INSTAT: Arsyeja kryesore e emigracionit është papunësia

Sipas Monitor, 23 prill 2015

gjini_emigracioniNë një hulumtin për çështjet e emigrimit Insituti i Statistikës, (INSTAT) renditen tre faktorët kryesorë tërheqës të emigracionit kanë qenë: Papunësia me (71.8%) e ndjekur nga mundësi më të mira pune 67.7% dhe mundësi për të ardhura më të larta me 64.7%. Edhe pse jo në përqindje të lartë, bashkimi familjar është arsye migracioni për 16.3% të të intervistuarve dhe për 43.8% të femrave. Pasiguria e përgjithshme në vend është perceptuar gjithashtu nga 8.8% e të pyeturve si një faktor shtytës për emigracionin.

Shumica e emigrantëve, 58.8% përpara se, të migronin ishin të papunë; 11.7% kishin punë të përhershme, 7.4% ishin të vetë punësuar dhe 11.8% ishin studentë. Një përqindje e vogël prej 3.7% ishin në pension në kohën që kishin vendosur të migronin. Situata e punësimit ka ndryshuar me të mbërritur në vendin e destinacionit.

Përqindja e papunësisë u ul nga 58.8 % në 27%, një ulje e ndjeshme. 55 për qind e të pyeturve paguheshin me rrogë me vendin e destinacionit, që ishte pothuajse pesë herë më e lartë krahasuar më situatën përpara migracionit. Kjo gjetje përforcon faktin që arsyeja kryesore për migracionin ka qenë përmirësimi i situatës ekonomike të emigrantit në

Shumica e emigrantëve, si meshkuj ashtu edhe femra, kanë qenë të papunë përpara se të migronin, por përqindja e papunësisë mes meshkujve ka qenë më e lartë krahasuar më femrat, 66.3% dhe 38% përkatësisht; ky boshllëk i konsiderueshëm mes meshkujve dhe femrave lidhet edhe me faktin që përqindja më e lartë e grave ka deklaruar që kanë qenë shtëpiake (21.5%) përpara se të migronin.

Situata e punësimit ka ndryshuar me të mbërritur në vendin e destinacionit si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Përqindja e papunësisë është ulur për të dy, por me më shumë se gjysma për meshkujt krahasuar me situatën përpara migracionit. 61 për qind e meshkujve dhe 37 për qind e femrave ishin të punësuara në vendin e destinacionit, një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me situatën përpara migracionit.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi