Sistemi bankar fitime rekord, 80 milionë euro, në 2014-n, por vetëm në letër

Sipas Monitor, 3 mars 2015

monitor_te-ardhurat-neto

Ekspertët bankarë pohojnë se si shifra e fitimit të vitit ashtu edhe ajo e uljes së kredive me probleme duhet të merren me shumë rezervë, pasi në këtë fundvit një pjesë jo e vogël e bankave bënë “ulje të portofolit të kredisë së keqe” duke marrë kolateralet e lëna nga kredimaresit si garanci të kredive…

Sistemi bankar shqiptar ka deklaruar fitime prej 11.1 miliardë lekësh (rreth 80 milionë euro), niveli më i lartë rekord ky i arritur ndonjëherë, sipas statistikave tremujore të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Më parë, rekordi ishte vendosur në 2007-n, kur sistemi banker raportoi fitime prej 10.5 miliardë lekësh.
Në raport me 2013-n, fitimet e sistemit banker pothuajse janë dyfishuar.
Tre janë arsyet kryesore të përmirësimit të ndjeshëm të rezultatit financiar të vitit banker, i cili pas 2008-s kishte parë një rënie të ndjeshme të fitimeve, si rrjedhojë e rritjes së shpenzimeve për provigjionime (shpenzimet që bankat lënë mënjanë për mbulimin e kredive me problem).
Së pari, të ardhurat neto nga interesat u rritën me 5 miliardë lekë, apo 12% me bazë vjetore në 2014-n. Ulja e interesave të depozitave me ritme më të larta se të kredive, i ka ndihmuar bankar të përmirësojnë ndjeshëm këtë tregues, pavarësish tendencës rënëse të interesave.
Së dyti, shpenzimet për provigjione kanë ardhur në rënie në 2014-n, duke u reduktuar me 4.2 miliardë lekë, apo 57%. Shpenzimet e larta për provigjionime kishin parë një rritje të shpejtë që nga fundi i vitit 2008, kur sistemi banker filloi të përballej me një rritje të shpejtë të huave me problem, duke gërryer fitimet e bankave. Kreditë me probleme arritën në 22.8% në fund të dhjetorit 2014, në krahasim me 23.22% që ishte ky tregues në fund të 2013-s.
Së treti, sistemi bankar ka raportuar të ardhura të jashtëzakonshme prej 1.5 miliardë lekë, si rrjedhojë e shitjes së pasurive të paluajtshme të lënë peng, nga një humbje prej rreth 780 milionë lekësh që ishte ky tregues një vit më parë.

Fitim fiktiv?!
Ndonëse fitimi i sistemit bankar ka rezultuar i lartë, një pjesë e mirë e këtij fitimi është fiktiv, sipas ekspertëve bankarë, pasi në këtë fundvit një pjesë jo e vogël e bankave bënë “ulje të portofolit të kredisë së keqe” duke marrë kolateralet e lëna nga kredimaresit si garanci të kredive. Në kontabilitet kjo është reflektuar si “ulje e provogjoneve” dhe futje e tyre në “të ardhura” dhe nga ana tjetër aseti i kolateralit kalsifikohet si “reposesed asset” me vlerën të cilën kishte kredia (ose me një ulje në varësi të faktit nëse banka e merr në ankandin e parë apo në atë të dytë).
Si rrjedhojë, banka bën fitim me “kthim te provigjoneve” dhe ka në asetet e saj një aset që nuk do ta ketë dhe për më tepër me shumë gjasa nuk e ka vlerën aq sa e ka shkruar Banka.
Bankan e Shqipërisë ka filluar të kërkojë që Bankat t’i fillojnë t’i amortizojne këto asete me 20% në vit tani se fundmi, pasi është e bindur që në vlerësimet e tyre ka fiktivitet vlere.
Ekspertët bankarë pohojnë se si shifra e fitimit të vitit ashtu edhe ajo e uljes së kredive me probleme duhet të merren me shumë rezervë.

monitor_tabela

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi