Trendet e punësimit rinor në Shqipëri

Studim nga CDI/Shtetiweb, autor Ardian Haçkaj, prill 2015

img_140807_beograna1

TEKSTI I PLOTE I STUDIMIT

Ky studim shumë i rëndësishëm është pjesë e aktiviteteve të Friedrich- Ebert-Stiftung, të cilat mbështesin zhvillim e një sistemi shqiptar të edukimit dhe trajnimit profesional, i cili i përshtatet nevojave social-ekonomike të vendit. Që gjatë punimeve të një konference qe organizuam në vjeshtë të vitit 2013 me punëmarrës, investitorë të huaj, mësues dhe përfaqësues qeveritar, ne evidentuam se sa shumë të rëndësishme janë aftësitë e orientuara drejt tregut të punës për të ndertuar nje ekonomi eficente, si dhe për të tërhequr investimet e huaja. Ne do të vijojmë përpjekjet tona në bashkëpunim me të gjithë aktorët e tregut të punës në vjeshtë 2015, periudhë në të cilën do të krijojmë një platformë për identifikimin, bërjen me dije, përputhjen dhe zhvillimin e kërkesave të tregut të punës për profesionet më të rëndësishme dhe kualifikimet respektive që janë të nevojshme në Shqipëri. Në vijimësi – dhe ky është konteksti në të cilin është realizuar ky studim- ne jemi duke bashkëpunuar me organizata rinore locale dhe kombëtare, si dhe me Shërbimin Kombëar të Punësimit për të përmirësuar dhe përshtatur informacionin që brezi i ri dhe prindërit e tyre kanë nevojë të dinë mbi tregun e punës së Shqipëri, në mënyrë që të planifikojnë sa më mirë karrierën e tyre profesionale.

Tregu i punës në Shqipëri është mjaft specifik dhe i pakrahasueshem me asnjë treg të të njëjtit lloj në vendet e zhvilluara industrial të Europës. Tregu i punës në Shqipëri duket të jetë i ndarë në tre pjesë: shifrat e tremujorit të fundit të vitit 2014 nga INSTAT tregojnë për një administratë publike me rreth 164 mijë individe të punësuar (ose 17,7%); kompanitë private të regjistruar në sektorin industrial të cilat ofrojnë rreth 320 mijë vende pune ( ose 34.4%); dhe sektori i bujqësisë, për të cilin të dhënat zyrtare tregojnë për më shumë se 440 mijë individë (pjesa e mbetur 47,9%).

 Kur flasim në përgjithësi për tregun e punës të një shtëti, kemi parasysh një “platform” në të cilën ofertat për punë përshtaten me kërkesat për punë dhe ku mekanizmi sigurohet që oferta dhe kërkesa të përputhen dhe në sasi dhe në cilësi.Në Shqipëri tregu i punës është disi ndryshe. Kjo do të thotë se edhe sektorët e njohur të tregut të punës nuk kanë një treg i mirëfilltë. Për shembull, të marrit në punë (dhe të shkarkuarit nga puna) në sektorin public është në një farë mënyrë e varur nga anëtarëia në parti politike – ky është një element i përsëritur në raportet e progresit që përgatit Bashkimi Evropian. Nga ana tjetër, po të kemi parasysh se rreth 90% e kompanive të rregjistruara në Shqipëri janë biznese familjare me 1-4 punonjës, na duhet të pranojmë se as ky sektor nuk është pjesë e një tregu të hapur të punës, duke qënë se vetëm anëtarët e familjes mund të punësohet aty, me apo pa një kontratë të ligjshme pune. Pra, ne mund të flasim për një “treg të hapur të punës” vetëm për pjesën e mbetur të kompanive të regjistruara., ku kompanitë me më shumë se 80 punonjës përfaqësojnë vetëm rreth 1% të kompanive industrial (por punësojnë 1/3 e punonjësve)

Nga ana tjetër, na duhet të pranojmë se Shqipëria me rreth 3 Milion shtetasit e saj ka një fuqi punëtore (15-64 vjec) që përbën më shumë se 68% të popullsisë ( WKA – Dhoma e Tregtisë Austriake, 2011) – që do të ishte një shifër përafërsisht 2 milion njerëz. Në bazë të pyetësorëve tremujor rreth fuqisë punëtore zhvilluar në 2014, kishte më pak se 1 Milion individë të deklaruar si të punësuar ne Shqipëri. Pra, ka më shumë se 1 Milion individë mes 15 dhe 64 vjec të cilët ose nuk kanë një kontratë të rregullt punë (si rrjedhim nuk janë as të siguruar), ose janë realisht të papunë ( megjithatë për një analizë më të plotë duhet të marrim në konsideratë edhe ata që janë duke studiuar apo nën-grupe të tjera). Impakti i grupeve të mëdha që janë jo aktive në punësim, dëmton kapitalin social të një vendi ne planin afatgjatë. Vecanërisht nësë fokusohemi tek gjenerata e re, e cila në Shqipërinë që është një vend me popullsi të re, nuk është një grupim i vogël. Nëse vendi dëshiron të zhvillojë ekonominë dhe mirëqënien e tij, shumë më shumë duhet të bëhet për brezin e ri, i cili shpesh etiketohet si “avantazhi krahaues i Shqipërisë” dhe “e ardhmja e vendit”. Situata aktuale e punësimit, me një të tashme të shkretë, nuk i jep shumë shpresë brezit të ri për një të ardhme më të mirë. Në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Punësimit dhe CDI/ ShtetiWeb.org, ne kemi realizuar një studim kërkimor mbi tregun e punësimit për të rinjtë.

Në këtë studim ne paraqesim gjetjet dhe përpiqemi të japim disa këshilla praktike dhe të dobishme për të rinjtë shqiptarë dhe prindërit e tyre, në lidhje me planifikimin e një karriere profesionale dhe edukimin/ trajnimit profesional respektivë. Gjetjet tregojnë për shumë paragjykime dhe shpresa të rreme të prindërve dhe fëmijëve të tyre, të cilat i orientojnë ata drejt zgjedhjeve më pak eficiente për karrierë.Numri i studentëve të regjistruar dhe atyre që është diplomuar vazhdon të jetë në rritje, por pa asnjë lloj lidhje me kërkesat e vërteta të tregut të nesërm të punës. Ky keq-planifikim rrezikon t’i bëjë këta të rinj të paaftë të gjejnë një punë dhe/apo të kenë një pozicion pune që lidhet me profesionin e tyre,si dhe të përfundojnë suksshëm periudhën tranzitore nga shkolla në punë. Shumë para dhe edhe më shumë shpresa shkojnë dëm për shkak të pritshmërive të gabuara dhe mungesës së informacionit.Gjetjet e këtij studimi kanë si synim të kontribuojnë pozitivisht në këtë situatë. Për politikë-bërësit dhe punëdhënësit, ky studim tregon rëndësinë e një bashkëpunimi më të ngushtë me institutet e edukimit apo trajnimit, me qëllim zhvillimin e kurrikulave më adapte për shkollat dhe universitetet, dhe mbi të gjitha për konceptimin dhe zhvillimin e sistemit të trajnimit profesional. Nëse Shqipëria do të ketë një ekonomi modern, të drejtuar nga e ardhmja, të aftë për të konkuruar ne tregun Evropian, atëhere duhet shumë shpejt një rikonceptim prej të gjithë aktorëve. Të filluarit me të rinjtë, është një fillim i mbarë.Ky studim përpiqet të ofrojë disa pika strategjike për reflektim dhe politë-bërje.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi