BB: Partneriteti publik privat, i përshtatshëm për infrastrukturën, jo për shëndetësinë

Sipas Monitor, 23 mars 2015

Banka-BoteroreBanka Botërore e ka këshilluar qeverinë që të bëjë kujdes me nismën që ka marrë për të zhvilluar koncesionet me partneritet publik-privat në disa shërbime publike.

Në këndvështrimin e Bankës Botërore, Shqipëria është një vend me një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik, për shkak të demografisë, pozicionit gjeografik dhe burimeve të saj natyrore dhe në këtë këndvështrim Partneriteti Publik – Privat mund të shërbejë si një instrument efektiv për të sjellë investimet e sektorit privat dhe për të përdorur eficiencën e sektorit publik për të arritur rezultate më të mira.

Banka sugjeron një fokus të mirëmenduar në sektorë të ndryshëm pasi shumica e Partneriteteve Publik – Privat ndodhin në sektorët e infrastrukturës (siç janë energjia, transporti, uji dhe kanalizimet, telekomi) dhe më pak në ata që quhen përgjithësisht sektorët e butë (siç është shëndetësia).

Qeveria shqiptare është angazhuar të shpallë që nga ky vit mbi 65 koncesione kryesisht me partneritet publik privat.

Kjo praktikë e re për shërbimet publike ka nisur për shëndetësisë, ku është dhënë pa bujë koncesionin e kontrollit shëndetësor bazë. “Marketing&Distribution” fitoi tenderin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë ku ofroi 730 milionë për një periudhë 10 vjeçare.

Banka Botërore sugjeron se, përgjithësisht parneritet Publike dhe private në vetvete janë procese të komplikuara dhe kërkojnë ekspertizë të specializuar, të cilën sektori publik tipikisht duhet ta ndërtojë:

Së pari të kohë të mjaftueshme për ta ndërtuar këtë partneritet.Një mësim kryesor që vjen nga eksperienca botërore është se një Partneritet Publik – Privat i përgatitur keq shumë rrallë arrin sukses (sepse nuk tërheq interesin e sektorit privat) ndaj kërkohet pak durim, sepse përgatitja e këtij partneriteti kërkon kohën e vet – me një llogaritje të thjeshtë, dy a më shumë vjet (që nga konceptimi deri në ndërtim);

Së dyti, duhet të krijohet një mjedis i përshtatshëm nga pikëpamja ligjore (siç janë ligjet për partneritetin publik – privat / institucionet për të), një klimë e përgjithshme tërheqëse për investitorët, aftësi për të tërhequr investime afatgjata dhe aftësinë që sektorët specifikë të organizohen në mënyrë të tillë që të mundësojnë investimin;

Se treti, duhet një fokus i mirëmenduar në sektorë të ndryshëm – shumica e Partneriteteve Publik – Privat ndodhin në sektorët e infrastrukturës (siç janë energjia, transporti, uji dhe kanalizimet, telekomi) dhe më pak në ata që quhen përgjithësisht sektorët e butë (siç është shëndetësia).

Së katërti, tërheqja e investitorëve ka të ngjarë të kërkojë një qasje të vecantë të portofolit (disa projekte janë më tërheqëse për investitorët). Vendet më të vogla mund të kenë një numër të kufizuar projektesh për të zhvilluar. Shqyrtimi i duhur i projekteve është i rëndësishëm, duke konsideruar qartë se cilat projekte duhet të ndërmerren dhe cilat jo për këtë partneritet.

Në themel të gjithë këtij procesi është nevoja për të mbajtur një menaxhim transparent të procesit të prokurimit, sugjeron banka Botërore, të cilët qeveritë shqiptare ndër vite kur bie fjala për koncesionet e kanë të vështirë ta realizojnë.

Banka Botërore sugjeron se, garancitë janë një element kyç në negocimin e një Partneriteti Publik – Privat. Ato janë të nevojshme për t’i shmangur sektorit privat ato risqe që nuk mund të parashikohen,siç janë risqet nga kursi i këmbimit. Megjithatë, ka raste kur garancitë mund të mos jenë analizuar me të njëjtat detaje siç është një shpenzimi tradicional publik gjatë një procesit të buxhetimit. Prandaj, Banka i sugjeron qeverisë se duhet të studiojë me kujdes shkallën e transferimit të riskut për projektet e Partneritetit Publik Privat dhe të jetë e vëmendshme për detyrimet e mundshme të kontigjencës që rrjedhin prej tyre. “Në rastin e Shqipërisë transparenca më e madhe financiare dhe publikimi i duhur i detyrimeve të kontigjencës është veçanërisht i rëndësishëm, sepse konsolidimi fiskal është prioriteti kryesor i qeverisë”, këshillon Banka Botërore.

Partneriteti publik-privat është një mënyrë financimi, nëpërmjet së cilës një autoritet publik u bën thirrje investitorëve privatë për të financuar dhe menaxhuar një instalim, që siguron ose kontribon në shërbimin publik. Partneri privat merr si kundërparti një pagesë prej partnerit publik dhe/ose prej përdoruesve të shërbimit që ai menaxhon. Kjo mënyrë pagimi përdoret në shumë vende në forma të ndryshme.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi