FMN ul parashikimin e rritjes ekonomike: Më pak se 3% në 2015

Top Channel: Intervistë me shefin e Zyrës së Fondit në Tiranë, Jens Reinke, 27 shkurt 2015,

IMF Greece Financial CrisisFondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se mund të ulë parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Shefi i Zyrës së Fondit në Tiranë, Jens Reinke shpjegoi arsyet.

“Kryesisht janë faktorë të jashtëm, si ulja e çmimit të naftës që ka goditur këtë sektor në Shqiperi. Po kështu problemet në vendet e Eurozonës, veçanërisht Greqia por jo vetëm, te cilat mund te rrudhin me shume dergesat dhe ndoshta edhe eksportet. Deri tani ne kemi mbajtur vleresimin 3 per qind, por se shpejti ne Tirane vjen misoni i radhes dhe une pres qe kjo te rishikohet lehtesisht ne ulje. Megjithate pa ndonje ndryshim dramatik, qe do te thote se pavaresisht ketyre efekteve negative ekonomia po vazhdon te rimekembet”, tha Reinke.

FMN beson se një pjesë e rreziqeve në rritje nga jashtë mund të balancohen nga rritja e besimit të brendshëm. Por, sipas Reinke Qeveria duhet të vazhdojë reformat për të rritur rezistencën e ekonomisë dhe adresuar rreziqet e brendshme, si ai i fatures se pronave, se fundmi i kthyer ne makth per te gjithe.

Jens-Reinke-229x230“Kjo eshte nje çeshtje shume komplekse, qe lidh bashke probleme ligjore si percaktimi i pronareve legjitim, apo ekonomike, si vleresimi i tokes dhe percaktimi i formes dhe magnitudes se kompensimit. Ne s’kemi nje formule per kete dhe seshte roli yne. Kendveshtrimi yne eshte se kompensimi i pronave rrezikon prespektiven fiskale te vendit dhe ne duam qe Qeveria ta zgjidh kete. Pra ta sjelle kete rrezik dhe çdo kosto te fatures brenda librave, ashtu siç u be me energjine. E mbani mend, qe subvencionet e energjise ishin jashte buxhetit”, theksoi Rainke.

Një tjetër pikëpyetje për ekonominë është ecuria e kredise, e cila edhe pse u rikthye ne territor pozitiv mbetet e plogësht për shkak të kredive të këqija. Në këtë pikë Qeveria, Banka e Shqipërisë dhe FMN duken të kapur te gjithe ne befasi, teksa mekanizmi kryesor i propozuar, ai i shlyerjes se borxheve nuk funksionoi ashtu si pritej.

“Ndoshta kredite e keqija do te kishin qene me te larta nese buxheti nuk do te kishte shlyer borxhet e vjetra. Megjithate e vertete u paguan 40 miliarde leke. Por duhet te kemi parasysh jo te gjitha kane shkuar tek kompani apo individe qe kishin borxhe te keqija. Pra nuk ka nje lidhje nje me nje, qe çdo lek detyrim i paguar te ule kredite e keqija me po aq. Por thene kete, mendoj se duhet te vazhdojme ta ndjekim historine. I kemi bere thirrje qeverise dhe Bankes se Shqiperise ta investigojne kete çeshtje se pse kredite e keqija jane ende te larta dhe se pse mekanizmi i pageses se detyrimeve te prapambetura nuk funksionoi ne uljen e tyre ashtu siç e kishte parashikuar Qeveria dhe Banka Qendrore”, theksoi shefi i Zyrës në Tiranë.

Me gjithë rimëkëmbjen e ngadaltë të rritjes, duket se edhe viti 2015 do të jetë i vështirë për ekonominë. Por FMN-ja vazhdon te ruajë tone optimiste per të ardhmen duke parashikuar rikthimin e rritjes mbi 4.5 për qind brenda tre viteve. / Top Channel

Shih dhe: Flet Jens Reinke, i FMN: Rreziqet e jashtme të Shqipërisë, rritja nën potencial

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi