Miliardat e investimeve që u zmbrapsën

Nga Blerina Hoxha, botuar në Monitor, prill 2015

15-01-27-10-17-34big_rama_investitoret_e_huaj

Që nga viti 2008, dhjetëra kontrata investimesh të huaja janë zhbërë. Projektet në energji, turizëm, parqe industriale dhe përpunim që do të gjeneronin 12 miliardë dollarë investime dhe 160 mijë vende pune janë shuar, pasi kanë nënshkruar marrëveshjet me qeverinë. Në sfond të krizës ekonomike që bllokoi financimet, arsyet reale të dështimeve të projekteve kolosale lidhen me problemet e pronësisë, procedurat e gjata për marrjen e lejeve dhe mungesa e incentivave fiskale

Faji i krizës ekonomike që pakësoi financimet apo modeli joefikas shqiptar për investitorët e huaj ka zmbrapsur gjatë dy dekadave të fundit miliarda euro në fushën e turizmit, energjisë, parqeve industriale dhe në sektorin e përpunimit.

Projektet në fjalë nuk ishin dëshira të propozuara në takimet e investitorëve të huaj me zyrtarët shqiptarë, por plane konkrete, për të cilat ishin finalizuar marrëveshjet dhe kontratat dhe madje Këshilli i Rregullimit të Territorit kishte dhënë lejet përkatëse.

Por sot gjenden vetëm rrugët e shkreta që të çojnë në parcelat ku do zhvilloheshin superinvestimet dhe projektet voluminoze me mokete nëpër sitet e internetit.

Shumëkush mban mend nënshkrimin e dy kontratave me vlerë 1 miliard euro investime në zonën e Kavajës, pikërisht në Synej dhe në Gose që së bashku me një port të posaçëm jahtesh synonin në mënyrë të kombinuar të ofronin shërbimet e turizmit elitar. Resorti në Gose (Vilbashtovë) do të zhvillohej nga konsorciumi britanik Development sh.p.k. dhe ai në Synej nga konsorciumi zviceran Finsec ltd.

Projektet kaluan të gjitha fazat e miratimit dhe të përzgjedhjes nga autoritetet shqiptare, madje qeveria e shqiptare u angazhua edhe për infrastrukturën mbështetëse në shërbim të tyre. Sot e kësaj dite është rruga e re e shtruar që të çon në Vilbashtovë, tashmë e shkretë dhe pa asnjë projekt në horizont. Po në këtë mënyrë u shuan edhe investimet në tetë zonat industriale të vendit.

Dy herë u prishën kontratat për zonën industriale të Spitallës, ku sipas projektit do të angazhoheshin 1 miliard lekë dollarë dhe do të gjeneroheshin të paktën 20 mijë vende pune.

Në heshtje u shuan edhe kontrata e kompanisë italiane “Enel” për ndërtimin e dy termocentraleve në rajonin e Durrësit dhe projekti “Enpower Albania” nga Mockada për prodhimin e energjisë së erës në Vlorë.

Zana Guxholli, ish-këshilltare për ekonominë në qeverisjen “Berisha”, tha se, pengesa themelore e finalizimit të këtyre investimeve kanë qenë kriza ekonomike e vitit 2008. Bankat e mëdha ndërkombëtare rrudhën planet e tyre të financimit. Të njëjtën linjë ndoqën edhe bankat në Shqipëri, – tha zonja Guxholli, sipas së cilës investitorët u tërhoqën për mungesë mjetesh financiare.

Por Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes ka zbardhur disa arsye të tjera. Nga një rishikim që u është bërë parqeve industriale në vend është mësuar se, ndërtimet pa leje në këto zona, çështjet e pronësisë dhe mungesa e lejeve nga autoritetet lokale e kanë bërë të pamundur zhvillimin e shumë prej projekteve.

Projektet miliarda euro janë katandisur në disa kacidhe për ekonominë shqiptare, ku Investimet e Huaja Direkte në vitin 2014 ishin 800 milionë euro me rënie 13% në krahasim me 2013-n dhe perspektiva nuk është shumë premtuese.

Tani kur vendet e rajonit kanë shtuar agresivitetin, duke lehtësuar kushtet për investitorët, Shqipëria ka humbur konkurrueshmërinë, pasi me rritjen e taksave renditet si vendi i dytë me barrën më të lartë fiskale në rajon. Tarifat e korrupsionit janë një tjetër pengesë, pasi 29% e bizneseve kanë pohuar për Bankën Botërore se japin ryshfet. Paqartësitë në pronësinë e tokave dhe mungesa e një oferte konkrete nga qeveria për investitorët duket se janë pengesat e radhës.

Zbardhen arsyet pse dështuan parqet industriale

Në prill të vitit të kaluar, një grup pune i ngritur nga Ministria e Ekonomisë me asistencën e ekspertëve të Universitetit të Harvardit ka ushtruar një ekzaminim në parqet industriale në të gjithë vendin dhe ka evidentuar mundësitë se cilat prej tyre mund të zhvillohen. Qeverisja e mëparshme kishte miratuar 10 parqe industriale në të gjithë vendin, nga të cilat vetëm një ishte projektuar zonë e lirë ekonomike.

Ekspertiza e Ministrisë së Ekonomisë i ka propozuar qeverisë që të revokohet statusi i Parkut industrial në Shëngjin, pasi nuk ka hapësira të lira për zhvillimin e një Zone Ekonomike. Shoqëria gjermane “ATX Shëngjin” nuk ka aplikuar për leje zhvillimore komplekse dhe garancia bankare nuk është rinovuar. Arsyet e moszhvillimit të zonës lidhen me sipërfaqet jo të mjaftueshme të vëna në dispozicion. Gjithashtu nuk janë kryer studimet e fizibilitetit, teknike dhe financiare. Me një sipërfaqe mbi 3 hektarë, vlera investimit llogaritej me 17 milionë euro.

Zona industriale në Koplik nuk është zhvilluar, pasi qeveria nuk ka miratuar kontratën ndaj kompanisë italiane “Degennaro grup”, për shkak së aksionerët e kompanisë ishin në akuzë për aktivitet mafioz në vendin fqinjë. Zona është programuar për t’u shtrirë në mbi 60 hektarë dhe me një vlerë investimi mbi 18 milionë euro dhe 16 mijë vende pune. Në këtë zonë ishin programuar të zhvilloheshin aktivitetet e agropërpunimit, magazinimit, import-eksportit, restorante, shërbime bankare etj.

Për zonën industriale të Siptallës, procedurat kanë ngecur në përzgjedhjen e zhvilluesit nëpërmjet VKM nr. 391, datë 21.2.08, që ishte kompania turke, “Kurum international”. Është shtuar numri i ndërtimeve pa leje brenda zonës ekonomike dhe projekti nuk është zhvilluar për arsye të problematikave që kanë lindur nga shpronësimi dhe procedurat e gjata në marrjen e lejeve mjedisore. Parku ishte programuar në një sipërfaqe 850 hektarë, ajo synonte të ishte më e madhja në vend me aktivitet në industri, agropërpunim, magazinim etj.

Parku industrial i Vlorës nuk është zhvilluar, pasi projekti nuk ka mundur të funksionojë për shkak të mungesës së infrastrukturës mbështetëse dhe të ndërtimit të objekteve pa leje brenda zonës. Në korrik 2014, kompania “Zumax AG” paraqiti një kërkesë për të vazhduar negocimin e kontratës me VKM nr. 628, datë 11.6.09 për sipërfaqen 478 hektarë, duke kërkuar që garancia e kontratës të ndahet sipas fazave të zhvillimit. Kompania nuk kishte paguar garancinë bankare prej 10%. Kontrata e shpallur qysh më 2008 nën logon “Idea Vlora”, synonte të shtrihej në 120 hektarë, me investime 20 milionë euro dhe hapjen e 18 mijë vendeve të reja të punës.

Shoqëria “Mane TCI” ka kërkuar përjashtimin nga procedurat për zhvillimin e një parku industrial në Laknas Tiranë, për shkak se gëzon pronësinë mbi truallin mbështetur në VKM nr. 790, datë 22.7.09.

Për arsye të ngjashme ka dështuar edhe zhvillimi i parqeve industriale në Elbasan, Shkodër, Lezhë etj.

Por ish-punonjës të Agjencisë së Investimeve të Huaja pohuan se, parqet industriale në Shqipëri nuk janë zhvilluar për shkak të regjimit të pafavorshëm fiskal. Qeveria e atëhershme, respektivisht Ministria e Financave nuk i avantazhoi këto zona nga ana fiskale për shkak të pamundësisë për të kontrolluar evazionin fiskal që mund të nxitej nga funksionimi i tyre.

Projekti i ri kinez, 5 miliardë USD për Spitallën

Ambasadori italian, Massimo Gaiani, tha se mungesa e parqeve industriale është pengesë serioze për investimet e italiane në Shqipëri. “Nga kontaktet që kam pasur me sipërmarrësit, kam krijuar bindjen se për të tërhequr investime duhen dhe vende fizike, kushte të qarta që u duhen ofruar atyre që duan të vijnë në Shqipëri. Nuk mund të pretendosh që një investitor i vetëm, që ndoshta e di mirë zanatin e tij dhe prodhon një produkt të caktuar, duhet të kërkojë ai vetë se ku duhet të shkojë të pozicionojë industrinë e tij, të verifikojë nëse është e thjeshtë të sigurojë energjinë elektrike, ujin, transportin urban, në gjendje që të transportojë punonjësit në fabrikë. Për të gjitha këto, nëse duhet realisht të jeni konkurrues në treg dhe të tërhiqni investime, duhet të keni një paketë të qartë, që t’u prezantohet në një mënyrë shumë të thjeshtë investitorëve të huaj. Kjo është ideja e parkut industrial dhe është një element për të cilin unë ngul këmbë, por ende nuk vërehen rezultate konkrete”, ka pohuar ai.

Pak ditë më parë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, ka prezantuar zonën e Spitallës për park industrial. Me këtë rast, ai ka ftuar investitorët që garojnë për projektin që pritet të jetë një risi për ekonominë e Shqipërisë, e cila është e vetmja në rajon pa një park të tillë.

Projekti pilot për zonën e Spitallës është planifikuar të shtrihet në sipërfaqen 483 hektarë truall që aktualisht është në zotërimin e shtetit dhe privatit, nga 850 hektarë që ishte projekti fillestar. Aktiviteti do të jetë industri e lehtë, elektronike e metalore, shërbime të tjera ndihmëse. Projekti është ndarë në dy faza. E para 2014-2020 në sipërfaqe. 182.19 ha dhe dyta 2016-2025, në sipërfaqe 318 ha. Burimet nga Ministria e Ekonomisë pohojnë se, një kompani kineze është e interesuar për zhvillimin e saj. Vlera e investimit nga kompania kineze i kalon të 5 miliardë dollarët.

Zona është e mbështetur edhe me infrastrukturë deri në kufijtë e saj. Tashmë ka një rrugë me gjatësi 8.1 km, e cila lidhet me zonën ekonomike dhe vazhdon deri në kufijtë e parkut elektroenergjetik dhe ka nënstacion elektrik në jugperëndim të zonës ekonomike. Që nga viti 2008, kur qeveria vendosi të zhvillojë Spitallën si park industrial, ndërtoi linjën energjetike 20 kilovolt dhe akordoi 2.3 miliardë lekë për ndërtimin e rrugëve të reja nga 2008-2010.

Zv.ministrja e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë, Brunilda Paskali, ka pohuar se, brenda këtij viti qeveria do të ketë përfunduar ndërtimin e zonës së parë industriale në vend. Sipas saj, qendra e parë e këtij lloji do të ndërtohet në zonën mes Durrësit dhe Tiranës (Spitallë) në mënyrë që funksionimi i saj të lehtësojë punën e bizneseve.

Parqet e përzgjedhura për t’u zhvilluar

Parku industrial Vlorë:

Sipërfaqja: 125 ha

Gjendja: Projekti i përfunduar, licenca dhe lejet e marra, por është në fazën fillestare

Llojet e aktivitetit: Fabrikime, prodhime, montime, importime, eksportime, tregtime, shërbime

Parku industrial Koplik:

Sipërfaqja: 61 ha

Gjendja: Projekti i përfunduar, licenca dhe lejet e marra, por është në fazën fillestare

Llojet e aktivitetit: Fabrikime, prodhime, montime, importime, eksportime, tregtime, shërbime

Parku industrial Shëngjin:

Sipërfaqja: 3.2 ha

Gjendja: Projekti i përfunduar, licenca dhe lejet e marra, por është në fazën fillestare

Llojet e aktivitetit: Fabrikime, prodhime, montime, importime, eksportime, tregtime, shërbime

Parku industrial Spitalla:

Sipërfaqja: 850 ha

Gjendja: Projekti, licenca dhe lejet janë në fazën fillestare

Llojet e aktivitetit: Fabrikime, prodhime, montime, importime, eksportime, tregtime, shërbime

Parku industrial Elbasan:

Sipërfaqja: 254.7 ha

Gjendja: Projekti, licenca dhe lejet janë në fazën fillestare

Llojet e aktivitetit: Fabrikime, prodhime, montime, importime, eksportime, tregtime, shërbime

Parku industrial Shkodër:

Sipërfaqja: 137 ha

Gjendja: Projekti, licenca dhe lejet janë në fazën fillestare

Llojet e aktivitetit: Fabrikime, prodhime, montime, importime, eksportime, tregtime, shërbime

Parku industrial Lezhë:

Sipërfaqja: 54.3 ha

Gjendja: Projekti, licenca dhe lejet janë në fazën fillestare

Llojet e aktivitetit: Fabrikime, prodhime, montime, importime, eksportime, tregtime, shërbime

Energjia, projektet që u shuan dhe ato që mbetën

Në emergjencë për të gjetur zgjidhje me furnizimin me energji elektrike në vitin 2007, qeveria shqiptare nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me administratorin e përgjithshëm të kompanisë“Enel”, Fluvio Conti, për zhvillimin e sistemit energjetik shqiptar.

Në themel të marrëveshjes ishte ndërtimi i një termocentrali me qymyr nërajonin e Durrësitnga gjiganti italian i energjisë. Kapaciteti i prodhimit të energjisë parashikohej të ishte 800 MW dhe një bankinëtëposaçme në shërbim të importit të qymyrit.Investimi kapte një vlerë prej 1.9 miliardë dollarësh dhe në të përfshihej edhe ndërtimi i një linje të re transmetimi nënujore për energjinë drejtItalisë. Sipas burimeve në Ministrinëe Energjetikës,projekti ka dështuar të zhvillohetpër dy arsye kryesore. E para lidhet me pamundësinë e kompanisë“Enel” për të gjetur financimin për ndërtimin e projektit edhe për shkak të krizës financiare të vitit 2008.

E dyta lidhet me kundërshtitë që projekti hasi, për shkak të ndotjes që do të krijonte në mjedis. Për këtë arsye nuk u mbështet as nga organizatat financiare ndërkombëtare dhe nga Bashkia e Durrësit, e cila nuk dha lejet për ndërtimin e objektit.

Në vitin 2011,Moncada ishte tjetër projekt në fushën e energjisë së rinovueshme, nga era, i cili ka mbetur vetëm nëletër.I projektuar për të qenë si shoqëria më e madhe e prodhimit të energjisë nga era nëEuropë, projekti synoi ndërtimin e centraleve të erës nëKaraburun dhe në Llogora, me një vlerë gati 800 milionë euro investime.Gjithashtu në projekt ishte parashikuar edhe ndërtimi i linjës së transmetimit të energjisë nëItali.Por edhe ky projekt nuk është realizuar për tënjëjtat arsye, pohojnë burimet nga Ministria e Energjetikës. Ndikimi në mjedis dhe mungesa e mjeteve financiare kanë qenë faktorët kryesorë që çuan projektin drejt shuarjes.

Ashta dhe Devolli, projektet e suksesit

Përpjekjet për tëshndërruarShqipërinë në superfuqi energjetike duket se nuk kanë shkuar krejt kot. Nga stuhia në rërëdiçka ka mbetur. Më shumë se 100 hidrocentrale të vogla në të gjithë vendin janë vënë në punë.

Në shtator të vitit 2012 u përurua vepra më e madhe e prodhimit të energjisë nga uji në 20 vitet e fundit, HEC-Ashta. I ndërtuar me teknologjinë e fundit, me turbinat matrix, kapaciteti i veprës është 220 milionë kilovatorë energji në vit dhe vlera e investimit ka qenë 200 milionë euro.Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, prodhimi nga HEC-i me koncesion është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2013, ku një kontribut të rëndësishëm në këtë rritje dha HEC Ashta, i cili prodhoi 211 GWh ose 28% të totalit të prodhimit nga HEC-et private.

Devoll Hydropower është një investim tjetër i madh që po kryhet aktualisht në fushën e energjisë së rinovueshme nga uji. E regjistruar në Shqipëri me emrin Devoll Hydropower, kompania norvegjeze “Starcraft” ka nisur punën për ndërtimine HEC-it të Banjës dhe Moglicës, në lumin Devoll.

Përfundimi i dy HEC-eve të para do të rrisë prodhimin e energjisë me 17%nëpërmjet një investimi 535 milionë euro. Gjithashtu në zonën ku po zhvillohet projekti janë duke u ndërtuar apo duke u përmirësuar mbi 100 kilometër rrugë dhe ura – bëjnë me dije burimet zyrtare të kompanisë.

Në përputhje me një marrëveshje koncesioni të nënshkruar dhe miratuar nga Parlamenti shqiptar në 2009-n, Devoll Hydropower do të zhvillojë, ndërtojë dhe operojë tre hidrocentrale në kaskadën përgjatë lumit Devoll,në pjesën juglindore të Shqipërisë. Kapaciteti total i instaluar i këtij projekti do të jetë prej rreth 280 MW, kur të përfundojë ndërtimi në vitin 2019.Marrëveshja e koncesionit e ka fituar të drejtën për të shfrytëzuar potencialin e hidrologjik të lumit Devoll në mes të fshatit Banje në Bashkinë e Elbasanit dhe Komunën e Maliqit në Rrethin e Korçës. Devoll Hydropower është aktualisht një nga investimet më të mëdha hidroelektrike në Ballkan dhe i pari investim publiko-privat në Shqipëri.

monitor 675.indd

Investitorët në bujqësi dhe fason lënë Shqipërinë të joshur nga Serbia

Kompania italiane “Ferrero Rocher”, e njohur për përpunimin e lajthisë ishte e interesuar për prodhimin e lëndës së parë në Shqipëri, sidomos në terrenet e Veriut, që njihen për cilësinë e mirë të lajthisë. Por, burime të afërta me çështjen pohuan se, kompania e njohur hoqi dorë nga plani për të hyrë në Shqipëri, për shkak se nuk arriti të sigurojë terrenet e nevojshme për prodhimin e lajthive, si dhe çmimet e larta të trojeve. Më pas, “Ferrero Rocher” u “josh” nga Serbia, e cila po tregohet shumë aktive vitet e fundit përmes ofrimit të incentivave si në drejtim të terreneve, ashtu dhe subvencioneve për të punësuar.Të gjitha studimet, vlerësimet që bëri prodhuesi i njohur italian içokollatës, enxirrnin Shqipërinë të avantazhuarndaj të gjithë fqinjëve tanë si për tokën, kultivarin autokton të lajthisë shqiptare, regjimin rregullator, atë fiskal, krahun e punës etj., etj. Rreth 1500 persona do punësoheshin, por kompania nuk ka mundur të realizojnë projektin nëShqipëri për shkak të problemeve me pronësinë e tokave.

Para katër vitesh ka tentuar të hyjë në vendin tonë me një brand përpunimi edhe kompania e zvicerane “Nestle”, por është larguar për shkak se nuk i zgjidhi dot problemet e pronësisë mbi tokën. Për investitorët italianë Shqipëria është mjaft atraktive për afërsinë gjeografike, krahun e lirë të punës dhe për zotërimin e italishtes nga pjesa më e madhe popullsisë, por dy firmat e njohura italiane veshjeve “Geox” dhe “Benetton”, vetëm për shkak se nuk gjetën mbështetje në Shqipëri, kanë transferuar linjat e prodhimit ngaItalia në Serbi.

Banka Botërore nëpërmjet “Doing business” paraqet problemet e pronës si nga dy çështjet kryesore që përkeqësojnë klimën e investimeve në vendin tonë. Pavarësisht përmirësimit të konsiderueshëm, raporti “Të bësh biznes” më 2015 e rendit Shqipërinë në vendin e 118 në 189 ekonomi në të gjithë botën. Kostoja e bizneseve që kanë lidhje me pronën është 9% e vlerës së investimit, kurse në vendet e tjera të marra në studim, kjo kosto është 2-4%. Shqipëria ka gjithashtu nivelin më të lartë të procedurave për regjistrimin e pronës në rreth gjashtë të tilla, kurse vendet e tjera në studim kanë 4-5 të tilla.

monitor 675.indd

 

 

 

 

 

 

 
monitor 675.indd

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi