Të rindërtosh qeverisjen

Nga Jean Pisani-Ferry*, sipas reporter.al, 6 maj 2015

6490973-jean-pisani-ferry-l-homme-qui-dessine-la-france-de-20251

 

Koha e do që qeveritë të përshtaten me nevojat e shpejta dhe në ndryshim të qytetarëve, të cilët kanë kërkesa më të mëdha nga ç’mund të ofrojnë politikat tradicionale, shprehet Jean Pisani-Ferry.

Që kur u shfaq kriza financiare në vitin 2008, qeveritë në shtetet e përparuara kanë qenë nën presion të konsiderueshëm. Në shumë shtete, të ardhurat nga tatimet ranë kur ekonomia u kontraktua, të ardhurat u ulën dhe transaksionet e pronave të paluajtshme ndalën. Rënia në të ardhurat nga taksat ishte në shumicën e rasteve e papritur, e thellë dhe e gjatë. qeveritë nuk kishin zgjidhje veçse të ngrinin taksat ose të mësohej me të ardhurat e ulëta.

Në disa shtete magnituda e shokut ishte aq e madhe saqë rritja e taksave nuk mund ta mbushte hendekun. Në Spanjë, pavarësisht rritjes së taksave me vlerë më shumë se 4% e PBB që prej 2010, norma taksim-PBB ishte vetëm 38% në 2014, krahasuar me 41% në 2007. Në Greqi, rritjet e taksave u llogaritën në 13% të PBB gjatë të njëjtës periudhë, por norma e taksimit u rrit me vetëm gjashtë për qind. Gjetkë, limitet politike për të rritur taksat ishin arritur përpara se hendeku të mund të mbushej. Me vullnet ose jo, prioritet iu dha uljes së shpenzimeve.

Iluzioni rreth rritjes së ardhshme i shtohet presionit. Të dhënat e prodhueshmërisë përgjithësisht janë dobësuar gjatë viteve të fundit dhe kjo sugjeron se rritja në vitet e ardhmshme mund të jetë më e ngadalë nga sa pritej. Rritja e të ardhurave megjithatë duket e pamjaftueshme për t’u përshtatur me valën e madhe të shpenzimeve publike të kohës për shëndetësi dhe pensione.

Kjo është një krizë shumë e ndryshme nga ato të përjetuara në vitet 1980 dhe 1990. Atëherë, çështja kryesore ishte politike: legjitimiteti dhe efikasiteti i shpenzimit publik ishte i sulmuar. Në fjalët e presidentit amerikan Ronald Reagan, qeveria ishte problemi, jo zgjidhja. Shteti, u shpall me të madhe, duhej të tërhiqej.

Përkundrazi, shqetësimet e sotme janë ekonomike. Mosmarrëveshjet partizane rreth ndërhyrjes së duhur të qeverisë mbeten, por nuk ka refuzim të përgjithshëm për ndërhyrjen shtetërore. Shpesh, nuk janë interesat ose ideologjitë ato që i bëjnë shkurtimet në shpenzimet publike të pashmangshme – vetëm faktet.

Si mund të ngrihen qeveritë ndaj sfidës? Rreziku që ato hasin është i mjaftueshëm: në mungesë të një rindërtimi të thellë, shpenzimi intercial është i detyruar të zërë vendin e shpenzimeve në prioritetet dhe politikat e reja.

Tashmë, shtetet që janë detyruar të bëjnë shkurtime shumica kanë sakrifikuar përgjithësisht investimet infrastrukturore publike. Kërkimi është një tjetër fushë në rrezik. Investimet sociale në programe që shlyejnë në afat të gjatë, si kujdesi parashkollor i fëmijëve, po vuajnë nga kufizimet financiare.

Siguria kombëtare nuk ka marrë prioritetin që meriton, pavarësisht kërcënimeve në rritje. E fundit po jo nga rëndësia, zgjidhjet e improvizuara si ngrirja e zgjatur e pagave mund të dëmtojë me kalimin e kohës cilësinë e shërbimeve publike.

Për fat të mirë, ka disa gjëra që qeveritë mund të bëjnë për të zvogëluar efektet e shpenzimeve inerciale. Si fillim, ata mund të sistematizojnë vlerësimet e eficencës së parave publike. Në shumë shtete, vlerësime të tilla janë të rralla dhe kuturu: parlamentet shpesh miratojnë politika pa e ditur nëse ia vlen barra qiranë dhe mund të duhet më shumë kohë përpara se politikat jo efektive të mbyllen. Kjo është arsyeja përse mundësimi i legjislacionit për programet e shpenzimit duhet të përmbajë klauzola me shtesa që i drejtohen vlerësimit të pavarur.

Së dyti, rishikimet e shpenzimeve, gjithashtu duhet të sistematizohen. Vendosja e prioriteteve detyron zgjedhje të vështira që duhet të bëhen të qarta. Në një botë ideale, këto zgjedhje do të ishin fokusi i debateve elektorale dhe punës parlamentare. Por pas çdo linje buxhetore gjendet një elektorat që i josh politikëbërësit që të mos marrin vendime të vështira. Kjo është arsyeja përse mbikëqyrjet e strukturuara të shpenzimeve janë të dobishme: ato i detyrojnë zyrtarët të ngrenë urë mes hendekut dhe mjeteve dhe inkurajojnë vendimmarrje demokratike të informuara.

Së treti, qeveritë duhet të pajisen me një buxhet të rindërtuar. Siç e dinë kompanitë private, transformimet shpesh kushtojnë para përpara se të sjellin kursime. Kjo mund të jetë për shkak se ndryshimet kërkojnë investim në teknologji të re, ritrajnim të punonjësve ose thjesht blerje të miratimit të palëve të interesuara. Paratë e rezervuara në buxhet për rindërtime të tilla të programeve qeveritare do të ishin një investim i mirë.

Së katërti, qeveritë duhet të promovojnë inovacionin në sektorin publik. Ndryshe nga paragjykimi, qeveritë vendase dhe agjencitë publike sjellin risi; çfarë mungon është një mekanizëm për të përzgjedhur dhe përhapur inovacionet në të njëjtën mënyrë siç tregu përzgjedh produktet e reja dhe proceset kosto-kursim. Një mënyrë më e mirë për të ofruar një shërbim publik mund të mbetet e panjohur për vite. Kjo mund të ndryshojë nëse qeveritë marrin hapa të thjeshtë si ndarja e më shumë fondeve për projekte bazë dhe organizimi i konkurseve. Për shembull, shkollat në lagjet në disavantazh duhet të lejohen të marrin pjesë në tendera për fonde për inovacion arsimor.

Së fundmi por jo nga rëndësia njerëzit duhet të fuqizohen. Qytetarët duan një shtet më të zgjuar që i bën veprime për nevoja lokale. Në periudhën dixhitale, ata duan që ai të përputhet me standardet e reja të shpejtësisë, seriozitetit dhe personalizimit. Ata sfidojnë vazhdimisht pikëpamjen tradicionale se eficenca dhe barazia sjellin më pak zgjedhje individuale. Dhe ata duan që qeveria të jetë e hapur, të garantojë akses te të dhënat dhe ta bëjë eficencën dhe efikasitetin e saj më të vëzhgueshme.

Këto janë forca të fuqishme për ndryshim dhe qeveritë e sulmuara duhet t’i shfrytëzojnë ato për të arritur qëllimin e rindërtimit për të cilin kanë nevojë urgjente. Alternativa është të pranojnë keqësimin e cilësisë së shërbimeve publike, që do të çonin vetëm në një humbje të legjitimitetit qeveritar dhe bashkë me të një pakësim të vullnetit për të paguar taksa.

*Jean Pisani-Ferry është një profesor në Shkollën e Qeverisjes Hertie në Berlin dhe aktualisht shërben si Komisioner i Përgjithshëm për Planifikimin e Politikave të Qeverisë së Francës.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi