Rritet ekspozimi i buxhetit ndaj rreziqeve, gati njësia e posaçme për menaxhimin e tyre

Sipas Monitor, 29 prill 2015

Budget-002

Shqipëria, si çdo vend, përballet me një sërë rreziqesh për financat e saj publike. Faktorët e jashtëm të tilla si krizat financiare dhe të Eurozonës do të vazhdojnë të kenë ndikim të fortë në ekonominë shqiptare për shkak të dimensionit të vogël dhe të varësisë së rëndësishme nga remitancat e diasporës shqiptare. Banka Botërore në Strategjinë e Menaxhimit Financiar 2014-2020 të prezantuar pak ditë më parë nga Ministri i Financave

Rreziku i parë lidhet me raportin e lartë midis borxhit dhe PBB-së që shoqërohet me një kosto të konsiderueshme të shërbimit, rrisqe të lidhura me interesat dhe kursin e këmbimit, risqe të cilat përkeqësohen nga niveli i ulët i të ardhurave të qeverisë në raport me PBB-në.

Rrisk tjetër janë problemet teknike dhe financiare në shoqëritë përgjegjëse për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike dhe përgjegjësia “de- facto” e Qeverisë për të garantuar furnizim të rregullt me energji elektrike përbëjnë aktualisht një rrezik tjetër kryesor fiskal në planin afatshkurtër dhe afatmesëm.

Vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut për kompensimin e pronarëve të tokave të konfiskuara gjatë epokës komuniste mund të ketë ndikim serioz në buxhetin e shtetit në periudhën afatgjatë.

Aftësi të mjaftueshme brenda Qeverisë në përgjithësi dhe Ministrisë së Financave në veçanti, për zbulimin, monitorimin dhe propozimin e masave për lehtësimin e rreziqeve të ndryshme fiskale dhe financiare me të cilat përballet qeveria.

Devijimi midis shpenzimeve faktike dhe të planifikuara për llojet e shpenzimeve që priren të shoqërohen me risk.

Rreziku i lidhur me borxhin do të vazhdojë të vlerësohet dhe menaxhohet nga Departamenti i Borxhit. Një funksion i veçantë do të krijohet për vlerësimin dhe propozimin e masave për lehtësimin e rreziqeve fiskale dhe financiare.

Kjo njësi do të përgatisë vlerësimet e rrezikut për përfshirjen në dokumentacionin e buxhetit, do të këshillojë Ministrinë e Financave mbi masat e lehtësimit të riskut dhe monitorimin e rreziqeve.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi