Kuptimi i fasadës demokratike të Bashkimit Europian

Nga Wolfgang Kowalsky, botuar në Social Europe, 15 prill 2015

European-Parliament

Është e mahnitshme se si Komisioni Evropian nuk e ka adresuar asnjëherë realisht çështjen e demokracisë Evropiane. As një Letër e Bardhë as një Letër e Gjelbër nuk është prodhuar për të nxitur reflektimin mbi konceptin e demokracisë tej-kombëtare që ka qenë nën diskutim që nga themelet e Bashkimin Evropian/Komunitetit. Çështja e një defiçiti demokratik del rregullisht, por asnjëherë nuk është punuar në mënyrë të vazhdueshme. E njëjta vërejtje vlen edhe për Parlamentin Evropian (PE) i cili duket të jetë shumë më i interesuar në çështjen e vendndodhjes së tij (Strasburg/Bruksel), sesa në pyetjen se si të shtyjë për më shumë demokraci Evropiane.

Wolfgang-KowalskyNë fund, kriza i ka larguar stuhishëm diskutimet mbi demokracinë Evropiane. “Kostoja e jo-Evropës” mund të ketë qenë e llogaritur, por askush nuk e ka vlerësuar ende koston e jo-demokracisë që tashmë po ndihmon për të goditur mbështetjen publike për integrimin Evropian.

Presioni për të rritur demokracinë e vërtetë në një nivel Evropian buron rregullisht nga jashtë institucioneve evropiane, përmes qytetarëve aktivë, por edhe OJQ-të, intelektualët, filozofët, shkencëtarët politikë dhe forcat e tjera brenda shoqërisë civile. Për shembull, në vitet e fundit, idetë janë shfaqur të tilla si propozim për të zgjedhur presidentin e Komisionit përmes zgjedhjeve të përgjithshme, për të shfuqizuar monopolin e Komisionit për të nxjerrë ligje duke ja shtrirë atë PE, për të krijuar një Parlament të Eurozonës, për të miratuar një Kushtetutë Evropiane etj. Në zgjedhjet evropiane të 2014, partitë politike kryesore bënë fushatë me moton e një ‘kandidati të lartë’ Evropian (Spitzenkandidat) dhe Këshilli duhet ti jepte rrugë duke emëruar fituesin e zgjedhjeve si presidentin e Komisionit. Shpresa se ky personalizim i zgjeruar do të çonte në një pjesëmarrje më të lartë, u thye.

Nuk është rastësi që Komisioni ka tendencë për të favorizuar zgjidhjet teknokratike. BQE punon pa ndonjë kontroll të qartë demokratik ose mbikëqyrës; e njëjta gjë vlen për shumicën e agjencive Evropiane (rregullatore). Madje, edhe brenda procesit legjislativ, Komisioni shtyn drejt metodave teknokratike që përfshijnë të ashtuquajturit ekspertë të zgjedhur prej vetë Komisionit, duke u mbështetur në të ashtuquajturin proçes “me komitete”, me qindra grupe ekspertësh dhe komitetesh këshilluese, shumica prej tyre jo shumë transparente. Ndonjëherë, edhe vetë PE e pranon se ky trend shkon shumë larg dhe përpiqet ta mbajë atë nën kontroll.

Prej disa vitesh tashmë Parlamenti – i ashtuquajturi zemra e demokracisë Evropiane, i cili duhet të jetë gjithmonë krah me ato forca që kërkojnë më shumë demokraci – ka ndryshuar anë dhe në mënyrë vullnetare pranon procedura mjaft jo-demokratike: si praktika për të adoptuar legjislacionin evropian në një lexim të vetëm, në një dialog mes Komisionit, Parlamentit Evropian dhe Këshillit me dyer të mbyllura – pa marrë parasysh komentet nga jashtë institucioneve Evropiane. Kjo është një pengesë e qartë për demokracinë.

Në legjislaturën e kaluar – direktiva të shërbimeve apo liberalizimi i porteve – është diskutuar gjerësisht në publik falë proçedurës së leximit të parë dhe të dytë. Natyrisht, një debat publik është i mundur vetëm me një lexim të dytë. Nuk ka asnjë arësye bindëse për përshpejtimin e procedurave, ndërsa shqelmohet demokracia. Shikoni direktivën e shërbimeve: Një numër mjaft i madh demonstratash që u zhvilluan në Bruksel, në Strasburg dhe në qytetet e tjera evropiane, luajti një rol në fushatat zgjedhore në Suedi dhe diku tjetër, madje mbulimi i shtypit ishte mjaft intensiv në krahasim me tema të tjera Evropiane. Vetëm TTIP e ka gjallëruar publikun e gjerë në të njëjtën përmasë. Ideologjia e “rregullimit më të mirë” është një arsye përse PE është e frikësuar me akuzën qesharake që procedurat e veta demokratike janë shumë të ngadalëshme. Por nuk ka asnjë arsye për të sakrifikuar demokracinë në altarin e tregut të lirë, të rregullimit më të mirë dhe konkurrencës.

Paketat e reja të qeverisjes ekonomike, duke filluar me Traktatin Fiskal, ndjekur nga Paketa-Gjashtë, Paketa-Dy, Semestri Europian, rekomandimet specifike të vendeve dhe kështu me radhë, janë gjithashtu procedura, të cilat në masë të madhe dhe vazhdimisht janë të fshehura nga shqyrtimi i hollësishëm demokratik. Ato janë të bazuara, për shembull, në rregullat e reja të tilla si votimi me shumicë të cilësuar i kundërt (RQMV). Imponimi i masave shtrënguese, qeverisjes ekonomike të centralizuar etj, tregon se meditimi dhe doktrina (ordoliberalizëm, monetarizëm, konkurrenca) marrin përparësi më shumë se kërkimi për zgjidhje demokratike. PE është kthyer në një spektator të thjeshtë.

Nuk është çudi që legjitimiteti i Bashkimit Evropian është pakësuar në vitet e fundit: besimi në BE ra shpejt nga 57% në 2007 në 31% vetëm 5 vjet më vonë. Përshtypja e qytetarëve evropianë se “zëri im ka rëndësi” ra nga 39% në 2004 në 26% në vitin 2011. Sondazhet e opinionit rregullisht gjejnë se pritshmëria te BE-ja do të reduktojë papunësinë është e lartë dhe kjo shpresë është mashtruar po aq shpesh. Eurobarometri 82 thekson se shumica mendon se “më e keqja do të vijë akoma”.

Rënia e legjitimitetit, norma gjithnjë në rënie e pjesëmarrjes në zgjedhjet evropiane, me pikën më të ulët të arritur në 2014 (vetëm 42,6% në krahasim me 61% në 1979), thjesht pasqyron lëvizjet e vërteta drejt një demokracie në rënie. Demokracia nuk po ecën prapa se pjesëmarrja është duke u pakësuar. Përkundrazi, arsyeja për zvogëlimin e pjesëmarrjes qëndron në sjelljen jo të kënaqshme të institucioneve të BE-së: një kolegj komisionerësh që, gjatë dekadës të Presidentit Barroso, u fokusuan më shumë dhe më shumë në bashkëpunim me konsulencën, lobistët, grupet e ekspertëve etj, dhe ishin më pak të interesuar në debatet demokratike, duke hedhur poshtë edhe një iniciativë të suksesshme të qytetarëve Evropianë.

Elementë të tjerë kontribojnë në uljen e legjitimitetit Evropian:

– Gjuha e përhapur Eurospeak nuk është një gjuhë e aftë të mbush hendekun mes institucioneve dhe qytetarëve: përkundrazi.

– Një Parlament Evropian që izolon veten nga ndërhyrja e shoqërisë civile. Kur PE miraton një raport “vetë iniciativë”- le të themi, ristrukturues – Komisioni thjesht e refuzon atë pa asnjë argument bindës dhe Presidenti i Parlamentit me bindje e pranon.

– Veprim i fundit BQE-së në një kullë fildishti: Ndryshe nga bankat e tjera qendrore, nuk ka asnjë detyrim për të marrë punësimin në konsideratë në hartimin e politikave të saj dhe nuk mund të financojë Shtetet Anëtare, ndërkohë që Banka Qendrore e SHBA mund të blejë bonot qeveritare të SHBA.

– Gjykata Evropiane e Drejtësisë fsheh një tjetër kullë fildishti, duke mbrojtur veten nga kritikat publike të vendimeve të njëanshme duke i dhënë përparësi “tregut të brendshëm dhe lirive ekonomike” mbi të drejtat themelore. Gjykatat kombëtare janë, megjithatë, skena e diskutimit publik, demonstratave, betejave, mobilizimit dhe vazhdimisht ndërveprojnë me shoqërinë.

Çështja e demokracisë në nivel Evropian është shumë komplekse: thjesht duke copy-pasting dhe përshtatur institucionet kombëtare nuk funksionon. Shumica e institucioneve janë të mbajtura pezull dhe nuk ka asnjë rezultat nga lufta dhe debatet reale publike evropiane.

Në fillim të krizës financiare ekonomike, as Komisioni as PE nuk kishin një rol folës; kjo për shkak të disa prej Shteteve Anëtare. Me traktatin fiskal, Komisioni është përsëri në vendin e drejtimit, por PE nuk është as në varkë: politika e re ekonomike e ka shtyrë PE në një anë.

Politikat shtrënguese katastrofike janë imponuar në prag të krizës (pavarësisht nga fakti se këto masa kërcënojnë për ta kthyer krizën financiare në stagnacion afatgjatë dhe papunësi të lartë afatgjatë) pa asnjë diskutim publik, pa asnjë legjitimimit demokratik tjetër, përveç faktit të qartë së qeveritë në Këshillin Evropian janë zgjedhur gjatë zgjedhjeve të përgjithshme. Në të njëjtën kohë, ambiciet e politikave sociale janë ulur ndjeshëm drejt me standardeve të ILO-s, që janë ndjeshëm nën standardet aktuale minimale europiane; edhe kjo gjithashtu pa ndonjë debat publik.

Që prej falimentimit të Vëllezërve Lehman në 2008, ka pasur një tendencë të përgjithshme për të lënë mënjanë procedurat demokratike apo për ti ndryshuar ato me proçese pseudo-demokratike: Shumica e paketave të shpëtimit të miratuara për të mbrojtur Euron u shfaqën gjatë fundjavës, politika e shpëtimit të bankave “shumë të madha për të dështuar” është bërë e përhershme, por rrallë diskutohet. Troika është një tjetër strukturë që jeton në izolim nga procedurat demokratike: një komision ekspertësh i përbërë nga përfaqësues të Komisionit, BQE dhe FMN – dhe jo mbikëqyrje demokratike çfarëdo qoftë.

Mekanizmi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve brenda negociatave TTIP është vetëm një tjetër përpjekje për të krijuar institucione të izoluara së bashku me procedurat demokratike që mbizotërojnë në BE, si dhe në SHBA. Ligji Europian për kompanitë, edhe pas gjashtë viteve të krizës, vazhdon të jetë i bazuar në parimin e vlerës së aksionerëve në vend të qëndrueshmërisë dhe pjesëmarrjes së palëve të interesuara.

Që prej zgjedhjeve greke, një spektakël interesant është duke u zhvilluar: Një betejë nga një qeveri e zgjedhur për të zbatuar premtimet që bëri në fushatën e saj zgjedhore. Kur Alexis Tsipras shkoi për të vizituar Angela Merkel në Berlin në mars 2015, çështja e diskutuar në media ishte nëse qeverisë së tij i lejohej të ndihmonte të varfërit apo nëse kthimi mbrapsht i borxheve greke do të merrte përparësi mbi fundin e mjerimit grek. Situata të kujton një nga situatat e Xhorxh Papandreut që njofton një referendum për planin e shpëtimit në tetor 2011 – një ide që varroset shpejt pas ndërhyrjes Franko-Gjermane. Demokracia ka një vlerë të vogël në krahasim me paratë – ky ishte mësimi i dhënë nga qeveritë e zgjedhura një tjetër qeverie demokratike. Demokracia ende duket si demokraci, por ajo është duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një fshat Potemkin, me gjithmonë e më pak kushte të vërteta demokracie prapa fasadës së bukur.

Pas konfliktit mes egoizmit kombëtar dhe interesit Europian ka një antagonizëm midis forcave kombëtare që luftojnë për autonomi sovrane (duke ndërtuar një koalicion të gjërë të parlamenteve kombëtare, partnerëve socialë, OJQ-ve, etj) dhe forcave Europiane (Eurokratët së bashku me Eurogjyqtarët dhe Eurobankierët) në besnikëri të patundur përkundrejt projektit evropian, siç përcaktohet nga vetë ata. Kjo betejë midis fuqive kombëtare dhe evropiane qëndron në zemër të politikës së “vendeve bosh” së De Golit sikurse 50 vjet më parë. Kjo është reflektuar në rritjen e forcave euroskeptike në gjithë Europën, si në të majtën ashtu dhe në të djathtën e spektrit politik. Kjo kontradiktë mund të trajtohet vetëm duke i dhënë një prioritet absolut ndërhyrjes së duhur demokratike: vetëm një debat demokratik mbi kuptimin dhe objektivat gjithëpërfshirëse të projektit Europian mund të bëjë kundërshtarët të lufojnë së bashku. Ka alternativa për modelin aktual të integrimit Europian. Aktivistët anti-globalist (“mouvement altermondialiste”) dhe Blockupy kanë të drejtë që fokusohen tek BQE, e cila shihet si mishërimi simbolik i politikës “nuk ka alternativë” (TINA). Banka e sheh veten si apolitike, kundërshtarët e saj anti-shtrëngues e shohin atë si një aktor politk të vendosur.

Kontrollet dhe ekuilibrat nuk janë ende në vend. Asnjë vendim i rëndësishëm nuk duhet të jetë në gjendje të kalojë nën ekranin radar demokratik nëpërmjet spoteve të tij të verbër. Në Shtetet Anëtare është praktikë normale që vendimet e rëndësishme të gjykatave të mund të korrigjohen nga legjislativi. Por, në nivel Europian, një korrigjim i tillë është jashtëzakonisht i vështirë, sepse pengesa për të ndryshuar një traktat unanim është ekstremisht i lartë – duhet të ulet.

Që nga fillimi i krizës, Komisioni është përpjekur për të bashkuar forcat me ato të ekonomistëve neo-klasike që do të donin të zëvendësonin zhvlerësimin e monedhës me rregullim të pagave; kjo do të përbënte një ndërhyrje në hapësirën e bisedimeve kolektive nga shteti (ose agjencitë e tij ose grupe ekspertësh në emër të Komisionit), dhe në fund do të shkatërronte autonominë e partnerëve socialë. Vizioni i ekonomistëve të zakonshëm është se progresi i pagave është arsyeja kryesore për zhbalancimet makroekonomike dhe rrjedhimisht ekspertë “të pavarur” duhet të monitorojnë këtë zhvillim të pagave dhe të japin udhëzime partnerëve socialë. Megjithatë, pagat mund të luajnë vetëm një rol të vogël në balancat makroekonomike. Faktorë të tjerë si politika industriale, investimet, hulumtimi dhe inovacioni, infrastruktura etj janë më të rëndësishëm. Ideja e përfshirjes së pagave brenda Semestrit Europian të kujton sistemin Sovjetik, në të cilin ekspertët e Partisë Komuniste merrnin përsipër punën e sindikatave dhe organizatave të punëdhënësve. Ky është një hap tjetër drejt kufizimit të një demokracie që funksionon mirë.

Që nga fillimi i krizës, aktiviteti legjislativ i PE ka pësuar një ulje historike, ndërsa numri i raporteve jo-legjislative ka shënuar rritje të reja. PE do të mund të luajë një rol proaktiv duke kërkuar më shumë demokraci dhe jo vetëm në lidhje me qeverisjen ekonomike. Ka shumë rrugë që mund të zgjidhen për të ofruar më shumë demokraci, për shembull duke e bërë atë një gjë të gjallë brenda fabrikave dhe zyrave. Demokracia në vendin e punës apo demokracia industriale janë terma që kurrë nuk mund të gjenden në dokumentet zyrtare të PE apo të Komisionit Evropian. Kjo heshtje në një nga aspektet e saj të rëndësishme dëshmon mungesën e një vizioni të qartë të demokracisë Europiane. E njëjta gjë vlen edhe për demokracinë sociale, për një bashkim social Europian.

Për sa kohë që ithtarët e integrimit Europian nuk dalin me një vizion të qartë ose të paktën me disa ide se si të arrihet progres demokratik, legjitimiteti i institucioneve dhe proçeseve të BE-së do të bjerë më tej dhe ilaçi zakonshëm nuk do të ndihmojë në shmangien e humnerës. Komunikimi më i mirë së shpejti do të harrohet: kush e mban mend për shembull se 2013 u shpall viti i qytetarisë Europiane? Çfarë është vërtetë, e nevojshme është një qasje holistike e demokracisë Europiane. Është koha për të ndaluar këtë demokraci të brishtë Europiane nga transformimi në një fasadë jo-demokraci ‘façadisme’, në një imitacion demokratik me një strukturë, pseudo kushtetutë, me një strukturë, pothuajse parlament, me një strukturë, pothuajse qeveri, me një strukturë, pothuajse gjykatë e drejtësisë, me fjalë të tjera: demokraci Europiane “light”.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi