“Puzzle” e demokracisë liberale

Nga Dani Rodrik, Sharun Mukand, sipas reporter.al, 15 maj 2015

Rreth dy dekada më parë, analisti politik Fareed Zakaria shkroi një artikull profetik të quajtur “Ngritja e Pseudodemokracisë” në të cilin ai shqetësohej rreth ngritjes së autokratëve popullorë me pak respekt për sundimin e ligjit dhe liritë civile. Qeveritë mund të zgjidhen duke mbajtur votime të lira dhe të drejta, shkroi ai, e megjithatë mund të shkelin vazhdimisht të drejtat bazë të shtetasve.

Që nga shkrimi i Zakarias, pseudodemokracitë janë bërë më shumë normë sesa përjashtim. Sipas llogarisë së Freedom House, më shumë se 60 për qind e shteteve të botës janë demokraci elektorale – regjime në të cilat partitë politike konkurrojnë dhe vijnë në pushtet me zgjedhje të rregullta – nga rreth 40 për qind të fundit të viteve 1980. Por shumica e këtyre demokracive dështuan në ofrimin e mbrojtjes së barabartë nga ligji.

Zakonisht, janë grupet minoritare (etnike, fetare, gjuhësore ose rajonale) që mbajnë peshën e politikave dhe praktikave pseudodemokratike. Por kundërshtarët qeveritarë të të gjitha llojeve mbartin rrezikun e censurës, persekutimit ose burgosjes së padrejtë.

Demokracia liberale mbështetet në tre grupe të ndryshme të drejtash: të drejtave të pronës, të drejtave politike dhe të drejtave civile. Grupi i parë i të drejtave mbron pronarët dhe investitorët nga shpronësimi. I dyti siguron grupet që fitojnë zgjedhjet që të prezumojnë pushtetin dhe të zgjedhin politikat sipas preferencave – marrë si e mirëqenë se këto politika nuk shkelin dy llojet e tjera të të drejtave. Së fundmi, të drejtat civile garantojnë trajtim të barabartë përpara ligjit dhe akses të barabartë ndaj shërbimeve publike si edukimi.

Të drejtat e pronës dhe ato politike të dyja kanë përfitime të fuqishme. Të drejtat e pronës janë të interesit kryesor për elitën – pronarët dhe investitorët. Ata mund të jenë të pakët në numër, por mund të mobilizojnë burimet e tyre materiale nëse nuk i shkon e vetja. Ata mund të çojnë paratë gjetkë ose të zgjedhin të mos investojnë – duke imponuar kosto të konsiderueshme mbi pjesën tjetër të shoqërisë.

Të drejtat politike janë të interesit kryesor për masat e organizuara – klasën punëtore ose shumicën etnike, në varësi të strukturës dhe ndarjeve në shoqëri. Anëtarët e shumicës mund të jenë relativisht të varfër, por ata kanë numrat në anën e tyre. Ata mund të kërcënojnë elitën me kryengritje dhe shpronësim.

Përfituesit më të mëdhenj të të drejtave civile janë përkundrazi minoritetet që nuk kanë as pronësi dhe as numra. Kurdët turq, romët hungarez, liberalët rus ose indixhenët meksikanë zakonisht kanë pak pushtet në shtetet e tyre. Kërkesat e tyre për të drejta të barabarta nuk kanë potencën që kanë kërkesat për të drejta pronësore dhe politike.

Teoritë që synojnë të shpjegojnë origjinat historike të demokracisë kanë mbikëqyrur këtë asimetri mes pretenduesve për kategori të ndryshme të drejtash. Këto teori vërtiten kryesisht rreth një ujdie mes elitës së kamur dhe klasave punëtore: të përballur me kërcënimin e revoltës, elitat zgjerojnë franshizat dhe lejojnë masat të votojnë. Në kthim, masat – ose përfaqësuesit e tyre – bien dakord të mos shpronësojnë elitën.

Sigurisht, elita preferon një autokraci në të cilën të sundojë vetëm dhe të mbrojë vetëm të drejtat e saj. Pjesën më të madhe të historisë njerëzore ato kanë bërë sipas mënyrës së tyre.

Një ujdi demokratike bëhet e zbatueshme vetëm kur masat munden të organizohen dhe mobilizohen rreth interesave të përbashkta. Kjo e bën të besueshëm kërcënimin e tyre të rebelimit përpara ujdisë dhe kjo premton të mbrojë të drejtën e pronës më pas. Historikisht, mobilizime të tilla kanë qenë produkt i industrializimit dhe urbanizimit, luftërave dhe kryengritjeve anti-koloniale.

Por këto ujdi, për nga natyra, prodhojnë demokraci elektorale në vend të demokracive liberale. Pakicat e dëbuara që kanë barrën më të madhe në të drejtat civile nuk luajnë rol gjatë tranzicionit demokratik për arsyen e thjeshtë se nuk mund të sjellin asgjë në tavolinën e ujdisë. Ndaj ujdia demokratike prodhon të drejtat e pronës dhe ato politike, por rrallë të drejta civile.

E parë nga kjo perspektivë, gjëegjëza nuk është pse demokracia rezulton shpesh pseudodemokraci. Është se demokracia liberale nuk mund të shfaqet kurrë.

Një grup rrethanash që favorizon demokracinë libeale është mungesa e etnisë së pastër ose ndarje të tjera identiteti mes jo-elitarëve. Homogjeniteti kulturor dhe social do të thotë se nuk ka minoritet të identifikueshëm të cilin shumica mund ta diskriminojë. Shtetet skandinave historikisht, së fundmi dhe Japonia dhe Koreja e Jugut, i përafron këtij prototipi.

Një situatë e ndryshme që sjell një rezultat të ngjashëm është prania e ndasive të shumta ose të mbivendosura. Nëse nuk ka dallim të qartë shumicë-pakicë, secili grup në pushtet mund të jetë i gatshëm të njohë të drejtat e të tjerëve nga frika se mund të përballet me një përiudhë jashtë pushtetin në të ardhmen. Ky është lloji i balancës së pasigurt në të cilën, për shembull demokracia ‘konsociale’ e Libanit përdori – derisa rritja e ndryshme e popullsisë dhe ndërhyrja e huaj e shpërbëri.

Një mundësi e tretë është që ndasitë më të dallueshme etnike dhe raciale të shoqërisë të radhiten mes asaj që ndan masat nga elita pronësore. Në Afrikën e Jugut, për shembull, të bardhët ishin si elitë dhe minoritet racial. Kur qeveria e aparteidit negocioi me Kongresin Kombëtar Afrikan përpara tranzicionit demokratik të 1994, kërkoi dhe mori të drejta pronësie dhe civile për minoritetin e bardhë në shkëmbim të të drejtave politike për shumicën me ngjyrë. Kjo ujdi ka mbijetuar deri diku mirë, pavarësisht kohërave të vështira që demokracia e Afrikës së Jugut ka përjetuar që atëherë.

Ndoshta demokracia liberale ka pak të bëjë me balancën e pushtetit mes grupeve sociale dhe motivimeve të tyre strategjike. Ndoshta kërkon në vend të kësaj, zhvillim përgjatë kohës të një kulture të tolerancës dhe lirive civile. Ose ndoshta të dyja janë të nevojshme për të mbajtur institucionet që mbështesin të drejtat e pronës, politike dhe civile në afat kohor të gjatë.

Cilado qoftë arsyeja për shfaqjen e demokracisë liberale, ne nuk duhet të habitemi se sa e pazakontë është në praktikë. Shumë rrallë forcat politike angazhohen të prodhojnë një version të qëndrueshëm të tij.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi