pasur një mosrealizim për periudhën Janar-Maj, kjo për shkak të krizën me naftën. Kjo është diskutuar dhe do shikohet edhe me ekspertët se ku janë këto dobësi. Shqipëria duhet të ketë konsolidim fiskal dhe për këtë ne do vijojmë me bisedimet tona. Për këtë kemi biseduar edhe me Bankën e Shqipërisë. Reformat në sektorin energjetik tashmë kanë filluar. Në këtë sektor mbeten sfida të mëdha ndaj dhe ne do donim të nxisnim qeverinë për arritjen e reformave në kohë edhe për këtë sektor”, – tha ai

Guvernatori i BSH-së: I bëjmë ballë krizës në Greqi
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Bledar Sejko gjatë konferencës së përbashkët me përfaqësuesit e FMN-së dhe Ministrisë së Financave deklaroi se sistemi bankar në Shqipëri është në gjendje të përballojë edhe gjendje ekstreme që mund të vijnë nga kriza në Greqi.

Guvernatori tha se, në rrethana aktuale politikat financiare do të orientohet nga “kujdesi” duke shtuar se BSH është në gjendje të marrë masa shtesë nëse do të jetë e nevojshme. “Analizat tona tregojnë se sistemi bankar është i qëndrueshëm dhe kemi plan për masa të nevojshme në rast të situatave të paparashikuara”, tha ai.

Duke folur për parametrat financiare në të cilën ndodhet vendi, Bejko deklaroi se, niveli i borxhit është nën kontroll dhe se gjendja financiare e familjeve shqiptare është në përmirësim. Ai kërkoi që bizneset të vazhdojnë sipas planit pa u ndikuar nga gjendja në Greqi.

Për parashikimet lidhur me rritjen ekonomike të vendit, Guvernatori u shpreh se zhvillimet financiare janë në përputhje me parashikimet ku priten zhvillime pozitive në gjysmën e dytë të këtij viti.

Ahmetaj: Ekonomia shqiptare, imune nga kriza greke
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaron se me masat e marra janë ulur efektet negative të krizës financiare në Greqi për vendin tonë. Ministri theksoi se për tre muajt e parë të vitit 2014, ka pasur rekord investimesh të huaja në shifrën 258 milionë euro. Ahmetaj foli dhe për krijimin e vendeve të reja të punës duke bërë të ditur se nga shtatori 2013 deri tani janë krijuar mbi 106 mijë vende pune.

“Ekonomia shqiptare ka treguar se është e qëndrueshme dhe mbetet imune nga situata në Greqi. Por, ekonomia ka observuar goditjen nga situata e jashtë ekonomike dhe kjo vërehet nga kërkesat nga jashtë. Kemi ulur ndikimin e efekteve të krizës në Greqi”, tha Ahmetaj. Ministri i Zhvillimit Ekonomik duke folur për parashikimet për rritjen ekonomike, tha se objektivi mbetet thyerja e tabusë së disa viteve për kapërcimin e shifrës 3%.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi