Gjërat po shkojnë në kufijtë e marrëzisë
Nga Paul Krugman, New York Times, 6 shkurt 2015
Në çështjen dramatike të Greqisë, gjërat po shkojnë në kufijtë e marrëzisë. Praktikisht, Banka Qendrore Europiane nuk do të pranojë më si garanci obligacionet për borxhin publik grek. Reagimi fillestar pas këtij lajmërimi, nga ana e disa vëzhguesve, ka qenë se ky është fundi dhe që Banka Qendrore Europiane po e shkëput spinën në mënyrë arbitrare. Që përpara se t’u hedh një sy detajeve, kam nuhatur që nuk ka pse të jetë domosdoshmërisht kështu. Për Mario Draghin mund të thuhen shumë gjëra: që ndoshta nuk do të arrijë të shpëtojë euron, dhe që ndoshta do të bëjë ndonjë gabim të dukshëm. Por topitja dhe ngurtësia jo, ato nuk hyjnë në stilin e tij. Sigurisht, jemi duke folur për një vendim që ka shumë më tepër pasoja nga sa kanë parashikuar titujt e mëdhenj të gazetave, menjëherë pasi ky vendim u mor. Bankat greke nuk është se mbështeten më shumë tek ky kanal financimi, që jo domosdoshmërisht i mban larg. Përmes bankës së tyre qendrore, bankat greke mund të vazhdojnë të kërkojnë hua në mënyrë indirekte. Si pasojë, nuk bëhet fjalë për një ngjarje në gjendje të shkaktojë një krizë.
Atëherë, cili është qëllimi? Bëhet fjalë për një qasje. Për një sinjal. Po kujt i lëshohet? Dhe me cilin qëllim?
Ndoshta bëhet fjalë për një përpjekje që synon të shtyjë grekët të arrijnë një marrëveshje, por sipas meje – dhe ky është thjeshtë një supozim – e gjithë kjo u drejtohet gjermanëve. Nga njëra anë, BQE po flet me zë të lartë, si për t’ua “larguar pak gjermanët nga bishti grekëve”. Nga ana tjetër, bëhet fjalë për një sinjal alarmi të vërtetë: “E dashur kancelare Merkel, tashmë jemi kaq pranë një kolapsi të bankave dhe daljes së Athinës nga Euro. Je vërtetë e sigurtë se do të vazhdosh në këtë rrugë? Vërtetë, vërtetë?”
Eshtë një paralajmërim për të gjithë, që të kuptojnë se cfarë do të ndodhë më pas. Draghi e di atë që po bën? Jo, sigurisht që jo. Në rrethana të tilla, askush nuk e di me saktësi se cfarë po bën, sepse jemi në një kaos strukturor. Në cdo rast, le të mos mbërthehemi nga paniku. Ende jo. /NYT/
Sipas bota.al