BB: Raporti i mplakjes dhe i fertilitetit
Botuar në Monitor, 18 qershor 2015
Raporti më i fundit i Bankës Botërore lidhur me Moshën e plakjes tregon se Shqipëria konsiderohet si një ndër shoqëritë që mosha e plakjes është rritur. Sipas të gjithë komponentëve si rritja e moshës së plakjes, ulja e fertilitetit, norma e pabarazisë për pagesa mes moshave, shpenzimet në rritje për moshën, rritja e emigrantëve në vendet e tjera, e rendit vendin tonë si i 3-ti në Evropë, pas Moldavisë dhe Bosnje Hercegovines, për përkeqësimin e këtyre elementeve…
[Lexo gjithashtu: Shqipëria shkon drejt “plakjes”, shpenzimet për pensionet, në ulje]
Rritja e moshës së plakjes ka ndodhur për disa arsye kryesore, sipas raportit të BB:
– Ulja drastike e fertilitetit. Vendi ynë brenda 34 vitesh ka normën e fertilitetit 1.5 nga mbi 5 fëmijë për grua, rënie e cila “tremb” të gjitha parashikimet.
– Emigracioni luan rol të rëndësishëm në balancimin e moshës së plakjes, duke konsideruar që pjesa më e madhe e emigrantëve janë të rinj (mesatarisht). Por, kjo nuk ndodh me vendin tonë, ne nuk jemi vend “pritës” i emigrantëve, përkundrazi, popullsia jonë është reduktuar për shkak të këtij fenomeni.
– Rritja e moshës së plakjes rrit shpenzimet për pensione dhe kujdese mjekësore. Sipas këtij raporti, shpenzimet e kujdesit shëndetësor kanë të ngjarë të rriten më shpejt me përmirësimin e teknologjisë mjekesore që do sjellë rritje kostosh.
Emigracioni dhe plakja
Potencialisht, emigracioni mund të zbusë, edhe pse jo të kompensojë, plakjen në shoqëri, pasi emigrantët janë kryesisht të rinj. Megjithatë, në shumë vende (për shembull, si Shqipëria, Armenia, vendet baltike, Bullgaria, Gjeorgjia, Republika e Kirgistanit, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, dhe Moldavia), emigrimi ka trende negative demografike. Ndërsa të gjitha këto çrregullime të tranzicionit demografik paraqesin plakjen në një shkallë relativisht më serioze krahasuar me rajonet e tjera, Evropa dhe Azia Qendrore ka qenë e jashtëzakonshme, sepse plakja ka qenë e nxitur nga rënia e shkallës së fertilitetit, më shumë se sa nga ulja e moshës së vdekshmërisë, situatë e cila duket se vlen edhe për vendin tonë.
Raporti tregon se jetëgjatësia është rritur pak në disa vende, dhe shkalla e vdekshmërisë në grupmoshat më të vjetra janë rritur edhe në dekadat e fundit. Sipas tabelës, Shqipëria ka një rritje të moshës mesatare jetësore në vitet e fundit, por njëkohësisht ulja e normës së fertilitetit e bën këtë thuajse të papërfillshme.
Kontributi i Migracionit në plakje
Shumica e vendeve në Evropë dhe Azinë Qendrore shfaqin norma të larta të emigrimit. Për shembull, në Shqipëri, Gjeorgji, Moldavi , numri i emigrantëve përfaqëson më shumë se 10 për qind të popullsisë gjatë viteve 2000-2010. Ky nivel i emigrimit është relativisht i lartë për rajone të tjera, të tilla si Amerika Latine. Në kontrast, Rusia ka qenë një marrëse neto prej emigrantëve.
Përqafimi i Migracionit si pjesë e zgjidhjes
Migrimi është pika e fundit për t’u shqyrtuar në mbështetje të ribalancimit të demografisë. Tani për tani, pothuajse të gjitha vendet në Evropë dhe Azinë Qendrore kanë norma negative neto të emigracionit. Raporti tregon se për disa vende, si Shqipëria, Armenia, Gjeorgjia dhe Moldavia, norma vjetore e popullsisë është e ulët sa -5 për 1,000. Nuk është çudi, disa nga vendet e rinj gjithashtu kanë norma shumë të ulëta neto emigracionit. Nëse vendet duan të kthehen demografikisht më të qëndrueshme, normat neto të emigracionit do të duhet të rritet përsëri. Faktori kryesor i normave të ulëta neto të emigracionit është emigracioni i madh në Evropën Perëndimore.
Zhvillimi ekonomik, çfarë sjell plakja?
Nga një perspektivë demografike, a është plakja një perspektivë ekonomike, për të sjellë një zhvillim shumë pozitiv, me mundësi premtuese? Raporti i Bankës Botërore tregon se Shoqëritë e plakjes janë seriozisht të shqetësuara në lidhje me ngadalësimin e rritjes ekonomike, me rritjen e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor për të moshuarit, sistemet e pensioneve të falimentuara, pabarazi të mëdha në mesin e njerëzve të vjetër, si dhe mungesa e dinamizmit në tregun e punës. Të rinjtë, popullata me rritje të shpejtë, kanë qenë tejet të suksesshëm në gjenerimin e rritjes së lartë të produktit të brendshëm bruto (PBB) në dekadat e fundit.
Fertiliteti, rënie drastike në Shqipëri
Shkalla e përgjithshme e fertilitetit ka rënë në shumë vende të rajonit , sidomos në Shqipëri. Ndërsa koha, intensiteti, dhe këmbëngulja e rënies së fertilitetit ndryshojnë, në shumë vende rënia ka qenë dramatike dhe ka ndodhur shpejt. Për shembull, kalimi nga një normë mesatare fertilitetit prej më shumë se pesë fëmijë për grua i mori dy shekuj Francës, por vetëm 34 vite vendit tonë. Aktualisht, në Shqipëri norma e fertilitetit është nga mbi 5 ka shkuar në 1.5 fëmijë. Sipas tabelës, vendi ynë renditet i pari në Evropë me rënie kaq të theksuar, ndjekur më pas nga Armenia dhe Maqedonia.
Parashikimi për 2060 i shpenzimeve për kujdes mjekësor
Në këtë raport janë kryer disa parashikime për rritjen e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor 2010-2060 për rajonin, duke përdorur qasje të shëndetshme në jetëgjatësi.Republika Sllovake ka rritjen më të madhe (me një mesatare prej 4 për qind të totalit të shpenzimeve publike), ndërsa Shqipëria, Armenia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Turqia pritet të zvogëlojnë barrën fiskale të shpenzimeve të kujdesit shëndetësor (me një mesatare prej 2.5 për qind të shpenzimeve publike). Megjithatë, raporti thekson se këto vlerësime supozojnë se përmirësimet teknologjike në shkencat mjekësore nuk e rrisin shpenzimet e kujdesit shëndetësor. Prandaj, shpenzimet e kujdesit shëndetësor kanë të ngjarë të rriten më shpejt se parashikimi në këtë skenar.
Plakja dhe varfëria
Ndër shoqëritë e vjetra, ato me sistem progresiv të pensioneve, të tilla si Shqipëria, Armenia, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Hungaria, Maqedonia, Moldavia dhe Rusia, kanë një rrezik më të ulët të rritjes së pabarazisë. Raporti shton se primet e tyre të pagave nuk ndryshojnë shumë në mesin e punëtorëve të rinj dhe atyre të vjetër. Vendet me sistemet më pak progresive të pensioneve do të ketë një rrezik më të lartë të rritjes së pabarazisë. Këto janë Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Mali i Zi, Polonia, Serbia, Republika Sllovake, Sllovenia, dhe Ukraina. Këto trende, sipas raportit, janë të rëndësishme për t’u marrë në konsideratë, pasi ata mund të ulin pabarazinë mes grupeve më të vjetra në moshë, e cila pastaj mund të kalojë në brezat e rinj. Sipas raportit, Shqipëria e ka nivelin e varfërisë 47.5 %, nivel i lartë në rajon (shiko tabelen 5.2).