A ka një marrëveshje për Ukrainën?

Nga presidenti rus Putin u njoftua: armëpushimi duhet të fillojë midis të shtunës dhe të dielës, por detajet e tjera ende nuk janë të qarta, as nëse ajo do të funksionojë apo jo, me të vërtetë.

082030546-4c8e3ad5-bb11-4cc0-96b1-6ec8a630971b

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur se gjatë bisedimeve në Minsk, Bjellorusi, është arritur një marrëveshje për një armëpushim në Ukrainën Lindore. Putin tha se armëpushimi do të hyjë në fuqi në mesnatën ndërmjet të shtunës, 14 shkurt dhe të dielës, 15 shkurt. Marrëveshja u konfirmua nga presidenti francez Francois Hollande, i cili shtoi, megjithatë, se disa çështje të rëndësishme nuk janë përfshirë në dokumentin përfundimtar. Dhe për gjërat për të cilat është gjetur një “marrëveshje”, është e paqartë se a ka kufizime dhe mekanizma për ta bërë atë më efektive, nga ato që tashmë janë arritur dhe pastaj shpërfillur në të kaluarën. New York Times shkruante se fakti se shpallja e armëpushimit është bërë në konferenca të ndryshme shtypi është shenjë e mungesës së një marrëveshjeje më të gjerë në mes të palëve. Daniel Sandford, gazetar i BBC, shkroi në Twitter se rebelët e Donetsk u kanë thënë gazetarëve të BBC se nuk do të ketë armëpushim dhe se “nuk do të ndalen luftimet sepse shumë prej njerëzve tanë kanë vdekur.”

Bisedimet filluan mbrëmë në Minsk, Bjellorusi: u takuan Presidenti rus Vladimir Putin, Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, Presidenti francez Francois Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Deri pak para shpalljes së Putinit, nuk dukej të kishte një marrëveshje: Poroshenko tha se kushtet e dëshiruara nga Rusia ishin “të papranueshme”. TASS, agjencia ruse e lajmeve, shkruante se një projekt-marrëveshje në një moment ishte gjetur, por që udhëheqësit e rebelëve separatistë në të dy rajonet e Ukrainës të Donetsk dhe Luhanskit kishin refuzuar të nënshkruanin dokumentin (nuk është e qartë nëse me pëlqimin e Rusisë, ose me vullnetin e tyre).

Dokumenti që është diskutuar, thotë Reuters, duhej të krijonte kushtet e tërheqjes së të gjitha armëve të rënda, krijimin e një zone të sigurisë – e ashtuquajturë “zonë kushinetë” – dhe kthimin e kontrollit të kufirit midis Ukrainës dhe Rusisë qeverisë së Ukrainës (çështja e kufirit është i rëndësishëm: tani një pjesë e kufirit lindor të Ukrainës është e kontrolluar nga rebelët pro-rusë, dhe shtetet perëndimore dhe qeveria e Ukrainës ka thënë se nga aty kalojnë furnizimet e armëve dhe ushtarëve rusë). Nuk është ende e qartë nëse dokumenti i nënshkruar sot në Minsk është një dokument mjaft i përgjithshëm, që nuk i zgjidh pikat në rrezik – ose një marrëveshje më e plotë.

Gjatë mbrëmjes së parë të bisedimeve në Minsk, ka pasur edhe një episod mjaft qesharak, që përfshinte presidentin bjelorus Aleksandër Lukashenko dhe Presidentin rus Vladimir Putin: të dy janë aleatë – Lukashenko është konsideruar diktatori i fundit në Europë – dhe ata kanë marrëdhënie të mira. Në një moment, ndërsa Lukashenko fliste me Merkel përkulur me një dorë në një karrige në pallatin presidencial në Minsk, Putin bëri për t’u ulur në të njëjtën karrige. Për të luajtur, Lukashenko ka tërhequr mbrapa karrigen e tij ndaj Putin dy herë, duke parandaluar atë për t’u ulur. Në përgjithësi Lukashenko u duk mjaft i gëzuar të gjithë mbrëmjen.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi