Numri i aplikantëve për azil në BE në 2014 kalon 625 mijë
Sipas Eurostat, 23 mars 2015
Gjatë një viti, numri i aplikantëve për azil të regjistruar në Bashkimin Evropian (BE) është rritur me 191 000 (+ 44%) për të arritur kulmin e 626 000 në vitin 2014. Në veçanti, numri i sirianëve u rrit me 72 000, nga 50 000 në 2013, në pothuajse 123 000 në 2014.
Këto të dhëna mbi aplikantët për azil në BE janë të publikuara në një raport publikuar nga Eurostat, zyra statistikore e Bashkimi Evropian.
1 nga 3 azilkërkuesë në BE aplikon në Gjermani
Në 2014, numri më i lartë i aplikantëve ishte regjistruar deri tani në Gjermani (202 700 aplikantë, ose 32% i totalit të aplikantëve), e ndjekur nga Suedia (81 200, ose 13%), Italia (64 600, ose 10%), Franca (62 800, ose 10%) dhe Hungaria (42 800, ose 7%). Duhet të theksohet se në këto pesë vende anëtare janë regjistruar trende të ndryshme nga viti i kaluar. Numri i aplikuesve për azil në 2014 është më shumë se dyfishuar në krahasim me 2013 në Itali (+ 143%) dhe Hungari (+ 126%) dhe rritur ndjeshëm në Gjermani (+ 60%) dhe Suedi (+ 50%), ndërsa është ulur me 5% në Francë.
Krahasuar me popullsinë e çdo shteti anëtar, normat më të larta të aplikantëve të regjistruar janë shënuar në Suedi (8,4 aplikantë për mijë banorë), në Hungari (4,3), Austri (3,3), Maltë (3.2), Danimarkë (2.6) dhe Gjermani (2,5). Në të kundërt, normat më të ulëta janë vërejtur në Portugali, Sllovaki dhe Rumani. Në 2014 në BE kanë qenë 1,2 aplikantë për azil për mijë banorë.
Mbi 70 000 sirianë kanë aplikuar për azil në Gjermani dhe Suedi
Siria (122 800 aplikantë për azil, ose 20% e numrit të përgjithshëm të aplikantëve) vazhdoi të jetë vendi kryesor i shtetësisë së azilkërkuesve. Nga 122 800 sirianë të cilët kanë aplikuar për azil në BE në 2014, rreth 60% janë regjistruar në dy vende anëtare: Gjermani (41 100) dhe Suedia (30 800). Sirianët përfaqësojnë shtetësinë kryesore të azilkërkuesve në Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Spanjë, Qipro, Holandë, Austri, Rumani dhe Slloveni.
Afganistani (41 300 aplikantët për azil, ose 7% të numrit të përgjithshëm të kandidatëve) u bë vendi i dytë i shtetësisë së azilkërkuesve në BE në vitin 2014. Nga 41 300 afganë të kërkuar mbrojtje për azil në BE në 2014, 9 700 janë regjistruar në Gjermani dhe 8 800 në Hungari.
Me 37 900 aplikantë (ose 6% të totalit të BE-së) në 2014, Kosova zë vendin e tretë të azil kërkuesve në BE. Më shumë se gjysma kanë aplikuar për azil në Hungari (21 500).
Në disa shtete anëtare, të paktën gjysma e aplikantëve erdhën nga një vend i vetëm. Ky ishte rasti në 2014 në Qipro (57% e aplikantëve erdhën nga Siria), Bullgaria (56% nga Siria), Hungari (50% nga Kosova) dhe Poloni (50% nga Rusia).
Afër gjysma e vendimeve të shkallës së parë kanë qenë pozitive në 2014
Në 2014 në BE, 45% e vendimeve të shkallës së parë bërë mbi aplikimet për azil ishin positive (360 000 vendime të shkallës së parë janë marrë në 27 Shtetet Anëtare të BE-së, për të cilat të dhënat janë në dispozicion, nga të cilat 163 000 kanë dhënë statusin e refugjatit, mbrojtjes plotësuese ose të autorizimit të qëndrimit për arsye humanitare). Me 66 300 vendime të shkallës së parë dhënia e statusit të mbrojtjes azil (41% të të gjitha vendimeve pozitive të shkallës së parë), sirianët ishin marrësit kryesorë.
Ndërsa përqindja e vendimeve pozitive ndryshon shumë ndërmjet Shteteve Anëtare, ajo duhet vënë në dukje se vendi i origjinës së aplikuesve gjithashtu ndryshon në masë të madhe midis shteteve anëtare dhe se vendimet e shkallës së parë të bëra në 2014 mund t’u referohen kërkesave të regjistruara në vitet e mëparshme.