“Politikat Publike në Ballkanin perëndimor”
Një libër i publikuar nga Research on South Eastern Europe European Institute, London
Ekonomitë në zhvillim dhe në tranzicion përballen me sfida të panumërta në përpjekjet e tyre për arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit politik dhe ne nxitjen e rritjes ekonomike, kaq thelbësore për sigurinë kombëtare, mirëqenien sociale të qytetarëve dhe krijimin e mjediseve të qëndrueshme për brezat e ardhshëm. Qeveritë në Ballkanin Perëndimor kanë luftuar për të arritur gjithçka më sipër, dhe ky vëllim vlerëson natyrën e eksperiencave të tyre, si dhe nivelin e suksesit të tyre. Duke sjellë studimin e detajuar të rasteve të reformave të politikave publike në rajon, si dhe nj analizë krahasuese mbi një sërë treguesish, libri analizon rolin e lojtarëve kyç në përcaktimin e axhendës politike, si dhe zbatimin e reformave të politikave. Gjithashtu parashtron mësimet që mund të nxirren nga përvoja e Ballkanit Perëndimor, duke rekomanduar strategji për përmirësimin e proçesit të hartimit të politikave. Përveç kësaj, libri shqyrton rolin zhvillimor të luajtur nga spektri i plotë i aktorëve të politikës, duke përfshirë sektorin privat, OJQ, grupet e veçanta të interesit, institucionet financiare ndërkombëtare, donatorët dhe BE.
Çdo rast studimor është përgatitur nga akademikë me njohuri dhe përvojë të thellë të Ballkanit Perëndimor, dhe adreson një sërë pyetjesh: identifikimi i çështjes së politikave dhe konteksti i saj më i gjerë, përcaktimi i roleve të individëve të veçantë në formulimin e politikave dhe reformave, dhe vlerësimin e ndikimit të rrjeteve dhe koalicioneve në proçesin e bërjes së politikave. Me kaq pak literaturë të hollësishme për bërjen e politikave publike në një grup kombesh të pozicionuar në mënyrë strategjike në mes të Evropës, Rusisë dhe Lindjes së afërt, njohuritë e detajuara që ofrohen nga ky vëllim do të mirëpriten gjerësisht.
Ky libër ofron studime të rasteve të veçanta të reformave të politikave publike në vendet e zgjedhura të zgjedhura të Ballkanit Perëndimor pas konflikteve dhe gjatë tranzicionit. Fokusi i këtyre rasteve studimore shtrihet përtej aspekteve teknike dhe përfshin ekzaminimin thelbësor të aktorëve të politikave, elektoratet dhe politikat, të cilat në fund të fundit formësojnë politikën e veçantë që del nga proçesi i hartimit të politikave. Kjo analizë nxjerr mësime për forcimin e cilësisë së politikave, të transparencës, qëndrueshmërisë dhe qeverisjes së proçesit të hartimit të politikave, dhe së fundmi për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të rajoni