Hapu Evropë! Lëri emigrantët të vijnë

Nga Philippe Legrain, botuar në bota.al, 10 maj 2015

Screen-Shot-2015-05-09-at-17.24.44

 

Mijëra njerëz janë mbytur, në përpjekje për të mbërritur në Europë – vlerësohet se ka patur 1250 viktima, vetëm në muajin prill. Duke ua mohuar njerëzve të dëshpëruar, mundësinë për të kaluar kufijtë ligjërisht, qeveritë evropiane janë duke i shtyrë ata drejt aventurave vdekjeprurëse. Çfarë ndodh nëse Evropa – apo Shtetet e Bashkuara – do të kenë një qasje të ndryshme: t’i lejojnë njerëzit të vijnë e të shkojnë lirisht?

Mbrojtësit e politikës “Kalaja e Europës” janë të bindur: Nëse Evropa braktis kontrollin e emigracionit, ajo do të “mbytet” nga të huajt, dhe ekonomitë e shoqëritë tona do të shembeshin.

Kjo është një frikë e rrënjosur thellë, a thua se emigrantët janë barbarët tek porta. Por shumica e njerëzve nuk duan të largohen nga shtëpia, shumë më pak përgjithnjë, dhe shumë të tjerë thjesht nuk mundin.

Për më tepër, ata që lëvizin, nuk duan të gjithë të shkojnë në të njëjtin vend. Dhe larg nga të qenit një barrë për shoqërinë, e lëre më pastaj një ushtri pushtuese, të ardhurit kanë shumë për të kontribuar. Merrni në konsideratë faktet. Në vitin 2004 dhe 2007, Bashkimi Evropian pranoi në gjirin e vet 10 nga vendet ish-komuniste më të varfra. Prej atëhere, qytetarët e Bashkimit Evropian kanë të drejtë të lëvizin lirisht në të gjithë unionin, pra 100 milion njerëz nga këto shtete të Evropës Qëndrore dhe Lindore, mund të kenë emigruar drejt vendeve më të pasura.

Dikush mund të ketë parashikuar se kjo do të ndodhte, pasi të ardhurat mesatare në Suedi ishin më shumë se 8 herë më të larta sesa ato në Rumani. (Për krahasim, Produkti i Brendshëm Bruto për person në Shtetet e Bashkuara, është rreth 5 herë më i lartë se në Meksikë). Megjithatë, vetëm rreth 4 milionë evropiano-lindorë, kanë emigruar që nga viti 2004, ndërsa shumë të tjerë vijnë dhe shkojnë.

Dyert e hapura priren të jenë edhe rrotulluese. Përvoja historike e Amerikës e konfirmon këtë.

Deri në vitet ‘50, kur Shtetet e Bashkuara mezi e kontrollonin kufirin e saj me Meksikën, meksikanët kalonin kufirin për të kryer punë sezonale, por pak prej tyre zgjidhnin të jetonin përfundimisht në SHBA.

Shumica e njerëzve preferonin të mos shkuleshin nga vendet e origjins. Për më tepër, pagat që emigrantët fitojnë në një vend të pasur, vlejnë shumë kur jeton në një vend të varfër. Dhe dikush që punon jashtë vendit ka statusin më të lartë në shtëpi, ndërsa emigrantët në një vend të pasur e fillojnë nga fundi.

Në mënyrë të padrejtë, përpjekjet amerikane për të mbyllur kufirin, çuan në rritjen e numrit të atyre që zgjodhën të ngulen në SHBA në mënyrë të përhershme:Njerëzit nxituan të lëviznin përpara shtërngimit të kontrolleve kufitare, pastaj qëndruan për një jetë më të mirë.

Përvoja në Evropë është e ngjashme. Spanja, nuk pati aplikuar kontrollin e emigracionit ndaj afrikano-veriorëve deri në vitin 1991. Deri atëherë, këta të fumdit mund të vinin për të mbledhur të korrat, por nuk tuboheshin nëpër anije problematike, për të lëvizur në Evropë.

Frika, se Evropa do të “mbytet”, nëse hapet ndaj emigracionit është e gabuar. Por nëse ka një rritje të madhe të emigracionit, ose nëpërmjet një politike të dyerve të hapura, ose për shkak se shumë prej punëtorëve të huaj dhe refugjatëve do të pranohen, cili do të jetë ndikimi i saj?

Ardhja e papritur në Izrael në fillim të viteve ’90, të shumë hebrejve rusisht-folës, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, na jep një shembull ekstrem. Ata emigrantë kryesisht nuk flisnin hebraisht, s’kishin asnjë përvojë të kapitalizmit, dhe u zhvendosën për arsye politike, jo për shkak se kërkohej puna e tyre.

Të porsaardhurit, e rritën popullsinë në moshë pune në Izraelit me 8 përqind më shumë, në vetëm 2 vjet, dhe me 15 përqind gjatë 7 viteve që pasuan. Kjo do të ishte e ngjashme, me mbërritjen në Bashkimin Evropian të 50 milionë të huajve në moshë pune. A u rrit papunësia dhe ranë pagat? Jo, pas 7 vitesh, shkalla e papunësisë ishte më e ulët dhe pagat ishin në nivelet e tyre të mëparshme. Kjo është për shkak, se nuk ka një numër të caktuar vendesh pune të cilat kërkohen vazhdimisht, ndërsa të ardhurit e rinj, krijuan një kërkesë shtesë për punën e të tjerëve.

Fluksi i punës, nxiti ndërkaq një bum investimesh, që shumë shpejt ribalancoi pagat. Një studim i kohëve të fundit i Komisionit Evropian po ashtu konfirmon, se emigrantët e Evropës Lindore nuk i kanë dëmtuar punëtorët lokale në Evropën Perëndimore. Për ta bërë më të madh efektivitetin e të sapoardhurve, kjo ndihmon në rast se tregu i punës është i përshtatshëm, dhe puna me kohë të pjesshme e lehtë për t’u gjetur.

Borxhet e mëdha të Evropës, investimi i dobët dhe rënia demografike, kanë krijuar frikën e “laikëve”- që është afat-gjatë – për stanjacionin ekonomike. Dhe në këto kushte, rritja e emigracionit mund të jetë lëngu vital, që kontinenti plak ka nevojë gjatë dekadave të ardhshme. Pa emigracionin, popullsia në moshë pune e Bashkimit Evropian, parashikohet të bjerë nga 336 milionë në vitin 2010 në 300 milionë në vitin 2030, ndërsa numri i njerëzve mbi moshën 65-vjeç do të rritet nga 87 në 123 milionë, gjatë së njëjtës periudhë.

Të ardhurit e rinj, mund të ndihmojë gjithashtu të paguajnë për brezin e “baby boomers”, që tashmë ndodhet në prag të daljes në pension. Sigurimi i kujdesit për të moshuarit, është fusha më e shpejtë në Europë, përsa i përket rritjes së punësimit. Studimet nga organizata me bazë në Paris për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim, tregojnë se emigrantët kanë prirjen të jenë kontribues neto në financat publike.

Të arsimuar jashtë vendit, ata janë zakonisht të rinj dhe të shëndetshëm, dhe nuk ka gjasa të kenë një pension nëse largohen përsëri. Larg nga të qënit një kërcënim për programet e mirëqenies në Evropë, rritja e emigracionit mund t’i bëjë ata më të qëndrueshëm. Një fluks i tatimpaguesve të rinj, do të lehtësojë barrën e borxhit të popullsisë ekzistuese.

Ndërsa borxhi publik për person në Bashkimin Evropian është gati 25 mijë euro, një rritje prej 10 përqind e popullsisë, do ta zvogëlonte borxhin për person me 2300 euro. Më mirë akoma, të ardhurit e ndryshëm dhe dinamike, mund të ndihmojnë në nxitjen e ideve të reja dhe bizneseve, të cilat do të rrisin standardet e jetesës për evropianët.

Në Britani, emigrantët kanë pothuajse dy herë më shumë gjasa sa banorët vendës, që të jenë sipërmarrës. Ashtu si fillimi e një biznesi, emigrimi është një sipërmarrje e rrezikshme, që kërkon shumë mund për ta kryer dhe kosto financiare për të paguar. Përfitimi më i madh i të gjithës, natyrisht, është se Deti Mesdhe nuk mund të jetë më një varrezë e madhe.

Dhe njerëzit më të varfër sesa vetja jonë, mund të gëzojnë një përmirësim të madh në standardet e jetesës, sesa mund të arrijnë përmes çdo lloj ndihme të jashtme. Evropa duhet të ketë guximin të hapë kufijtë ndaj emigrantëve.

* Philippe Legrain, këshilltar ekonomik i presidentit të Komisionit Evropian në vitet 2011-2014. Është autor i librit “Pranvera Evropiane:Pse ekonomitë tona dhe politika janë rrëmujë – dhe si duhet vendosur rregull”. /NYT

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi