Bordi i FMN miraton këstin e radhës; paralajmëron për konsolidimin fiskal
FMN, Komunikatë për shtyp Nr 15/222, 14 Maj 2015
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtare ka përfunduar rishikimin e katërt të performancës së Shqipërisë nën mekanizimin e zgjatur të Fondit (EFF). Përfundimi i rishikimit mundëson një disbursim të menjëhershëm të 28.88 milion SDR (rreth 35.9 milionë euro), duke e çuar shumën totale të disbursuar në 123.1 milion SDR (rreth 153.1 milion euro). Vendimi u mor pa një takim formal.
Të gjitha kriteret e performancës u përmbushën, Brenda kufijve të kënaqshëm. Të gjitha kriteret strukturore, me përjashtim të njërës, u përmbushën.
Rimëkëmbja ekonomike po ndodh në Shqipëri, por rritja mbetet nën potencial. Niveli i lartë i huave me probleme i bën bankat të prirura ndaj rrezikut dhe rritja e kredisë mbetet e dobët, pavarësisht lehtësimit monetar. Rreziqet e programit mund të rriten nga presionet e jashtme dizinflacioniste, kompleksitetin e reformave të sektorit të energjisë dhe nevojës për angazhim të qëndrueshëm politik ndaj rregullimit fiskal.
Autoritetet duhet të mbrojnë objektivat e deficitit buxhetor 2015 nga rreziku i rënies së të ardhurave nga renta e naftës dhe presioneve të jashtme dizinflacioniste. Reduktimi i borxhit public në afatin e mesëm do të kërkojë angazhim politik për të mbajtur konsolidimin domethënës fiskal që filloi në 2014. Lehtësimi monetary i kujdesshëm i bankës qendrore është i përshtatshëm. Adresimi i nivelit të lartë të NPL-ve është thelbësor për rigjallërimin e kredisë. Fokusi mikro-prudencial në segmented me rritje të shpejtë të sistemit bankar është i përshtatshëm. Mungesat rregullatore në mbikëqyrjen jo bankare duhet të plotësohen menjëherë. Ndërsa rezultatet e para nga reformat ambicioze të qeverisë për sektorin e energjisë kanë qenë mbresëlënëse, vazhdimi i përpjekjeve është kritik.
Bordi Ekzekutiv miratoi marrëveshjen 36-mujore të EFF për Shqipërinë më 28 shkurt 2014 në një shumë ekuivalente me 295.420.000 SDR (rreth 367.500.000 €, 492,4 për qind të kuotës së vendit në Fondi).