Monitorim vlerësimi i treguesve buxhetor për 2014.
Në zbatim të Ligjit Nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republiken e Shqiperisë”, Ligjit Nr.185/2013, datë 28.12.2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, i ndryshuar, Udhëzimit Nr. 2, datë 06.02.2012 “Për proçedurat standarde të zbatimit të Buxhetit”, Udhëzimit Nr. 3, datë 17.01.2014 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2014”, po paraqesim informacion mbi efektivitetin e përdorimit të fondeve buxhetore dhe performancën e produkteve të realizuara për vitin 2014, për sistemin e MZHETS-së.
Në përdorimin e fondeve buxhetore jemi mbështetur në parimet e menaxhimit dhe funksionimit të sistemit buxhetor. Shpërndarja e burimeve financiare është bërë në përputhje me politikat ekonomike dhe prioritetet e MZHETS-së, duke pasur si synim një përdorim sa më efiçent të këtyre burimeve, përgjegjësi të qarta për menaxhimin e shpenzimeve për çdo produkt, në funksion të realizimit të objektivave dhe aktiviteteve të përcaktuara për vitin 2014.