Pakësohen investimet publike për shkak të energjisë dhe borxhit
Sipas Monitor, 12 mars 2015
Përfundon epoka e investimeve publike me fondet e brendshme. Rritja e subvencioneve për energjinë elektrike dhe rritja e kostove për shlyerjen e borxhit ka ulur kapacitetet e buxhetit për të mbajtur investimet buxhetore në nivelet e viteve të mëparshme. Në kuadrin makroekonomik që është miratuar nga qeveria shihet se, investimet publike këtë vit nga fondet e brendshme buxhetore janë 29,2 miliardë lekë nga 35,2 miliardë lekë që ishin në vitin 2014 ose 6 për qind më të ulta.
Në vitin 2016 investimet me fondet e brendshme janë programuar edhe 6.8 për qind më të ulta se të vitit 2015. Një ringritje e lehtë do të nisë në vitin 2017, por me një nivel më të ulët se 2014.
Monitor vërejti planifikimin e qeverisë me fondet e brendshme pasi realizimi i fondeve të huaja varet nga vendime që janë përtej ekzekutivit dhe nga fakti që realizimi i fondeve nga kreditë e huaja për investime ka qenë gjithnjë i dobët.
Vitin që shkoi qeveria nuk realizoi 1 të tretën e fondit të investime të programuara pavarësisht se, nivelit të ulët të programimit.
FMN në rishikimin e katërt të marrëveshjes me Shqipërinë referon se, projektet e hapura tashmë tejkalojnë aftësinë paguese të qeverisë për periudhën afatmesme. “Për të minimizuar rreziqet, kemi në plan prioritizimin e të gjitha projekteve të infrastrukturës (të cilat përbëjnë shumicën dërrmuese të projekteve të pafinancuara) duke përdorur kritere transparente me qëllim anulimin apo shtyrjen e projekteve më prioritet më ulët”, sugjeron FMN.
Si hap i parë duhet kryehet një studim paraprak të gjitha këtyre projekteve. Pastaj renditja e këtyre projekteve duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave dhe të publikohen në faqen e internetit të Ministrisë së Financave dhe të asaj të Ekonomisë.