FMN: Ekonomia do të rritet 3%, qeveria po zbaton reformat

Konferenca e shtypit me FMN, 18 mars 2015

FMN-17-mars-2015Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe pala shqiptare arritën marrëveshjen për shqyrtimin e katërt të programit ekonomik. Pas kësaj, bordi ekzekutiv i FMN-së pritet të diskutojë për shqyrtimin e katërt në mes të vitit 2015. Aprovimi i shqyrtimit do të mundësonte lëvrimin e 28,9 milionë SDR (rreth 37.4 milionë euro). Misioni i drejtuar nga Nadeem Ilahi, vizitoi Tiranën gjatë periudhës 4-17 mars 2015, për të zhvilluar diskutime me institucionet shqiptare, në fund të të cilave u deklarua:

“Gjatë shqyrtimit të kartërt, të programit mes nesh, kemi arritur një marrëveshje me politikat e të ardhmes, si dhe për planin e realizimit të rritjes ekonomike. Mendojmë se 3 % është target i arritshëm. Reformat janë të rëndësishme.”- tha Ilahi, përfaqësuesi i FMN-së në vendin tonë.

“ Sektori bankar duhet të ketë rimëkëmbje, në përmirësimin e kreditimit. Në vitin 2015 do kemi një rritje të moderuar. Sigurisht, ne jemi në dijeni të riskut për përmbytjet dhe për uljen e çmimit botëror të naftës dhe frenimit të këtij sektori.”- deklaroi z. Ilahi, duke shtuar se në të njëjtën kohë,është e rëndësishme që të theksojmë se presionet ulëse mbi inflacionin jashtë Shqipërisë, nga eurozona, ndikon që inflacioni parashikohet të jetë në ulje.

“ Ne realizuam edhe një analizë të ecurisë fiskale, në fund të vitit 2014, angazhimi është për arritjen e objektivave: deficiti fiskal më i ulët dhe kufizimi të shpenzimeve. Ulja e deficitit ka qenë në objektin e vendosur.” Tha Ilahi, duke deklaruar edhe para mediave se sa i takon politikës monetare, duhet ruajtur stabiliteti dhe nxitjen e rritjes së kreditimit.

Çështja e kredive me probleme është e rëndësishme, duhet të ketë akoma më tepër reforma
Reforma në sektorin energjetik janë në rrugën e duhur, duhet të vijohet, e inkurajojmë qeverinë që të vijojë.

Cani: Nuk kemi rritje borxhi, parashikimi i rritjes vijon rreth 3 %

“Zhvillimet ekonomike dhe parashikimet për të ardhmen janë si më parë, rritja me rreth 3 % dhe po kështu, do vijojë rritja në vitet në vazhdim, me tempin që kemi parashikuar në një plan afatmesëm…”

Kështu është shprehur ministri i Financave shqiptare, Shkëlqim Cani, i cili i pranishëm në panelin diskutues rreth takimeve me FMN-në këtë javë.

Cani deklaroi se financat publike, sikurse në parashikiminin e 2014, janë tregues që kanë rezultuar në rritje dhe përmirësim deri në fund të 2014,

“Gjykojmë se financat publike në 2015 do jenë sërish në të njëjtën rritje, por disa risqe të jashtme janë forcuar si situata ekonomike në Greqi, Itali, si në eurozonë. Janë shtuar edhe risqe që lidhen me kursin e këmbimit, apo luhatjet e naftës.”- deklaroi Cani,duke shtuar edhe se këto risqe
janë marrë në konsideratë edhe me masat e marra dhe me reformat strukturor, “ata janë nën kontroll dhe gjykojmë se ndikimi i tyre do jetë i kufizuar, gjë që bëhrt garanci për realizmin e detyrimeve”- tha Cani.

“Janë një sërë reformash në energjitikë, apo të tjera në politika fiskale janë mbështetje e mirë për nivelin e të ardhurave dhe financat”, tha ministri, duke përmendur kështu tre elementë të rëndësishëm:

a. Në sistemin fiskal: ngjarje e cila nuk duhet lënë pa përmendur: vendosja e sistemit të ri të IT në Drejtorinë e Përgjithsmë të Tatimeve, pak më shpejt nga pritshmëritë madje. Falenderojmë FMN-në për ndihmën e dhënë në këtë drejtim,. Shërbimi tashmë do jetë i revolucionalizuar.
“Së shpejti, do formoset plani strategjik i DPT për vitin 2015-2019″- tha Cani.

b. Plan i ardhshëm në përmirësim të situatës financiare: realizimin dy projekteve në vitin 2016: kadastra fiskale dhe llotaria e kuponit tatimor. “Do fillojë edhe fushata kundër evazionit fiskal”-tha ministri.

c. Kreditimi: bazë për realizimin e rritjes ekonomike. “Ka qenë pjesë e bisedave tona me FMN-në dhe BSH-në. Kemi një dakortësi me mënyrën se si të ardhmen e shpejtë do prekim problemin e kredive me probleme. Do ngrihet një grup ndërministral për harmimin dhe zbatimin e këtij plani.” – përfundoi Cani.

Sa i përket Pagesave te detyrimeve të prapambetura:” Ka auditime për këto, po ecin në mënyrë të kënaqshme. Deri tani, borxhet e shlyera 50,3 mld lekë detyrime deri tani nga 2013, afërsisht 500 mln dollarë. Por kemi edhe shlyerjen e detyrimeve sipas gjyqeve të fituara në Gjykatën e Strasburgut.”, tha Cani, duke shtuar si çështje te fundit: borxhi dhe eurobondi. “Duhet të them dy gjera: Nuk do shtojmë borxhin, ka filluar të ulet. Dhe së dyti, eurobondi maturohet në muajin nëtor të këtij viti, nga mesi i këtij viti kemi pritshmëri të shtojmë eurbondin e ri. Kemi garantuar marrjen e një kredie nga BB-ja, hua me interesa më të ulëta, nuk kemi rritje borxhi 250 mln euro të marra hua do merren në tregun ndërkombëtar, por jo atë lokal, borxhi nuk rritet, ndryshon vendi. Kjo behet për rritje likuiditeti”-tha ministri.

Ahmetaj: Iniciativa për tërheqjen e investitorëve

“Stabiliteti makro-fiskal, si përpjekje e qeverisë, na ka dhënë mundësinë të mendojmë fuqishëm për reforma strukturore. Kanë filluar të japin efektet e veta pozitive në ekonomi. Rritja ekonomike do arrije rreth 3 %, motori kryesor do jetë thellimi i reformave strukturore. Si ajo e pensioneve, apo ajo energjetike. Kanë rezultate të mira.”- tha Ahmetaj, duke përmendur edhe reformat për përmirësimin e klimës së biznesit. “Duhet të sjellim investime të huaja direkte, duhet pranuar se e gjithë përpjekja në stabilitetin fiskal, ka një rezultat të mirë, Lehtësimi i procedurave, është synimi ynë. Kemi disa akte që janë dërguar në Kuvend, gjithçka në kuadër të kapjes së investimeve dhe rritjes së biznesit vendas”- tha në fund Ahmetaj.

Sejko: BSH mbështet vazhdimin e reformave strukturore

“Roli i politikave ekonomike ka sjellë një përmirësim të zhvillimit të ekonomisë në vend, kredibiliteti i tyre është rritur edhe nga mbështetja e FMN-së dhe BB-së.”- tha Guvernatori, duke listuar edhe njësërë objektivash të BSH për përmirësimin e situatës financiare, sidomos për kreditë me probleme, temë e menduar posacërisht, nga programi i mbështetjes së FMN-së.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi