Manual për të ardhurat vendore
Fondacioni “Hanns Seidel”. 2011
Reforma e decentralizimit ka bërë që shumë kompetenca dhe funksione të pushtetit qendror, të transferohen në pushtetin vendor. Ky transferim, është shoqëruar me mjetet e nevojshme financiare nga buxheti i shtetit, ose me të drejtën për të gjeneruar të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore. Aktualisht, pushteti vendor ka një autonomi substanciale në lidhje me autoritetin dhe rolin për të gjeneruar të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore. Taksat dhe tarifat vendore, përbëjnë një burim të rëndësishëm financiar të buxhetit të pushtetit vendor dhe për këtë arsye modernizimi i këtij sektori do ishte më se i justifikueshëm.