Ekonomia e naftës

Sipas iMille Magazine

Economia-basada-

Dhjetra diskutime për pikun e naftës kanë prodhuar një lumë fjalësh mbi madhësinë e rezervave (dhe/ose burimeve) në lidhje me prodhimin botëror, ose sa vjet naftë i mbeten botës – i ashtuquajturi raporti R/P (reserves-to-production ratio). Ky numër magjik, dhe pasojat e tij për të ardhmen e ekonomisë moderne, ka përcaktuar analizat dhe komentet e gazetave. Por për ekonomistët, rezervat e naftës shtohen gjithmonë, kush kërkon gjen, dhe nesër është një ditë e re, ndërsa për gjeologët, rritja eksponenciale e prodhimit do të thajë burimet të naftës. Problemi është se duke ulur dinamikën e shfrytëzimit të naftës në sasi bruto të naftës së mbetur në raport me prodhimin shpesh je jashtë objektivit. Si thotë Morris Adelman, me pak fjalë,  “Burimet po mbarojnë” është një sllogan bosh. Si në çdo industri, dhe këtu vlen vetëm kostoja margjinale.

Duke i shqyrtuar teoritë e pikut të naftës përmes lenteve të ekonomisë shumë fakte duken evidente, duke përfshirë trazirat e fundit në tregun e naftës. Por t’i shohim gjërat me rradhë.

Kostoja marxhinale. Le ta nisim nga fillimi, që është, nga përcaktimi i kostos marxhinale. Shkurt, për ata që nuk marrin vesh shumë nga ekonomia, kostoja marxhinale e një produkti, qoftë një produkt ose një burim natyror, është kostoja shtesë që paguhet për të prodhuar një njësi tjetër të të njejtit produkt. Kostoja marxhinale është qendra e gravitetit të investitorëve. Për shembull, praktika mëson se në botën dixhitale, kostoja margjinale shpesh shpejtë, tenton drejt zeros. Psh një herë që sistemi i operimit Snow Leopard është prodhuar çdo licensë shtesë e ka koston e prodhimit gati zero. Kjo është arsyeja pse prodhimi dixhital – Facebook, Twitter, Instagram, etj – sot tërheq shumë investitorë. Nëse në botën e bit-eve kostot margjinale kanë në të vërtetë potencialin për tu anulmurphyfig_1luar me shpejtësi, në botën e prodhimit fizik kostoja margjinale përgjithësisht ulet shumë më pak me shpejtësi, ose, në disa raste, nuk ulet fare, dhe ky është rasti i naftës. Është e vërtetë se, në varësi se si bëhet kontabiliteti, për një pus të vetëm fuçia e rradhës e naftës mund të ketë gjithashtu një kosto margjinale që pakësohet. Megjithatë, duke iu referuar kostos marxhinale të fuçisë së naftës mbi një bazë globale – që është, kostoja e çuarjes në prodhim të një pusi të ri, ose të një shtrese të tërë – gjërat ndryshojnë. Në më keq (për disa), ose më mirë (për të tjerët).

Marxhinalismi, çmimi dhe pamjaftueshmëria. Në komunitetin e analistëve të naftës dihet mirë që kostoja margjinale e naftës së papërpunuar është prej vitesh në rritje. Dhe duhet thënë, se kjo u sjell shqetësime investitorëve, të cilët i trëmben uljes së të ardhurave në të ardhmen. Siç shihet në grafikun më poshtë, fusha të reja (deep water) ose nafta jo konvencionale (oil sands, tight oil, oil shale e extra-heavy oil) kanë një çmim marxhinal shumë më e lartë sesa nafta bruto konvencionale e OPEC-ut (Lindja e Mesme, Arabia Saudite).

Arsyet për diferencën e kostos margjinale janë sigurisht shumë, që nga rendimenti energjitik në rënie (EROEI) e deri tek vështirësia e ekstraktimit të lengut. Duke parë në serinë kohore të produkteve të ndryshme bruto (grafiku i mëposhtëm), dallohet korrelacioni i zhdrejtë i rritjes së çmimit të naftës dhe prodhimit të pikut të naftës bruto konvencionale, të naftës arabe. Pra, qenka e vërtetë: nafta bruto e lehtë (konvencionale) ka mbaruar, ajo jo konvencionale ka kosto nxjerrëse shumë të lartë dhe ekonomia globale është e destinuar në mënyrë të pashpresë që të jetë në rënie?! Jo kaq me nxitim. Këtij arsyetimi, edhe pse i arsyeshëm, i mungon një element i rëndësishëm: dinamikat e tregut dhe zhvillimet gjeopolitike.

weo_2012_fig_3_15_world_oil_supplyProdhimi dhe tregu perfekt. Për të kuptuar se si kostoja margjinale ndikon çmimin e tregut do të vazhdojmë me një shembull mjaft të thjeshtuar. Imagjinojmë se në botë ka 10 vendburime të naftës, të afta për të prodhuar 1000 fuçi në ditë. Nga këto 10 vendburime, nëntë prodhojnë me një kosto margjinale prej 25 $ për fuçi ($/b), ndërsa i dhjeti me kosto 100 $/b. Me një kërkesë të 9000 fuçi në ditë, teoria ekonomike standarde (tregu i përkryer) mëson se oferta plotësohet nga 9 vendburime me koston marxhinale të prodhimit prej 25 $/b. Nëse çmimi i tregut barazohet me koston margjinale, fatura totale për furnizimin e naftës arrin 9.000 fuçi në ditë x 25 $/b = 225,000 $ në ditë.

Tani imagjinoni se kërkesa shkon deri në 9001 fuçi në ditë. Nëntë vendburimet e para janë shfrytëzuar tashmë dhe tani duhet ti drejtohemi vendburimit të dhjetë. Ky, megjithatë, ka një kosto margjinale prej 100 $/b. Në mënyrë që ky vendburim të prodhojë pa shkuar në humbje, çmimi duhet të rritet. Supozojmë për thjeshtësi që rritet në 100 $/b. Ky ndryshim prek të gjitha fuçitë e prodhuara: plotë të 9001-ta dhe jo vetëm fuçinë e 9001 Si pasojë fatura e përgjithshëme e naftës rritet për të 9001 fuçi në ditë x 100 $/b = 900.100 $. Ky shëmbull, megjithëse mjaft i thjeshtuar, tregon se edhe një rritje e vogël e kërkesës, mund të shkaktojë rritje të forta të çmimit, pa spekulime dhe kartela të kompanive të naftës.

Kjo është afërsisht ajo që ndodhi me hyrjen në treg të grexhove konvencionale amerikane – rërat bituminoze të Alberta, puset ultra të thellë offshore në Gjirin e Meksikës, në gjirin e Guinesë dhe Brazilit, shistet argjilore të naftës në Teksas, naftat ekstra të rënda në Venezuelë, biokarburantet në Brazil, karbonit të lëngshëm në Afrikën e Jugut. Puset më të leverdishëm janë shfrytëzuar maksimalisht – këtij fakti i referohen kur bëhet fjalë për pikun e naftës konvencionale – dhe tani duhet t’u drejtohemi vendburimeve më pak të volitshme, për pasojë, rritja e kostos marxhinale dhe pastaj ajo e çmimit të naftës. Kjo zhvendosje sjell rritjen e kostos marxhinale të prodhimit të një fuçie, gjë që reflektohet në çmimin e naftës.  Kjo sipas teorisë ekonomike të tregut të përsosur. Tregu i naftës, megjithatë, ndjek dinamika që janë larg tregut të përsosur.

OPEC ose jo-OPEC. Në një treg të përkryer konkurrues çmimi tenton koston margjinale. Me fjalë të tjera, çmimi pasqyron kostot që një furnizues efiçient duhet të rekuperojë për të prodhuar fuçinë tjetër të naftës, të nevojshme për të plotësuar kërkesën globale. Në të kundërtën, në rregjimin e monopolit, monopolisti mund të vendos një çmim edhe më lart se kostot margjinale dhe të kufizojë prodhimin në mënyrë që të sigurohet se oferta nuk kalon kërkesën (e cila përndryshe do të ishte shkaku i çmimit artificialisht të lartë). Në botën e reale, OPEC mban rreth 40 për qind të prodhimit botëror të naftës dhe pjesa më e madhe e kapacitetit mbetet e papërdorur, kryesisht në Arabinë Saudite. Për dekada me radhë, sauditët kanë përdorur këtë avantazh të dyfishtë strategjik për të detyruar çmimin e naftës bruto në treg. Prej kohësh OPEC kufizon prodhimin e naftës sa herë që prodhimi tejkalon kërkesën, duke marrë rolin e të ashtuquajturit prodhues vendimtar– swing producer. Rezultat i kësaj ka qenë përqendrimi i një fuqie të madhe në duart e një pakice, situatë që ka nxitur teoritë e konspiracionit dhe ato të fshehta të spiunazhit, të denja për filma të Hollivudit Pa ekuivok, OPEC nuk kontrollon ekonominë botërore. Uraganet verore në Gjirin e Meksikës, trazirat në deltën e Nigerit, konfliktet në Ukrainë dhe grevat e ndryshme gjenerojnë presione më të mëdha mbi çmimet e naftës se çdo ndryshim i prodhimit të vendosur nga OPEC-ut. Në çdo rast, si në rastin e kërkesës së pashuar nga Kina, si për kufijtë prodhimit të vetë-imponuar nga OPEC-u, stimujt e krijuar nga prodhuesit e tjerë të naftës, veçanërisht tëë SHBA dhe Kanadasë, për të rritur prodhimin edhe me kosto më të lartë margjinale, kanë qënë shumë të fortë. Amerika, Kanadaja dhe më pak të gjithë shtetet e tjera prodhuese të naftës bruto jo konvencionale kanë filluar të kenë fitime në rritje në kurriz të sauditëve.

Prej goditjeve ekonomike, dinamikat e tregut të naftës kanë ndryshuar strukturalisht në 2005, kur shistet argjilore dhe grexhot e papërpunuara bënë hyrjen e tyre të parë të ndrojtur në treg. Në vitet nga 2011 e tutje, entuziazmi për naftat bruto jo konvencionale shkoi në yje, si prej rritjes së prodhimit në Amerikën e Veriut dhe të ardhurave që rrjedhin prej saj, si për ëndrrën asnjëherë të shuar të pavarësisë energjitike kombëtare, me të gjitha pasojat e pashmangshme të epërsisë gjeopolitike (Lindja e Mesme, Rusia, etj). Rënia e kohëve të fundit në çmimet e naftës, megjithatë, ka rikthyer përsëri ëndrrat amerikane në realitet. Sigurisht, rritja e pangopur e kërkesës kineze ishte në gjendje për të kënaqur të gjithë prodhuesit, amerikanët dhe sauditët, por çfarë ndodh nëse ekonomia kineze fillon të ngadalësohet dhe kërkesa e pangopur fillon të pakësohet?

Piku i naftës dhe teoria e lojrave. Në një treg të përsosur, aktorët ofrojnë në treg të gjithë prodhimin në dispozicion të tyre për të kapur kërkesën e disponueshme. Përjashtimi i vetëm është rasti ku përqindja e rritjes së çmimit të naftës të tejkaloj kostot e amortizimit (racionim spekulativ) por meqënëse askush nuk pret që çmimi i një fuçi nafte të shkoj deri në 1000 dollarë në pak vjet. ne mund qetësisht të heqim këtë opsion. Teza e prodhimit maksimal është konfirmuar pa dyshim në tregun e lirë amerikan, ku shumë prodhues të naftës bruto jo konvencionale kanë hedhur papushim në treg, më shumë se tre milionë fuçi në ditë të ofertës shtesë që nga 2008 deri më sot. Rreth një e treta e prodhimit të Arabisë saudite.

chart2Siç u përmend më lart, OPEC jo vetëm që vepron si një prodhues vendimtar në tregun botëror të naftës, por ka edhe një kapacitet strategjik minimal reserve te paperdorur prej 2-3 milionë fuçi në ditë.

Loja e shumës zero. Fillimisht duhet te kuptojme nëse OPEC luan një rol kyç në ndikimin e çmimit të naftës duke ndryshuar prodhimin e tij në periudhe afat të gjatë duke u bazuar ne koston marxhinale te prodhimit të naftës bruto nga vendet JO-OPEC. Rritja e kërkesës globale gjatë dhjetë viteve të fundit ka shkaktuar rritjen e kostos marxhinale të prodhimit pasi industria nxjerrese ka mundur të nxjerrë me kosto më të lartë margjinale. Për këtë rritje janë gëzuar të gjithë, sauditët dhe amerikanët. Çështja është se loja e fuçisë shtese të naftës është një lojë me shumatore zero (zero-sum game) në mes të OPEC-ut dhe jo-OPEC-ut. Me fjalë të tjera, kur fuçia shtese prodhohet nga OPEC-ut, efekti do të ishte ulja e çmimeve botërore nën koston marxhinale të një fuçije jo-OPEC-u. Kjo do nxirrte automatikisht jashtë tregut prodhuesit amerikanë të naftës bruto jo konvencionale – pikërisht ajo që ne jemi duke parë sot. Në të njëjtën kohë duke reduktuar çmimin e naftës në treg, do te ulte të ardhurat e konsiderueshme të sauditëve. Në kushtet e tregut të përsosur, sauditët do të përdornin ofertën e tyre për të kapur maksimumim e kërkesës deri në shterimin e burimeve. Nga ky moment, tregu do t’u kalonte prodhuesve me kosto më të lartë margjinale, dhe kështu me radhë. Një sjellje e tillë, megjithatë, është kundërshtuar nga faktet dhe nga roli i prodhuesit vendimtar, që OPEC ka marrë përsipër, për të kontrolluar çmimin e tregut nepermjet kufizimeve të prodhimit.

Poker: kush tërhiqet i pari? Përse? Sepse një treg i qëndrueshëm në periudhë afatgjatë i kënaq të gjithë, sidomos atë që mban 40 përqind të totalit. Dhe në se çmimi përcaktohet nga kostoja marxhinale e naftës bruto jo-konvencionale amerikane – ndjeshëm më e lartë se e naftës bruto konvencionale saudite – zaret janë hedhur. Problemi fillon kur kërkesa kineze bie, por prodhimi i pandalshëm amerikan jo. Në fund të fundit amerikanët kanë marrë kredi dhe duhet të shesin ç’kanë për të rembursuar bankat me një çmim që ju përshtatet. Kjo e detyron prodhuesin vendimtar, që për të ruajtur kuotën e çmimit mbi bazën e kostos së lartë marxhinale të amerikanëve, të tërhiqet duke ulur ofertën e tij dhe duke humbur kuota gjithnjë e më të rëndësishme të tregut në avantazh të rivalëve. Që nga vjeshta e kaluar, udhëheqësit e OPEC kanë vendosur me sa duket të ri-konfirmohen në rolin e prodhuesit vendimtar duke përmbytur tregun e naftës bruto OPEC me kosto marxhinale më të ulët në prodhimin jo konvencional. Si pasojë çmimi i naftës është në rënie të lirë dhe industria amerikane e naftës ka dalë jashtë tregut.

Nëse kjo situatë do të ishte afatgjatë, industria amerikane e naftës bruto jo-konvencionale mund të zhduket plotësisht. Por vështirë të besohet se qëllimi i manovrës saudite të jetë i tillë, qoftë dhe për arsye gjeopolitike dhe mbi të gjitha për miqësinë e çmuar me SHBA-të. Ndoshta OPEC përpiqet të ruajë pjesën e vet të tregut, duke ndikuar në uljen e çmimeve dhe duke detyruar prodhuesit amerikanë të reduktojnë në mënyrë drastike prodhimin e tyre për të balancuar ofertën dhe kërkesën globale.

Në përfundim. Nga studimi i dinamikës së prodhimit të naftës me lupen e teorise se kostove marxhinale, duket se:

1) Fakti se sauditët nuk kanë rritur prodhimin e naftës bruto konvencionale nuk do të thotë domosdoshmërisht se “nuk mundin”, por edhe se “nuk duan”;

2) Përsa i përket rezervave strategjike të naftës bruto të OPEC-ut, kjo është një e dhënë e panjohur. Sigurisht që nafta është një burim i kufizuar. Shpejt ose më vonë, sasia e disponueshme do të vazhdojë të pakësohet;

3) Piku i prodhimit fizik të naftës është një problem i paraqitur keq. Në periudhë afatshkurtër vlen vetëm kostoja margjinale;

4) Nëse kushtet paraprake për një rritje të konsiderueshme të prodhimit të gazit prej shisteve argjilore në Amerikën e Veriut janë reale dhe konkrete, nuk mund të themi të njejtën gjë për prodhimin e naftës bruto jo konvencionale.

5)Rënia e çmimit të naftës nga 100 usd/fuçi në më pak se 50 usd, e ka hedhur në gjunjë ekonominë e Rusisë. Në 2015 vendi parashikon një ulje të prodhimit të brendshëm brut me rreth 5%. Mbi të gjitha nafta ngelet një arme gjeopolitike me efekte të pakrahasueshme.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi