ISIS, spjeguar në 12 pyetje

Sipas Il post, 17 shkurt 2015

Iraq map locatorISIS, domethënë organizata terroriste e njohur si “shtet islamik” (për këtë arsye quhet edhe IS, akronim i “Islamik State“), vazhdon të jetë prej muajsh një nga temat më të diskutuara nga mediat dhe qeveritë ndërkombëtare. Në ditët e fundit lajmi i zgjerimit të saj, përmes grupeve të milicisë të lidhur me ISIS, në Libi dhe publikimi i një video, në të cilën 21 të burgosur egjiptianë janë ekzekutuar, ka çuar në shqetësime të reja mbi kapacitetin dhe potencialin e grupit islamik. Ne kemi përditësuar 12 pyetje – përgjigje, për të sqaruar dhe kuptuar gjërat që lidhen me ISIS, duke mos u ndalur vetëm me indinjimin e atyre që panë videon e tmerrshme të 21 të burgosurve të vrarë, me fyt të prerë, apo të një personi i djegur i gjallë në një kafaz.

  1. Kur ka lindur ISIS?

Shteti Islamik i Irakut dhe i Levantes (ISIS) – emri i grupit para se ajo të vetquhej “Shteti Islamik” (IS ose ISIS) – ka lindur në prill 2013. Para ajo quhej al-Kaida në Irak (AQI) , emër që tregonte dy gjëra: aleancën e saj me al-Kaidën dhe faktin se vepron vetëm në Irak.

  1. Nga vjen ISIS?

Në vitet e para të 2000 ishte ndarja irakene e Al Kaedës. Abu Musab al-Zarqawi, themeluesi i grupit, donte të krijonte një Kalifat duke provokuar një lufte civile në Irak. Shteti islamik filloi të luftonte në Siri në prill të 2013; sot ai është kundërshtari më i fortë i regjimit të Asadit.

  1. Kush është shefi?

Emri i tij është Abu Bakr el-Baghdad, ka lindur në 1971 në qytetin irakian të Samarra. Në vitet 2000 ka luftuar trupat amerikane në Irak; është bërë kreu i ISIS pas vdekjes së paraardhësit të tij, Abu Omar al-Baghdadi, në prill të 2010.

  1. Pse quhet me akronime të ndryshme?

Akronimi IS (që vjen nga “Islamik State”), është për shkak të faktit se grupi quhet kështu që nga qershori 2014 kur shpalli Kalifatin. Qeveria e SHBA përdori akronimin ISIL (“The Islamic State of Iraq and the Levant”, ku Levant është një rajon të gjerë që shtrihet nga Turqia në Egjipt), sepse ajo beson se duke përdorur IS do t’i japë legjitimitet Kalifatit. Vende të tjera ndërkombëtare përdorin ISIS (“The Islamic State of Iraq and Syria”), i cili është praktikisht i njëjtë me ISIL (emri arab i Levantes është el-Sham, prandaj është ekuivalenti i përdorimit ISIS dhe ISIL). Ndonjëherë dëgjohet edhe Daesh, akronimi arab i ISIS.

  1. Prej sa milicësh është formuar ISIS?

Nuk dihet numri i saktë, por mund të jetë midis 15 mijë dhe 30 mijë. Qeveria e SHBA ka thënë se nga nisja e sulmeve ajrore janë vrarë 6 mijë milicë. Shërbimet e Inteligjencës thonë se rreth 4 mijë persona të huaj janë bashkuar me SI nga shtatori. Duket se ISIS në Libi është formuar përkundrazi nga libanezët të kthyer nga lufta në Siri: sipas disave, nga rreth një mijë milicë. Thjesht, numri i luftëtarëve në kompleks nuk vjen duke u pakësuar.

  1. Ku operon ISIS?

Shteti islamik kontrollon rreth gjysmën e Sirisë (shih hartën) dhe një të tretën e Irakut (shih hartën). Territore të tjera janë të okupuara në Libi, nga milicët që pretendojnë të jenë të lidhur me ISIS. Kufijtë e Kalifatit janë fleksibile, sipas fitoreve dhe humbjeve ushtarake. Ka edhe “provinca”, apo grupe të lidhur me të: në Sinai, në Algjeri, Libi, Arabia Saudite dhe Jemen.

  1. Çfarë dëshiron të arrijë ISIS?

Një Kalifat islamik, që të qeveriset mbi bazën e interpretimit shumë e rreptë të sheriatit. ISIS nuk ka interes prioritar për të kryer atentate në Perëndim, përveç se kjo funksionon për të ngritur nivelin e konfrontimit dhe të rekrutojë luftëtarë të rinj.

  1. Çfarë është pjesa tjetër e terrorizmit xhihadist?

Ajo lindi si një ndarje e Al Kaidës në Irak. Kur filloi të luftojë në Siri, ISIS ishte aleat me Frontin al Nusra, ndarje siriane e al Kaedës. Pastaj ajo ndahet plotësisht nga al Kaeda, dhe të dy grupet bëhen armiq: tani konkurrojnë për epërsi në botën xhihadiste.

  1. Pse veprimet e milicisë së ISIS janë kaq brutale?

Klima e konfrontimit total me armiqtë bën të mundshme aleanca me disa grupe irakiane sunite (kundër shiitëve, për shembull) dhe funksionon për krijimin e një Kalifati, që si e imagjinonte Zarqawi, duhet të çoj “në pastrimin e botës myslimane”. Për më tepër, lufta totale e ISIS është bërë për të “kaluar djathtas” Al Kaedën, kundërshtarin kryesor në botë xhihadiste.

  1. A ka miq ISIS?

Asnjë shtet në botë deri më tani nuk është aleat me ISIS: bamirësit saj janë qytetarë privatë, sidomos nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Katari dhe Kuvajti, të cilët për disa kohë kanë mbështetur grupet që luftojnë kundër Asadit, për të krijuar Shtetin islamik.

  1. Si mund të mbahet?

Me një sistem të gjërë të tatimeve dhe grabitjeve, me shitjen e naftës së nxjerrë kryesisht në Sirinë lindore dhe në një masë më të vogël me shpërblime dhe donacione private. Pjesa më e madhe trafikimit të paligjshëm të ISIS është nëpërmjet kufirit me Turqinë. Dhe jo siç flitet nën të, Shtetet e Bashkuara nuk janë prapa ISIS.

  1. A është ai duke fituar?

ISIS ka pësuar kohët e fundit humbje të mëdha ushtarake, për shëmbull, në Koban dhe në krahinën lindore të Diyala, Irak. Modeli i tij i shtetit duket se është në krizë. Megjithatë, duket se armiqtë e tij nuk kanë gjetur një strategji të përbashkët për ta mundur atë, as në Siri dhe as në Irak, ndërsa situata në Libi është ende mjaft e pasigurt. Pra, ISIS nuk është duke fituar. Por është e vështirë të mendohet se ISIS mund të humbas në periudhë afat të shkurtër.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi