Grexit: BE pregatitet për një “gjendje të jashtëzakonshme”
Sipas mediave, 15 qershor 2015
Komisioneri i BE-së Gunter Oetinger tha sot Gjermanisë se është koha për t’u përgatitur për një “gjendje të jashtëzakonshme” pas dështimit të bisedimeve në fundjavë për të shpëtuar Greqinë nga falimenti dhe dalja nga euro.
Kryeministri Aleksis Tsipras injoroi një përsëritje të mërzitshme kërkesash nga liderët evropianë për të vepruar shpejt dhe në vend të kësaj fajësoi kreditorët për dështimin e bisedimeve ndihmë-kundrejt masave të ashpra, ende pengesa më e madhe në bisedimet e zgjatura për të siguruar më shumë ndihmë për Greqinë.
Athinës tanimë i kanë mbetur vetëm dy javë për të gjetur mënyrën që të dalë nga ngërci përpara se të përballet me një faturë prej 1.6 miliard euro ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke e lënë atë potencialisht pa kesh, të paaftë për të marrë hua dhe të dëbuar nga monedha e vetme.
Ndërsa ekzistojnë pak shenja paniku në Athinë teksa grekët shpresojnë për një zgjidhje të minutës së fundit – një temë e njohur gjatë gjashtë viteve të fundit ndërsa Athina ‘vërtitet’ nga një krizë në tjetrën – bllokimi i fundit shkaktoi një shitje masive në aksionet evropiane dhe aziatike dhe ‘rëndoi’ ndaj euros.
Aksionet greke ranë 6 për qind, ndërsa rezervat bankare ranë gati 12 për qind. Yield-i i obligacioneve të qeverisë greke me maturim dy-vjeçar u rrit gati 3 pikë përqindje në 29.02 për qind.
‘Ne duhet të përgatisim një plan emergjence për shkak se Greqia do të bjerë në një gjendje të jashtëzakonshme,’ deklaroi Komisioneri i BE-së së Gjermanisë Gunter Oetinger. Nevojitet të sigurohen ‘furnizimet e energjisë, pagat për zyrtarët e policisë , furnizimet mjekësore, dhe produktet farmaceutike dhe shumë më tepër ‘.
Por në Athinë, Tsipras – lideri 40-vjeçar rishtari i majtë radikal zgjedhur për zotimin se do ti japë fund masave të ashpra – tradhëtoi disa nga shenjt e alarmit.
Duke injoruar paralajmërimet nga politikëbërësit evropianë se tanimë i përkiste Athinë të vepronte, Tsipras tha i indinjuar se ai ishte i lumtur të priste atë derisa huadhënësit të ndryshonin mendje.
“Ne do të presim me durim derisa institucionet ti ‘dorëzohen’ realitetit,’ tha Tsipras në deklaratën e gazetës greke Efimerida ton Syntakton. ‘Ne nuk kemi të drejtë ta varrosim demokracinë evropiane në vendin ku ajo ka lindur.’
Ai fajësoi ‘motivet politike’ nga ana e huadhënësve dhe këmbënguljen e tyre ndaj shkurtimeve të reja në pensione ‘pas pesë vite grabitjesh në kuadër të paketës së shpëtimit’ për ngërcin e fundit.