BE, rekomandime për antikorrupsionin: Të hetohen edhe financat e partive
Sipas Top Channel, Projekti ACFA, 27 janar 2015
Kushtetuta duhet ndryshuar për të hequr çdo formë mbrojtjeje apo imuniteti të zyrtarëve të nivelit të lartë nga kontrolli personal apo i banesës. Të bëhen ndryshime në ligjin e deklarimit të pasurisë për të rritur në menyrë dramatike apo të dhjetëfishuar gjobën maksimale, atëherë kur zyrtaret nuk e dorëzojnë deklaratën brenda afateve. Të nisin kontaktet mes Agjencisë antikorrupsion dhe njësitë e inteligjencës financiare më të rëndësishme të vendeve të rrezikut, përshembull Qipron, në menyre që të shkëmbehen të dhena kur llogaritë fshihen jashtë vendit. Ndalimi i dhuratave duhet të zbatohet për të gjitha dhuratat mbi një vlere prag të caktuar.
Keto jane disa nga 68 rekomandimet në vleresimin e përgjithshem te kuadrit antikorrupsion te projektit ACFA te financuar nga BE. Ne gjetjet e metejshme flitet edhe per financimin e patrtive politike. Nje ligj, qe ne veshtrim te rekomandimeve, duhet ndryshuar edhe ligji per partite politike, qe ka lidhje me financimin e tyre ne fushatat zgjedhore.
Po keshtu, ne rekomandime konstatohet se kuadri ligjor per konfiktin e interesit eshte i mbivendosur dhe pothuajse s’ka gjetur zbatim, sikurse Gjykata e Larte duhet te unifikoje praktiken ne lidhje me pranueshmerine e provave per rastet e korrupsionit.
“Ne mendojmë se masa tepër shtrënguese në mënyrë paradoksale mund të çojnë në më shumë shkelje. Nga ana tjetër në disa fusha të tjera masat nuk janë të rrepta sa duhet, për shembull kur vjen fjala te dhuratat. Sa i takon sanksioneve, ato mbi shkeljet nuk janë shtrënguese sa duhet. Gjobat janë shumë të ulëta dhe ka konfuzion sa i takon marrëdhënies mes sanksioneve administrative dhe atyre kriminale. Për regjimin e deklarimit ta aseteve, ne duam të theksojmë se janë bërë përpjekje të mëdha nga HIDA për ta marrë më shumë seriozisht deklarimin e pasaktë të aseteve dhe ndjekjen e shkelësve”, thotë Quentin Reed, ekspert i AFCA-s.
“Shqipërisë i duhet ta realizojë reformën kundër korrupsionit me guxim dhe vendosmëri. Kjo duhet bërë nëpërmjet iniciativash konkrete për të forcuar legjislacionin dhe burimet njerëzore dhe financiare e për të ndërtuar një sistem të fuqishëm integriteti kombëtar. Efikasiteti i politikave dhe qartësia e objektivave prek punën e personave përgjegjës për zbatimin ditë pas dite. Guximi do të jetë kyç në përcaktimin e suksesit te reformës në përgjithësi”, tha Romana Vlahutin, kryetare e delegacionit të BE-së në Tiranë.
“Proceset e hetimit dhe gjykimit, në raste të korrupsionit unë mendoj që nuk duhet të zgjaten apo të mbyllen, duhet treguar një vullnet i plotë nga të gjitha hallkat dhe institucionet, për të bërë shembuj dhe për të sjellë mesazhin e qartë dhe pa ekuivok që lufta kundër korrupsionit në Shqipëri duhet të japë fryte”, tha ministri i Pushtetit Vendor, Bled Çuçi.
Në rekomandime thuhet gjithashtu se duhet te shtohet koncepti rrethane renduese edhe per korrupsionin pasiv, nderkohe qe gjate trajnimeve per te rritur kapacitetet kunder korrupsionit, duhet te behet e qarte per prokuroret rolin qe ka policia ne hetimin paraprak te ketij krimi.
/ Top Channel