Paradoksi i çmimit: Deflacion apo inflacion?

Sipas Robert Skidelsky: The Price Paradox,

frase-la-inflacion-es-injusta-la-deflacion-inconveniente-john-maynard-keynes-118104

Robert Skidelsky analizon pasojat e dy të ‘ligave’ të vëna në peshoren e ekonomisë dhe politikave që drejtojnë atë.

Në 1923, John Maynard Keynes iu përgjigj një pyetjeje ekonomike fundamentale që mbetet e vlefshme edhe sot. “Inflacioni është i padrejtë dhe deflacioni është i paqëllimtë,” shkroi ai. “Nga të dyja ndoshta deflacioni është… më i keqi; sepse është më i keq… për të provokuar papunësi në vend të zhgënjimit të rentierit. Por nuk është e nevojshme që ne të peshojmë një të keqe kundrejt tjetrës”.

Logjika e argumentit duket e pakundërshtueshme. Sepse shumë kontrata janë ‘të ngjitshme’ (që do të thotë, jo lehtësisht të rishikueshme) në termat monetare, inflacioni dhe deflacioni do të shkaktonin të dyja dëm në ekonomi. Rritja e çmimeve pakëson vlerën e kursimeve dhe pensioneve, ndërsa rënia e pritshmërive të fitimit, inkurajon rezervën dhe rrit barrën reale të borxhit.

Thënia e Keynes është bërë mençuria qeverisëse e politikës monetare (një nga të paktat e mbijetuara prej tij). Qeveritë, sipas mençurisë tradicionale, duhet të synojë për çmime të qëndrueshme, me një paragjykim të lehtë drejt inflacionit për të stimuluar ‘shpirtrat kafshëror’ të biznesmenëve dhe blerësve.

robertNë dhjetë vitet përpara krizës financiare të 2008, bankat e pavarura qendrore vunë një shinjestër inflacioni rreth 2 për qind, në mënyrë që t’i ofronin ekonomive një ‘spirancë’ të stabilitetit të çmimit. Nuk duhet të ketë pritshmëri se çmimet do të lejohen të derivojnë, veçse përkohësisht, nga shënjestra. Pasiguria e lidhur me të ardhmen e kursit të çmimeve do të eliminohet nga llogaritjet e biznesit.

Që nga 2008, Bordi Federal i Rezervës dhe Banka Qendrore Europiane nuk ia kanë dalë të arrijnë shënjestrën 2 për qind të inflacionit në çdo vit; Banka e Anglisë (BoE) ka qenë në atë synim për vetëm një nga shtatë vite. Për më tepër, në 2015, çmimet në SHBA, eurozonë dhe Mbretërinë e Bashkuar janë të vendosur të bien. Pra, çfarë ka mbetur nga spiranca e inflacionit? Dhe çfarë nënkuptojnë çmimet në rënie për rimëkëmbjen ekonomike?

E para gjë që duhet ngulitur në mendje është se ‘spiranca’ ishte gjithnjë po aq jobindëse sa teoria monetare mbi të cilën u bazua. Niveli i çmimit në çdo kohë është rezultat i shumë faktorëve, nga të cilët politika monetare është ndoshta e fundit për nga rëndësia. Sot, kolapsi në çmimin e naftës së papërpunuar është ndoshta faktori më domethënës që e çon inflacionin poshtë synimit, siç ishte në 2011 rritja e çmimeve të naftës që e çoi mbi synimin.

Siç e ka theksuar ekonomisti britanik Roger Bootle në librin e tij të vitit 1996 Vdekja e Inflacionit, efektet e rënies së çmimit të globalizimit kanë qenë një influencë më e madhe mbi nivelin e çmimit sesa politikat anti-inflacion të bankave qendrore. Në të vërtetë, eksperienca pas-krizë e lehtësimit sasior ka theksuar pafuqinë relative të politikës monetare për të mënjanuar trendin global të deflacionit. Nga 2009 në 2011, BoE futi 578 miliardë dollarë në ekonominë britanike ‘për të kthyer inflacionin në shënjestër’. Rezerva Federale futi 3 trilion dollarë gjatë një periudhe disi të gjatë. Më e shumta që mund të pretendohet për këtë ekspansion të gjerë monetar është se ai prodhoi një ‘gozhdë’ të përkohshme në inflacion.

Fjala e urtë zë vend: “Mund ta çosh një kalë te burimi, por nuk mund ta detyrosh të pijë”. Njerëzit nuk mund të detyrohen të shpenzojnë para nëse ata kanë arsye të mirë për të mos e bërë. Nëse perspektivat e biznesit janë të dobëta, kompanitë kanë pak gjasa të investojnë; nëse kryefamiljarët janë të zhytur në borxh, ata kanë pak gjasa të shpenzojnë për qejf. BQE është duke e zbuluar këtë të vërtetë teksa fillon më vete programin e ekspansionit monetar prej 1 trilion euro në përpjekje për të stimuluar ekonominë në amulli të eurozonës.

Pra, çfarë ndodh me rimëkëmbjen nëse biem në atë që quhet në mënyrë joarmiqësore ‘inflacioni negativ’? Deri më tani pikëpamja në konsensus ka qenë se kjo do të ishte e keqe për prodhimin dhe punësimin. Keynes e dha arsyen në 1923: ‘fakti i çmimeve në rënien,” shkroi ai, ‘dëmton sipërmarrësit; si pasojë frika e rënies së çmimeve i bën ta mbrojnë veten duke cunguar veprimet e tyre”.

Por shumë komentues janë gëzuar nga perspektiva e çmimeve në rënie. Ata veçojnë ‘zhvlerësimin e mirë dhe ‘deflacionin e keq’. Zhvlerësimi i mirë do të thotë rritje e të ardhurave reale për huadhënësit, pensionistët dhe punonjësit dhe rënia e çmimeve të energjisë për industrinë. Të gjithë sektorët e ekonomisë do të shpenzojnë më shumë, duke nxitur prodhimin dhe punësimin (dhe ruajtjen e nivelit të çmimit gjithashtu).

Përkundrazi, ‘deflacioni i keq’ do të thotë një rritje e barrës reale të borxhit. Një debitor bën marrëveshje të pagua një shumë fikse në interes çdo vit. Nëse vlera e parasë rritet (çmimet bien), interesi që ai paguan i kushton më shumë, në kuptimin e mallrave dhe shërbimeve që ai mund të blejë, sesa nëse çmimet do të kishin qëndruar njëlloj. (në të kundërtën, në rastin e inflacionit, interesi do t’i kishte kushtuar më pak). Prandaj, deflacion i çmimit do të thotë inflacion i borxhit; dhe një barrë më e lartë borxhi do të thotë shpenzim më i ulët. Duke marrë parasysh nivelet e mëdha të borxhit të papaguar privat dhe publik, deflacioni i keq, siç shkruan Bootle, ‘është një makth pothuajse përtej imagjinatës’.

Por si mund të ndalojmë ne zhvlerësimin e mirë të kthehet në deflacion të keq? Apostujt e ekspansionit monetar besojnë se gjithçka duhet bërë është shpejtimi i printimit. Por përse duhet të jetë kjo më e suksesshme në të ardhmen sesa ka qënë në këto vitet e shkuara?

Shmangia e deflacionit – dhe kështu qëndrueshmëria e rimëkëmbjes ekonomike – duket se varen në një nga dy skenarët: ose një ndryshim i shpejtë në çmimet në rënie të energjisë, ose një politikë e matur për të rritur prodhimin dhe punësimin me mjete të investimit publik (që, si një nënprodukt, do të sillte një rritje në çmime). Por kjo do të thoshte përmbysje të prioritetit të dhënë për pakësimin e deficit.

Askush nuk mund të thotë kur e para do të ndodhë; dhe asnjë qeveri nuk është e përgatitur për të bërë të dytën. Ndaj me shumë gjasa produkti është i njëjti: tendenca e vazhdueshme në një gjendje të gjysmë-stanjacionit.

Botuar në reporter.al

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi